Anatomia e veshit

Anatomia e veshit te jashtem te mesem dhe te brendeshem. Tubi i eustakit.

Sistemi i degjimit dhe i ekujlibrit perbehen nga pjesa periferike dhe pjesa centrale.

Pjesa periferike.

  • Veshi i jashtem, i mesem dhe i brendeshem.
  • Nervi vestibulokoklear me dy deget e tij nervi vestibular dhe nervi koklear.

Pjesa qendrore.

  • Rruget auditore central.
  • Qendrat subcortikale,cortikale.
  • Mekanizmi central I ekujlibrit.

Kufiri anatomic qe ndan pjesen periferike nga ajo central eshte pika e hyrjes se nervit te VIII ne tru ne kendin cerebelo-pontin.

Anatomia e veshit te jashtem. Veshi i jashtem perbehet prej aurikules dhe kanalit te jashtem te degjimit. Aurikula perbehet prej indi kartilaginos i lloit elastic dhe mbulohet nga lekura. Ajo gjendet ndermjet artikulacionit temporomandibular anteriorisht dhe procesit mastoid posteriotisht.

Lekura eshte e aderuar fort me perikondrin ne siperfaqien anterior te aurikules dhe eshte shume e lirshme ne anen posteriore. Ky eshte shkaku qe kontuzioni i siperfaqes anterior shpesh con ne shkeputjen e perikondrit nga kartilago dhe shpesh shoqerohet me formimin e hematomes. Lobuli i vendosur ne pjesen inferior nuk permban kartilago. Lekura eshte e aderuar forte me perikondrin e anes anterior ndersa lekura ne pjesen e pasme eshte me e lireshme.

Kanali i jashtem i degjimit eshte afersisht 3 cm i gjate, ai perbehet nga pjesa e jashteme kartilaginoze dhe pjesa e brendeshme kockore.Pjesa kartilaginoze eshte me hark ne lidhje me pjesen kockore. Membrana timpanike me shtresat e saj eshte kufiri ndares me veshin e mesem dhe sherben si mbrojtese ndaj traumave direkte.

Pjesa kartilaginoze eshte e ngjitur forte me hyrjen kockore te meatusit nepermjet indit lidhor. Kanali kockor vishet nga nje shtrese e holle lekure(epidermis) dhe eshte e ngjitur me periostin e kanalit kockor.

Vendi i bashkimit te pjeses kartilaginoze me pjesen kockore krijohet nje ngushtim qe quhet isthmus. Kjo nuk permban struktura te tjera ne contrast me pjesen kartilaginoze qe permban nje numer te madh folikula qimesh si dhe gjendra ceruminoze qe jane pergjegjese per prodhimin e dyllit i cili ne vetvete perbehet nga epidermis,secret indyror dhe pigment qe i jep ngjyren karakteristike.

Aurikula qendron e fiksuar ne anen laterale te kokes nepermjet muskujve qe jane m.anterior, m.inferior dhe m.posterior. Aurkula dhe pjesa kartilaginoze e kanalit te jashtem te degjimit jane shume te pasura me ene limfatike qe drenojne ne regionin parotid ne pjese retroaurikulare, infraaurikulare dhe me nyjet limfatike cervikale superior.

Ndjeshmeria apo sensibiliteti nervor i veshit te jashtem furnizohet nga nervi trigeminus, nervi aurikular, nervi vagus si dhe fijet sensore te nervit facial. Kanali i jashtem i degjimit kufizohet nga perpara me gjendren parotis, lateralisht kufizohet me antrumin, qelizat pneumarike te procesit mastoid, muri anterior i pjeses kockore te kanalit te jashtem te degjimit formofet nga artikulacioni temporomandibular. Muri posteterjor-superior muri i kanalit te jashtem te degjimit formon murin lateral te atikusit.

Veshi i mesëm.

Veshi i mesem perfaqesohet nga nje kavitet i rrethuar nga nje system qelizash pneumatike dhe ajeroset nepermjet tubit te eustakit. Veshi i mesem perbehet prej:

  • Tubit te eustakit.
  • Kavitetit tympanik.
  • Antrumit te mastoidit.

Tubi i eustakit eshte i perbere nga pjesa mobile kartilaginoze qe perben 2\3 e gjatesise dhe pjesa kockore qe perben 1\3 e gjatesise. Ostiumi kartilaginoz ka forme hinke dhe vendoset ne murin lateral te nazofaringsit dhe rrethohet nga ind limfoid qe quhet torus- tubarium.

Ostiumi kockor hapet ne pjesen inferjore te veshit te mesem. Tubi i eustakit sherben per barazimin e presioneve ndermjet nazofaringsit dhe veshit te mesem. Rritjet e presionit ne kavitetit tympanik kompesohen ne menyre pasive nepermjet tubit te eustakit ne nazofarings ndersa uljet e presionit ne kavitetit tympanik kerkon nje ventilim aktiv nga nazofaringsi nepermjet tybit te eustakit ne kavitetin tympanik.

Hapja dhe mbyllja e tubit te eustakit realizohet ne saje te muskujve tensore dhe elevator palati ne saje te differences se presionit te ajerit ndermjet nazofaringsit dhe kavitetit typmanik qe barazon presionin ne menyre spontane. Tubi i eustakit hapet nga kontraksionet e muskujve tensore dhe elevator palati. Mekanizmi eshte pjeserisht nen kontrollin e muskulatures se vullneteshme por levizjet reflektore te pertypjes, gelltitjes dhe tonusit muskular jane nen ndikimin e kontrollit autonom.

Kaviteti i veshit te mesem

Kaviteti i veshit te mesem eshte nje hapesire me permbajtje ajerore dhe shtrihet ndermjet veshit te jashtem dhe veshit te brendeshem ai ndahet ne tre pjese. Recessi timpanik ose atikusi, mezotimpani, recessi hypotimpanik. Ne kavitetin e veshit te mesem gjenden dy ngushtica e para midis epitimpanit dhe mezotimpanit shpesh con ne grumbullimin e sekrecioneve gjate imflamacioneve dhe ne pengimin apo bllokimin e ajerosjes se atikusit.

Ngushtica shkaktohet nga koka e maleusit, trupi i inkusit, ligamentet, korda timpani palosjet e mukozes. Ngushtica e dyte ndodhet midis atikusit dhe antrumit dhe quhet aditus ad antrum. Hypotimpani eshte i lidhur ngushtesishte me bulbin e venes jugulare interna. Membrana timpanike perben dhe murin lateral te veshit te mesem. MT eshte e perbere nga dy pjese pars tensa dhe pars flaccid.

Pars tensa formon nje siperfaqe te tendosur vibruese te membranes timpanike dhe eshte e bashkuar me unazen fibroze qe quhet annulus fibrosus dhe vendoset ne sulkusin timpanik te pjeses timpanike te kockes temporal. Pars flaccid apo pjesa e flashket eshe e vendosur ne pjesen superior te membranes timpanike dhe fiksohet ne incizuren Rivinus ku anulusi fibroz mbaron. Shtresa e jashteme e membranes timpanike eshe epidermis i njejte me shtresen epidermale te kanalit te jashtem te degjimit. Ne kufi me anulusin timpanik ndodhet zona marginale e membranes timpanike qe ka veti proliferimi te epidermisit.

Epiteli skuamos i keratinizuar rigjenerohet nepermjet migrimit te epidermisit nga qendra e membranes timpanike ne periferi ne kontrast me deskuamimin superficial te lekures qe ndodh nga periferia ne qender. Ky eshte dhe nje faktor i rendesishem ne shfaqien e kolesteatomes. Kjo menyre migrimi e epitelit ndihmon vetepastrimin mekanik te kanalit te jashte te degjimit.

Lamina propria perbehet nga nje shtrese e jashteme fibroze me vendosje radiale dhe nje shtrese e brendeshme me vendosje cirkulare. Lamina propria gjendet e shtrire ne pars tensa por i mungojne struktura radiale dhe cirkulare te cilat sigurojne mbajtjen e membranes timpanike ne nje tendosje te nevojshem per kryerjen e funksionit. Kaviteti tympanik eshte i mbushur me ajer .

Vetem recessi epitimpanik permban struktura solide, zinxhirin kockor qe perbehet prej tre kockave te ndara qe lidhen me murin lateral dhe medial te veshit te mesem. Mukoza qe vesh kavitetin tympanik konsiston prej epiteli kuboid i stratifikuar. Ne mukoze ndodhen qelizq ne forme globi ne numer te vogel si dhe gjendera ne submukoze qe normalisht jane prezente. Mukoza eshte shume e holle dhe shtrihet direkt mbi periost qe duke u bashkuar krijojne mukoperiostin.

Mukoza krijon disa palosje qe ndikojne ne ajrosjen e kavitetit tympanik e sidomos atikusit dhe antrumit. Furnizimi me gjak arterial realizohet nga a.labirintike, a. maksilare, a stylomastoidea, drenimi venos realizohet nepermjet pleksusit venos te arteries karotis interrna dhe faringsit, venat bashkohen me bulbin e venes jugulare interna.

Inervimi realizohet nepermjet deges timpanike te n.glosofaringeus dhe deges aurikulotemporale te n.trigeminus.

Sistemi pneumatic i kockes temporal (mastoid)

Qelizat pneumatike te mastoidit quhen keshtu sepse permbajne ajer ne brendesi te tyre dhe jane vazhdim i ajerit qe gjendet ne VM. Keto celula te shumta te nderlidhura me njera tjetren marrin orgjine nga antrumi. Shtrirja dhe pneumatizimi i mastoidit eshte shumellojshem.

Procesi mastoid fillon te zhvillohet pas lindjes si nje tuberozitet i cili pneumatizohet sinkron me rritjen e antrumit. Ne vitin e pare te jetes ai perbehet prej nje kocke poroze, ndermjet vitit te dyte dhe vitit te peste ai perbehet prej kocke mikste poroze dhe kocke pneumatike. Pneumatizimi perfundon midis moshes gjashte dhe dymbedhjete vjec.

KOCKAT E DEGJIMIT.

Ne veshin e mesem kemi tre kocka degjimi, maleusi, inkusi dhe stapesi. Maleusi ka koken qafen dhe dorezen qe quhet manumbrium dhe procesin e shkurter. Doreza dhe procesi i shkurter jane te vendosura midis shtresave te membranes timpanike koka dhe qafa gjenden ne epitimpan. Koka e maleusit artikulohet me trupin e inkusit qe perbejne nje artikulacion te vertete.

Inkusi ka dy krura ose procese qe quhen procesi i gjate dhe procesi i shkurter.

Procesi i shkurter qendron mbrapa dhe sherben si nje krah ku inkusi rrotullohet procesi i gjate qendron perpara murit medial dhe artikulohet me koken e stapesit. Stapesi ka koken, qafen dhe dy krahe apo krura anterjore dhe posteriore te fiksuara ne bazen e stapesit e cila mbulon foramen ovale.

Nje ligament bashkon bazen e stapesit me foramen ovale dhe quhet ligamenti anular. Dy muskuj levizin kockat e degjimit. Muskuli tensor tympani ai fillon nga nje semi kanal mbi daljen e tubit te eustakit dhe fiksohet si tendin ne qafen e maleusit dhe ka si funksion terheqien e manumbriumit nga branda per te mbajtur te tendosur membranes timpanike. Muskuli i stapesit eshte muskuli me i vogel i organizmit ai lind nga piramida kockor e kavitetit timpanik edhe fiksohet ne koken e stapesit veprimi i tij eshte te perkule poshte stapesin ne lidhje me foramen ovale.

Veshi i brendeshem

Veshi i Brendeshem gjendet ne kocken temporal dhe quhet labyrinth dhe perbehet prej dy pjeseve labyrinthi kockor (LK) dhe labyrinthi membranous (LM).

Veshi i brendeshem eshte organi ku jane te vendosur qelizat fundore te degjimit dhe te ekujlibrit. Veshi i brendeshem perbehet prej nje kaviteti te vendosur ne pars petroza te kockes temporal. Eshte i ndertuar nga tre pjese kryesore, vestibuli, tre kanalet semi cirkulare dhe koklea. Vestibuli eshte nje kavitet i vogel ne forme ovale rreth 5 mm i gjate.

Fenestra ovale dhe fenestra rotunde ose e rrumbullaket gjendet ne murin lateral te vestibulit e cila izolohet nga veshi I mesem nepermjet bazes se stapesit dhe ligamentit anular dhe membrane e dritares se rrumbullaket.

Kapsula kockore e veshit te brendeshem eshte kocka me e forte e njeriut dhe quhet kapsula otike dhe nenkupton labirinthi kockor ne brendesi te tij eshte i vendosur labirinthi membranoz qe rrethohet nga perilimfa dhe ne brendesi qarkullon endolimfa. Labirinti membranoz noton ne perlimfe.

Sistemi endolimfatik eshte nje system i mbyllur. Ndryshimet ne sistemin endolimfatik ndodhin si pasoje e presionit ozmotik ne raport me perilimfen qe e rrethon e cila lidhet me hapesiren subaraknoidale nepermjet aqueduktus of cochlea , mungesa e barjerave midis labirinthit dhe cocheas ben te mundur qe semundjet e ndryshme te prekin njekohesisht degjimin dhe ekujlibrin.

Sistemi perlimfatik konsiston ne nje spacium te mbyllur qe perbehet nga skala timpani dhe skala vestibule. Perilimfa ndan labirintin membranoz nga shtresa e brendeshme e labirintit kockor. Perilimfa eshte bazamenti i qelizave sensore kokleare dhe vestibulare. Orgjina e perilimfes vazhdon te jete nje ceshtje e diskutueshme, ajo mund te formohet nga filtrimi i kapilareve limfatik te gjakut ose si pasoje e difuzionit te likuorit cerebrospinal.

Endolimfa eshte filtrate i perilimfes dhe ka komplet perqendrim te ndryshem te sodiumit dhe potasit te cilat mbahen ne perqendrime konstante nepermjet stria vaskula. Perqendrimi i elektroliteve ne endolimfe rregullon volumin e qarkullimit te lengjeve ne sistemin endolimfatik.

Veshi i brendeshem perbehet prej nje kaviteti te vendosur ne pars petroza te kockes temporal. Eshte i ndertuar nga tre pjese kryesore, vestibuli, tre kanalet semi cirkulare dhe koklea. Vestibuli eshte nje kavitet i vogel ne forme ovale rreth 5 mm i gjate.

Fenestra ovale dhe fenestra rotunde ose e rrumbullaket gjendet ne murin lateral te vestibulit e cila izolohet nga veshi i mesem nepermjet bazes se stapesit dhe ligamentit anular dhe membrane e dritares se rrumbullaket. Labirinti membranoz siguron nje system te mbyllur te mbushur me endolimfe i cili ka lidhje me sakusin endolimfatik qe gjendet ne hapsiren epidurale ne fosa krani posterior.

Pjesa vestibulare e labirinthit eshte i perbere nga utrikuli sakusi dhe tre kanalet semicirkulare. Te dy fundet e kanaleve semicirkulare happen ne utrikul. Kanalet semi cirkulare jane laterali ose horizontali, superior ose anteriori vertical dhe posterior vertical. Kanalet kane raport me njeri tjetrin si dy mure te nje dhome qe formojne kend me tavanin.

Kanalet semicirkulare membranoze jane shume me te vegjel dhe imitojne kanalet kockore dhe jane te mbeshtetur ne nje shtrese te holle fibroze dhe perreth tyre qarkullon perilimfa. Afer utrikulit cdo kanal zgjerohet dhe ky zgjerim ne forme ampulare njihet si ampula. Ne cdo ampule gjendet neuroepitel i specializuar dhe quhet kreshta e kanaleve semicirkulare njekohesisht njihet dhe si organi fundor i ekujlibrit. Ky neuroepitel eshte i perbere prej qelizave mbeshtetese dhe ndiesore te cilat kane cilje dhe mbulohen nga nje shtese xhelatinoze me perberje sulfomukopolisahariti, mbi kete shtrese eshte i vendosur sistemi otolit.

Pershpejtimin linear ndryshon presionin otolit qe con ne deflektimin e qelizave sensore te ekujlibrit. Qelizat e ndjesore te makules dhe te kreshtes ampulare kane te njejtin ndertim nga ana strukturale. Ato jane mekanoreceptore qe u pergjigjen perkuljes se ciljeve te tyre nga cdo prekje tagentciale.

Utrikuli dhe kanalet semicirkulare marrin pjese ne sigurimin e ekujlibrit static te trupit ai rregullon pozicionin e trupit ne hapesire ai stimulohet nga graviteti, levizjet centrifugal dhe levizjet drejtvizore. Kanalet e anes se majte dhe asaj te djathte funksonojne njekohesisht. Aksonet nga utrikuli dhe kanalet semicirkulare bashkohen dhe formojne pjesen vestibulare te nervit te VIII cranial.

Koklea.(cochea)

Ka formen e nje guaske kermilli dhe ben dy rrotullime e gjysem dhe shtrihet ne plan horizontal.Baza e kokles perben dhe murin medial te veshit te mesem dhe quhet promotori. Gjenden tre ndarje brenda kokles te cilat quhen scala vestibuli qe ka lidhje me foramen ovale dhe scala tympani qe ka lidhe me dritaren e rrumbullakte dhe permbajne perilimfe e treta quhet skala media qe formon duktusin cochlear dhe permban endolimfe.

Organi fundor i degjimit eshte i vendosur mbi nje membrane qe quhet membrana bazilare e vendosur mbi laminen kockore spirale. Fibrat nervote kalojne nga kanalet e lamines spirale ne organin e kortit. Lamina spiralis dhe membrane bazilare krijojne murin ndares ndermjet skala timpani nga njera ane dhe skala vestibule dhe duktus koklearis nga ana tjeter.

Membrana e Reissner ndan skala vestibule nga duktus koklearis. Membrana tektoria qendron mbi qelisat sensore te organit te kortit. Stria vaskularis formon murin lateral te duktus koklearis dhe ka nje numer te madh vazash ky eshte dhe vendi i prodhimit te endolimfes, lateralisht kufizohet me ligamentin spiral te kokleas.

Skala vestibule dhe skala timpani permbajne perilimfe dhe komunikojne me njera tjetren nepermjet helikotremes ato jane te lidhura me spaciumin labirintik te vestibulit membranoz qe permban utrikulin dhe sakusin. Organi baze i degjimit eshte organi i cortit ai eshe i vendosur mbi gjithe gjatesine e membrane bazilare pervec helikotremes ku skala vestibule dhe skala timpani bashkohen.

Afersisht jane 24000 qeliza degjimi projektohen ne neuroepitelium. Tingulli transferohet ne kokle ne formen e forces mekanike qe ben te mundur kthimin ose perkuljen e qelizave degjuese dhe ketu shenderrohet ne impuls elektrokimik ne lobin temporal perceptohet si tingull. Impulsi i tingullit qe merret nga qepizat percillet ne qelizat ganglionare aksonet e te cilave bashkohen dhe krijojne porcionin koklear te nervit te VIII qe duke u bashkuar me porcionin vestibular krijojne nernin vestibulocochlearis.

Veshi i jashtëm

FIZIOLOGJIA E DEGJIMIT

Funksioni i pjeseve te ndryshme te veshit jane ne vartesi te trasmentimit te tingullit nga veshi i jashtem dhe i mesem, shperndarja e tingullit ne cochlea, transduksioni elektromekanik i qelizave te jashtme te degjimit dhe transformimi i stimulit ne qelizat e brendeshme te degjimit.

VESHI I JASHTEM DHE DEGJIMI.

Veshi i jashtem eshte i perbere prej aurikules dhe KJD.

Tek njerzit aurikula luan nje rol te vogel ne zmadhimin e sensivitetit te degjim ndryshe ndodhe me KJD I cili luan nje rol te madh ne lidhje me degjimin. Tek personat qe kane vetem nje vesh mprehtesia e degjimit pak ndryshon nga degjimi me te dy veshet.Ne rast se dikush kthen njerin veshin ne drejtim te tingullit kjo tregon se degjimi ne veshin tjeter eshte ulur se paku me 20db ne disa frekuenca.

Pacientet qe paraqesin shurdhesi nga njeri vesh e kane te veshtire te orjentohen ne lidhje me burimin e drejtimit te tingullit.Ne jemi ne gjendje te percaktojme drejtimin e tingullit ne saje te differences ne kohe dhe ne intesitet te tingullit.Vendosja e paisjeve te ndryshme ne KJD me qellim reduktimin e zhurmave eshte shume e rendesisheme sidomos ne industry te ndryeshme e vecanerisht ne industrine ushtarake.

Roli i Membranes Timpanike ne lidhje me degjimin.

MT ndan kanalin e jashtem te degjimit me veshin e mesem. Vala zanore e tingullit perplaset mbi MT dhe pjeserisht kthehet mbrapa ne KJD dhe pjeserisht transmetohet nepermjet daulles. Nje pjese transmetohet nepermjet KT dhe hyn ne veshin e brendeshem nepermjet dritares se rrumbullaket pjesa tjeter transmetohet nepermjet zinxhiri kockor ne dritaren ovale e cila luan rolin kryesor per degjimin ne rapore me dritaren e rrumbullaket per sa i takon degjimit normal. Demtimet e MT luajne nje rol ne raport me degjimin kjo ne vartesi te lloit ,vendit dhe madhesise se degjimit. Gjendja e zinxhirit kockor levizshmeria e tyre dhe sidomos mobiliteti i bazes se stapesit ne foramen ovale luan rol shume me te rendesishem se saje te MT normale. Nje perforacion ne MT i pa komplikuar ben ulje te degjimit nga 5-20db ndersa dislokacioni i inkusit nga stapesi redukton degjimin deri ne 60db.

Veshi i mesem ne lidhje me fiziologjine e degjimit.

Transmetimi i presionit te tingullit nga nje mjedisi me permbajtje ajeri ne nje mjedis me permbajtje lengjesh shoqerohet me nje humbje shume te madhe energjie. Kjo ilustrohet me nje shembull kur dy peshkatare bisedojne me njeri tjetrin mbi siperfaqen e ujit 99% e energjise se zerit reflektohet nga siperfaqia e ujit dhe kthehet mbrapa. Vetem 0,1% hyn ne uje. Energjia e refkektuar llogaritet rreth 30db humbje mbi kete nivel fillohet te ankohet per ulje degjimi.

Per kompesimin e energjise se humbur veshi i mesem vepron si nje transformator mekanik, ne veshin e mesem gjenden dy formacione anatomike qe ndihmojne maksimalisht ne rikuperimin e energjise se reflektuar.

a- Sistemi leve ku doreza ose manumbrium i maleusit eshte me e gjate se procesi i gjate i inkusit kjo siguron rikuperimin e 2-3 db nga 30db qe humbasin kur presioni i tingullit kalon nga nje mjedis ne mjedisin tjeter.

b- Sistemi hidraulik realizohet ndermjet membranes timpanike dhe bazes se stapesit.Shume me e rendesisheme se sistemi leve eshte raporti ndermjet MT dhe bazes se stapesit. Jo te gjitha pjeset e MT kane efikasitet te njejte ne trasmetimin e tingullit prandaj raporti efektiv eshte vleresuar ne 14 me 1 e cila korespondon ne 23 db.

Keto mekanizma bejne te mundur rikuperimin deri 25-27db te 30db qe reflektohen kur vala e tingullit kalon nga mjedisi ajer ne mjedisin leng 3-5 db nuk mund te rikuperohen me.

Muskujt e veshit te mesem m.stapedius dhe m.tensor tympani nuk luajne rol ne mprehtesine e degjimit por kane rol te rendesishem ne mekanizmat mbrojtes te veshit karshi tingujve ne menyre reflektore.

MT normale jo vetem qe luan rol te rendesishem ne raportin ndermjet MT dhe bazes se stapesit por kontribon ne krijimin e differences ne faze te vales zanore gjate bashkeveprimit midis forames ovale dhe forames rotunde ose te rrumbullaket dhe ka pak mundesi per kthimin e vales zanore duke hyre ne te dy dritaret ne te njejten kohe.

Dritarja e rrumbullaket hapet ne skala vestibule dhe dritareja rotundum hapet ne skala tympani keto jane ne krahe te kundert te membranes bazilare ku eshte i vendosur organi i kortit. Energjia me e madhe e tingullit hyn nga dritarja ovale sesa nga dritarja e rrumbullaket dhe valet e tinguullit jane me diference ne kohe kjo krijon dhe efektin mbrojtes per foramen rotundum.

Tingulli ne cochlea.

Funksioni kryesor ne cochlea eshte analizimi mekanik i frekuencave qe varet ne vetite hydrodinamika te saj. Lengjet ne vesh nuk mund te kompresohen keshtu qe cvendosjes se lengjeve nga baza e stapesit i pergjigjet cvendosja e membranes se rrumbullaket ne drejtim te veshit te mesem.

Ne kushte normale vala e tingullit qe transmetohet nga MT perms zinxhirit kockor ne drejtim te dritares ovale.Baza e stapesit qe mbyll dritaren ovale e cila mbahet ne pozicion nepermjet ligamentit anular e cila lejon bazen e stapesit te vibroje ne perputhje me frekuencen dhe intesitetin e tingulllit.

Sikunder baza e stapesit lekundet ne dritaren ovale presioni i tingullit perhapet ne perilimfe ne forme vale mbi membrane bazilare. Ky volum i cvendosur prodhuar nga vibrimi i bazes se stapesit con ne cvendosjet e duktusit kokler(skala media dhe spaciumit midis membrane bazilaris dhe membrana Reissner ndermjet skala vestibule dhe skala timpani).

Ne nivelin e helikotremes krijohet nje moment ku kemi shuarje te vales zanore qe quhet aperiodik vibracion. Vala zanore shkakton nje cvendosje midis membranes tektoria dhe membranes bazilare ne piken e amplitudes maksimale keshtu dhe ciljet e qelizave degjuese jane cvendosur ne kete pike duke shkaktuar lindjen e stimulit per mekanoreceptoret.

Perilimfa nuk qarkullon por vepron si nje mjedis mbrojtes per duktus cochlearis i cili eshte i mbushur me endolimfe. Presioni i tingullit cvendos perilimfen edhe endolimfa eshte gjithashtu cvendosur dhe qelizat e degjimit jane kthyes apo perkulur ne kete pike tingulli nga nje force mekanike eshte kthyer ne nje impuls elektrik.

Me qellim qe presioni i vales te kaloje ne perilimfe pa shkaktuar kompresion pasi perilimfa ne cochle gjendet e vendosura ne kamera qe nuk mund te rrisin volumin gjenden dy hapje qe i takojne forames ovale dhe forames rotunde. Sot te gjithe jane dakort se transmetimi i energjise se tingullit nepermjet zinxhirit kockor eshte rruga e vertete, dritarja e rrumbullaket sherben kryesisht si nje membrane lehtesuese ne konteksin e capsules kockore te cochleas.

Organi i Kortit.

Organi i kortit eshte nje structure ndjesore apo sensore dhe vendoset mbi membrane bazilare. Ai shtrihet ndermjet lamines spirale kockore dhe murit lateral koklear dhe formon kufirin e skala tympani. Organi i Kortit rrethohet nga qeliza mbeshtetese dhe jane ty tipe qelizash receptore nje rrjesht qelizash degjimi te brendeshme dhe tre rrjeshta qelizash degjimi te jashtme gjithesej 16000 qeliza sensore.

Qelizat e degjimit kane perafersisht nga 80 cilie sejcila. Mbi qelizat gjendet nje shtrese xhelatinoze qe quhet membrane tektotia ku ciljet e qelizave te jashtme e takojne ate ndersa te brendeshmet nuk e takojne. Fibrat nervore ne formen e dentriteve dalin nga ganglioni spiral dhe ne 90% te rasteve lidhen me qelizat e brendeshme te degjimit ndersa vetem 10% kane lidhe me qelizat e jashtme te degjimit.

Bashkimi i rreth 30000-40000 aksoneve te ganglioneve spirale formojne nervin vestibulokoklear.te brendeshme dhe tre rrjeshta qelizash degjimi te jashtme Qe te realizohet degjimi eshte e nevojshme qe vala e tingullit te levize apo perkule qelizat degjuese qe jane dhe receptoret finalizues te degjimit.

Fiziologjia e labirinthit

Ekujlibri ruhet nepermjet pamjes vizive dhe mekanizmave rregullatore vestibulare qe kontrollojne qendrimin e trupit ne hapesire ne qendrimin ne kembe dhe gjate ecjes. Funksionet kryesor i sistemit vestibular jane te dergoje informacion ne drejtim te sistemit nervor qendror rreth pozicionit te trupit ne hapesire gjate aktivitetit fizik dhe kordinimit e cila realizohet nga kontrolli i vazhdueshem i tonusit te musculatures se skeletit. Informacioni nga sensoret vestibular kordinohet dhe integrohet me informacionin nga sistemi visual optik.

Gjithmone lind nje reaksion kur stimulohet utrikuli apo kanalet semicirkulare. Sa me i madh stimuli aq me vilolent eshte reaksioni qe do te prodhohet. Levizja e endolimfes brenda kanaleve semicirkulare membranose stimulon qelizave sensore te kreshtes qe ndodhen ne regionin ampular te kanaleve semicirkulare.

Perdredhja ose perkulja e qelizave degjuese shkakton lindjen e nje zinxhiri refleksesh te cilat prodhojne kontraktimin e muskujve te syrit, muskujve te qafes te trupit dhe ekstremiteteve. Tek nje person normal keto reflekse rregullojne pozicionin e trupit ne lidhje me hapsiren karshi cdo force qe prish ekujlibrin e trupit.

Pjesa vestibulare e labirinthit eshte i perbere nga utrikuli dhe tre kanalet semicirkulare.

Te dy fundet e kanaleve semicirkulare happen ne utrikul. Kanalet semi cirkulare jane laterali ose horizontali, superior ose anteriori vertical dhe posterior vertical. Kanalet kane raport me njeri tjetrin si dy mure te nje dhome qe formojne kend me tavanin.

Kanalet semicirkulare membranoze jane shume me te vegjel dhe imitojne kanalet kockore dhe jane te mbeshtetur ne njs shtrese te holle fibroze dhe perreth tyre qarkullon perilimfa. Afer utrikulit cdo kanal zgjerohet dhe ky zgjerim ne forme ampulare njihet si ampula. Ne cdo ampule gjendet neuroepitel i specializuar dhe quhet kreshta e kanaleve semicirkulare njekohesisht njihet dhe si organi fundor i ekujlibrit. Ky neuroepitel eshte i perbere prej qelizave mbeshtetese dhe ndiesore te cilat kane cilje dhe mbulohen nga nje shtese xhelatinoze me perberje sulfomukopolisahariti, mbi kete shtrese eshte i vendosur sistemi otolit.

Pershpejtimin linear ndryshon presionin otolit qe con ne deflektimin e e qelizave sensore te ekujlibrit.Qelizat e ndjesore te makules dhe te kreshtes ampulare kane te njejtin ndertim nga ana strukturale. Ato jane mekanoreceptore qe u pergjigjen perkuljes se ciljeve te tyre nga cdo prekje tagentciale. Utrikuli dhe kanalet semicirkulare marrin pjese ne sigurimin e ekujlibrit static te trupit ai rrugullon pozicionin e trupit ne hapesire ai stimulohet nga graviteti, levizjet centrifugal dhe levizjet drejtvizore.

Kanalet e anes se majte dhe asaj te djathte funksonojne njekohesisht. Aksonet nga utrikuli dhe kanalet semicirkulare bashkohen dhe formojne pjesen vestibulare te nervit te VIII cranial.

INFEKSIONET E VESHIT TE JASHTEM.

Infeksionet me te shpeshta ne kanalin e jashtem te degjimit jane me orgjine bakteriale dhe mykotike.

Patogeneza e infeksioneve.

  • Macerimi i lekures se kanalit nga faktore te jashtem dhe te brendeshem si uji, demtimet mekanike dhe kimike, alergjia dhe diabeti.
  • Zvogelim i elasticitetit

SEMUNDJET DHE ANOMALITE E VESHIT TE JASHTEM.

Semundjet dhe anomalite e aurikules.

Keqformimet kogenitale. Keqformimi i aurikules mund te jete ne lidhe te madhesise ku ne disa raste mund te jete shume e voge dhe kjo lloj aurikule quhet mikroti, ne rastet e kur aurikula eshte shume e madhe quhet makroti, mungesa e plote e aurikules quhet anotia dhe ne shumicen e rasteve shoqerohet me atrezine e kanalit te jashtem te degjimit. Nganjehere mund te vrehen dhe disa palosje te lekures me ose pa kartilago qe gjenden para tragusit keto quhen aurikula aksesore.

 

Neoplazmat

Karcinomat e aurikules nuk jane te rralla dhe shfaqet si karcinome me orgjine skuamoze ose spinocelulare qe kane aftesi per te dhene metastaza nne distance dhe me orgjine nga qelizat bazale qe quhe bazelioma qe nuk japin metastaza. Kur lezioni eshte i avancuar diagnoza eshte e dukshme ne rastet kur kemi ulcer ate vogela qe zene krusta lekure te induruar te cilat nuk reagojne kkarshi mjekimit atehere duhet te ekcizohen dhe tu behet biopsi.

Traumat

Veshi mund te pesoje trauma te ndryshme si pasoje e aksidenteve, aktiviteteve sportive perdorimit te objekteve apo sendeve te forta gjate rrahjeve. Meqenese veshi eshte i furnizuar shume mire me gjak aftesia rigjeneruese e plageve eshte shume e madhe prandaj gjate perpunimit te plageve edhe ato pjese qe duken te devitalizuara pas nje perpunimi te kujdesshem duke pastruar cdo trup te huaj te future ne plage i ka te gjitha mundesite te rigjenerohet. Aurikula edhe ne rastet ku kemi shkeputje massive te saj por pa shkeputje te plote suturimi i saj ben te mundur rivitalizimin e saj.

SEMUNDJET DHE ANOMALITE E KANALIT TE JASHTEM TE DEGJIMIT.

Cerumen apo dylli ne vesh. Tek disa paciente hiperaktivitet i gjendrave te dyllit qe shpesh here shoqerohet me akumulimin e dyllit ne kanalin e jashtem te degjimit. Ne rastet kur kanali bllokohet plotesisht atehere pacienti ka ndjenjen e bllokimit uljes se degjimit dhe zhurme ne vesh.

Ne rastet me te shpeshta bllokimi i veshit nga dylli ndodh pas dushit si pasoje e bymyerjes se dyllit nga uji qe hyn ne vesh gjat larjes. Trajtimi i dyllit ne vesh bbehet me metoda te ndryshme, me anen e shiringes se lavazhit e cila mbushet me uje te ngrohet ne temperature e trupit dhe irigohet ne kanalin e jashtem te degjimit me presion te lehte, me ane te grepit si dhe mme disa medikamente te ndryshme qe bejne shkrirjen e dyllit.

Trupat e huaj ne vesh.

Bllokimi i kanalit nga trupa te huaj qe mund te jene organike ose inoganike dhe hasen kryesisht tek femijet e vegjel, pambuku eshte trupi me i shpeshte qe haste tek te rriturit. Nganjehere nuk kane asnje simptome dhe gjenden gjate nje egzaminimi rutine qe ben mjeku. Ne disa raste pacientet ankkohen per dhimbje apo rrjedhje pusi nga veshi. Insektet shkaktojne shqetesim te madh si pasoje e levizjeve qe bejne ne kanalin e jashtem te degjimit dhe mbi membranen timpanike. Trajtimi konsiston ne heqien e tyre dhe dizinfektimin e kanalit te jashtem te degjimit.

Otiti ekstern.

Nenkupton nje term te pergjithshem qe perdoret per semundjet imflamatore te aurikules dhe kanalit te jashtem te degjimit. Otiti ekstern shkaktohet si pasoje e infeksioneve bakterjale dhe mykotike si dhe pasoje e dermatiteve te veshit te jashtem. Otitet eksterne jane me te shpeshta gjate periudhes se veres. Bakterjet me te shpeshta qe jane izoluar ne pacientet me otit ekstern jane Pseudomonas aeuriginosa, Proteus vulgaris, Staphylococci, Streptococci, Pyocyianeus. Nga mykerat me te shpeshte jane Aspergillus niger, Penicillium e te tjere.

Otiti ekstern akut.

Fillimisht fillon me nje dhimbje te lehte e cila behet me e forte kur levizim aurikulen apo shtypim tragusin. Me perparimit e infeksionit kemi dhe shtimin e simptomave klinike ku pacienti fillon e ndjen dhimbje te gjithe anes se kokes se veshit te semure, edeme te lekures se kanalit te veshit deri ne bllokim te kanalit te veshit te jashtem nderkohe fillon e shfaqet rrjedhje nga veshi me ngjyre te verdhe dhe te trashe. Pacienti nga dhimbja qe ndjen e ka te veshtire te lejoje mjekun te beje viziten. Pacienti ndjen bllokimin e degjimit ne vartesi te edemes dhe bllokimit te kanalit. Semundja shoqerohet me temperature qe varion nga subfebrile ne temperature febrile. Shpesh here vrehet epitel i deskuamuar i perzier me dyllin ne kanal. Reagimi i limfonodulave regionale periaurikulare eshte nje fenomen i shpeshte.

Diagnoza dhe mjekimi.

Ketu perfshihen otoskopia dhe marrje material per bakteriologji, mundesisht lavazh i lehte i veshit, provat kamertonale te degjimit dhe cdo egzaminim tjeter qe gjykoket i nevojshem per te perjashtuar semundje te tjera te veshit.

Behet pastrimi dhe disinfektimi i kanalit te jashtem te veshit nen otoskopi apo nen otomikroskopi dhe lavazh me uje ne temperature 37grade pastaj kanali i jashtem i degjimit thahet dhe vendosim nje tampon steril ne kanal te njomur me solucion antibiotike me kortikosteroide dhe mbahet per 2 dite ne vesh duke i pikuar vazhdimish solucionin me pika dhe hiqet pas dy ditesh dhe vazhdohet duke i hedhur ilacin me pika ne vesh per disa dite nderkohe ne format me te renda pacientit i rekomandohen dhe antibiotike me veprim te pergjithshem. Kur shenjat e infeksionit dobesohen fillohet me lyerje te kanalit te jashtem te degjimit me pomade ne forme kremi me permbajtje antibiotik me kortizonik.

Otomykosis. Infeksioni eshte me orgjine mykotike dhe kufizohet vetem ne kanalin e jashtem te degjimit. Shfaqia e saj shpesh here ka lidhje me perdorimin per nje kohe te gjate te solucioneve me permbajtje antibiotiku me pika ne vesh. Pacientet ankohen per kruarje, ulje te degjimit ndjenje bllokimi te veshit rralle per dhimbje. Ne otoskopi vrejme mbushje te kanalit te jashtem te degjimit sidomos pjesa kockore me masa fungale te buta qe varjojne ne ngjyre nga e bardhe ne te verdhe ne jeshile ne te zeze.

Trajtimi. Fillimisht behet pastrimi dhe dizinfektimi i kanalit te jashtem te degjimit me mjekimi vazhdon me solucione antimikotike lokale dhe ne shume raste shoqerohen dhe me antimikotike me rruge te pergjitheshme.

Metodat e diagnostikimit

Inspeksioni, palpacioni, otoscopi, mikroskopi.

Inspeksioni i veshit te jashtem. Mjeku duhet ta shikoje ne drejtim ne se shenja imflamacioni, enjtje, ulceracione, tumore, malformime, fistula ose cikatrica retroaurikulare.

Palpacioni. Procesi mastoid duhet palpuar me te dyja duart per te verifikuar ndonje enjtje te mundeshme dhe per sensibilitet karshi dhimbjes ne shtypje. Aurikula duhet egzaminuar per dhimbje duke shtypur tragusin apo terhequr aurikulen. Egzaminohet regioni periaurikular ne lidhje me reagimin e gjendrave limfatike.

Otoskopi. Me anen e te ciles egzaminojme kanalin e jashtem te degjimit dhe membrane timpanike ne rast se vrejme perforacion te membranes timpanike egzaminojme dhe veshin e mesem.Otoskopia kryhet me anen e nje burimi drite qe fiksohet ne koke e mjekut dhe leshon drite ne drejtimin qe mjeku deshiron te egzaminoje, per veshin perdoren specula te madhesive te ndryshe per te pare membrane timpanike,ne rutinen e perditshme mund te perdoret otoskopi elektrik i cili vendoset ne kanalin e jashtem te degjimit dhe shikohet nepermjet tij kanalit te jashtem te degjimit dhe membranes timpanike.

Otomikroskopia. Ky egzaminim kryhet me ane te mikroskopit dhe siguron zmadhim te strukturave 6 -12 here, krijon mundesine per vleresim me te mire te strukturave.

Otoendoskopia. Ky egzaminim kryhet me tele-otoskop dhe siguron nje zmadhim te strukturave te vecanta te membranes timpanike si e tille ndihmon akoma me shume ne vleresimin e patologjive te ndryshme.

Pamja normale e membranes timpanike. Membrana timpanike normale ka siperfaqe te lemuar dhe ka ngjyre te fildishte, mobiliteti I saj provohet nepermjet otoskopise pneumatike.

Diagnostikimi imazherik. Perdorimi i radiografise konvecionale Schuller dhe Stenvers teknike ndihmon per vleresimin e pneumatizimit te mastoidit, gjendjen e tegmentum tympani dhe frakturave te kockes petroze,porus akustikus internus, kanalet semicirkulare horizontal dhe superjor, labirintin. Sot perdoret ne menyre massive tomografia e kompjoterizuar (CT) me prerje aksiale dhe koronale me trashesi 1-2mm dhe ka zvendesuar radiografine konvecionale. Avancimi teknologjik ka arritur te perfitohen pamje tredimesionale nepermjet CT spirale qe lejon interpretimin e veshit te mesem dhe te strukturave te veshit te brendeshem.

Rezonanca magnetike. Eshte nje egzaminim qe jep te dhena optimale per gjetjen e proceseve imflamatore, traumatike, patologjive neoplazike te kockes tempotale dhe basis krani. Jep te dhena tredimensionale pa patur nevojen e rekonstruksionit kompjuterik, nuk kerkon pozicion te vecante te pacientit.

Angiografia. Eshte pjese e egzaminimeve neuroradiologjike dhe indikohet ne rastet e dyshimit per tumore vaskulare ose masa okupuese te fosa krani media dhe posteriore.

Vleresimi i funksionit te tubit te eustakit

Testimi i funksionit te tubit te eustakit jane gjithmone te nevojshem ne te gjithe pacientet me ulje te degjimit me orgjine nga semundjet e VM dhe perpara nje operacioni per permiresimin e degjimit.

Prova Valsava eshte nje egzaminim i thjeshte qe kryhet pasi pacienti ben nje frymemarrje te thelle dhe tenton te nxjerre jashte ajerin duke zene hundet dhe mbyllur gojen nga rritja e presionit te ajerit ne hypofarings kemi hapjen e tubit te eustakit dhe ne vrejme ne otoskopi bombimin e membranes timpanike ne drejtim te kanalit te jashtem te degjimit. Kjo prove behet per te pare funksionin e TE dhe ne rast se kjo prove deshton kjo nuk do te thote automatikisht qe kemi bllokim te tubit te eustakit por kerkon egzaminime te tjera per vleresimin e funksionimit te tij.

Prova Toynbee eshte me e thjeshte dhe me e sigurte per te pare funksionin e TE e cila kryhet duke gelltitur peshtymen me hunde te zena kemi krijim te presionit negative ne nazofarings dhe egzaminuesi shikon futjen nga brenda te membranes timpanike gjate otoskopise.

PROVAT APO TESTET E DEGJIMIT.

Testimi me i thjeshte dhe me rutine eshte testimi i degjimit gjat bisedes por se paku kerkohet nje distance prej 6 m ndermjet mjekut dhe te egzaminuarit per degjim njekohesisht mund te testohet dhe pershperitja tek veshi duke i kerkuar pacientit te perserise serine e numrave qe pershperit mjeku kjo behet per te dy veshet duke bllokuar me gisht veshin tjeter.

Provat Kamertonale. Kamertoni me frekuence 512 Hz eshte me i perdorshmi ne rutinen e perditeshme.

Testi Weber. Ky test bazohet ne krahasimin e transmetimit kockor binaural. Kamertoni vendoset ne qender te kokes ose ne linjen e flokeve ne balle. Nje pacient me degjim normal e degjon tingullin ne qender, nje pacient me ulje transmetive te degjimit e degjon tingullin ne veshin e semure ndersa nje pacient me ulje neurosensoriale te degjimit nga njeri vesh e degjon tingullin ne veshin e shendoshe.

Testi Rinne. Testi bazohet ne krahasimin e degjimit ajeror dhe kockor te njerit. Per kryerjen e proves kamertoni pasi eshte goditet lehte ne dy krahet e tij vendoset perpara hyrjes se kanalit te jashtem te degjimit dhe krahasohet degjimi se ku degjon me mire kur vendoset mbrapa veshit ne procesin mastoid apo perpara.

Ne qofte se degjimi konduktiv apo ajeror eshte me mire se degjimi kockor ky test konsiderohet Rinne pozitiv dhe eshte tregues per degjim normal apo hypoakuzi nurosensoriale ne rastet kur degjimi kockor eshte me i mire se degjimi ajeror kemi rine negative dhe eshte karekteristike per semundjet e veshit te mesem.

Audiometria. Ne praktiken e perditeshme ne menyre rutine perdoret audiomettria e thjeshte tonale qe konsiston kryesisht ne matjen sasiore te degjimit e cila realizohet nepermjet nje paisjeje elektrike qe prodhon tinguj te thjeshte qe varjojne ne raport me intesitetin dhe frekuencen e tingullit. Matja e degjimit skicohet ne nje grafik ku nga njera ane vendoset intesiteti dhe ne krahun tjetes frekuencat, bashkimi I pikave te matjes se degjimit ne raport me intesitetin e frekuencen e tingullit jep skicen e matjes se degjimit. Intesiteti matet me db ndersa frkuenca matet me Hz.

Ne praktike perdoren 7 frekuenca 125, 250, 500, 1000, 2000, 4000, 8000Hz ndesa intesitet varjon nga -15db deri ne 120db. Me ane te audiometrise behet matja e degjimit ajeror dhe kockor ne nivelin e pragut te degjimit. Kur njerit vesh eshte duke ju matur degjimi duhet veshi tjeter ekskluduar nga degjimi nga degjimi. Kjo quhet matja e degjimit me maskim dhe perdoret ne rast kur kemi dyshime ne lidhje me degjimin e veshit te egzaminojme. Ne praktike me mire eshte te maskojme veshin qe degjojme me mire.

Tympanometra.

Tympanometria bazohet ne matjen e presionit ne veshin e mesem kur membrana timpanike eshte intakte me ane te ushtrimit te presionit ne kanalin e jashtem te degjimit. Kjo eshte nje prove indirekte per vleresimin e veshit te mesem , funksionin e te tubit te eustakit, refleksin stapedius etj.

Me ane te tympanometrise masim refleksin akustik te muskulit stapedius nepermjet stimulimit akustik me shume se 70 db me shume se pragu i degjimit.

ABR (Auditory brain stem respons). Ky aparat mat potencialet qe lindin nga nga nervi vestibulokoklear dhe strukturat central te degjimit ne tru me nje latence me deri ne 10ms eshte shume e vlevshme per demtimet e degjimit me orgjine retrokokleare. Ne rast se nuk arrijme te rregjistrojme pergjigje gjat egzaminimit atehere kemi te bejme me problem te renda te degjimit.

PROVAT VESTIBULARE.

Investigimi i sistemit vestibular perfshin.

a- Anamnezen e pacientit dhe analizimin e simptomave.
b- Testimi I reflekseve vestibulospinale.
c- Egzaminimi ne lidhje me nistagmusin spontan dhe te provokuar.
d- Testimi eksperimental I sistemit vestibular dhe optokinetik.

Nepermjet anamnezes orjentohemi rreth orgjines se marrjeve mendesh ose vertigos qe mund te jete me orgjine periferike, me orgjine central dhe vertigo me orgjine jo vestibulare.

Reflekset Vestibulospinale.

Ne rastet e vertigos me orgjine periferike qendra e gravitetit te trupit ka tendence te cvendoset ne drejtim te anes se lesionit ndersa ne rastet e vertigos me natyre central drejtimi i rrezimit te trupit eshte i rastesishem.

Romberg test. Pacientit i kerkohet te rrije ne kembe me kembe te bashkuara dhe me sy te mbyllur dhe vrehet ne se ka humbje ekujlibri apo tendence te rrezohet ne toke.

Unterberger test. Realizohet duke ecur ne vend me gjunjet lart dhe me sy te mbyllur, ne rastet kur kemi crregullime periferike pacienti rrotullohet ne drejtim te anes se lezionit ne crregullimet central devijimi eshte i crregullt. Kur devijimi eshte me shume se 40 grade duhet te merret ne konsiderate.

TESTIMET E POZICIONIT STATIC.

Pacientit i thuhet te qendroje me sy te mbyllur me duar perpara ne rastet e lezioneve kemi ulje te dores se krahut te lezionit si pasoje uljes se tonusit te musculatures se kesaj ane.

Prekja e majes se hundes me gishtat tregues nderkohe pacienti qendron me sy te mbyllur dhe ben ecje ne vend numero. Shfaqia e ataksise apo disorjentimit tregon per lezione cerebelare.

Nistagmusi. Nje nga shenjat objective te crregullimeve me orgjine vestibulare eshte nistagmusi qe nenkupton moskordinimin dhe integrimin e informacionit te marre nga sensoret vestibular dhe sistemi vizual optic.

Crregullimet me orgjine labirintike ose te sistemit nervor central prodhojne nistagmus.Keto njihen si nistagmusi me orgjine labirintike ose central. Nistagmusi ka dy komponente, komponenten e ngadalte qe eshte ne nje drejtim dhe komponenten e shpejte kompesatore qe ndjek menjehere te paren ne krah te kundert. Me fjale te tjera ai eshte ritmik. Nje lloj tjeter nistagmusi eshte me orgjine nga anormalitete okulare dhe ky lloj nistagmusi quhet optokinetik ose optic.

Elektronistagmograt

Nistagmusin e kemi disa lloje. Nistagmus horizontal i cili ndodh ne planin horizontal. Nistagmus rotator shfaqet ne plan frontal. Nistagmus vertikal shfaqet ne plan sagital. Nistagmusi variabel shfaqet me drejtim te ndryshme ne cdo sy. Nistagmusi i pozicional shfaqet pas ndryshimit te pozicionit te kokes. Nistagmus spontan ndodh spontalisht.

Nistagmus i provokuar ndodh nga provokimi artificial. Shkalla e pare vrehet kur nistagmusi vrehet gjate komponentes se shpejte, grada e dyte vrehet kur shikimi perqendrohet ne nje pike drejt perpara dhe grada e trete vrehet kur nistagmusi vrehet edhe gjate komponentes se ngadalte. Per te pare ne se ka nistagmus me mire do te ishte perdorimi i syzeve te Frenzelit pas bejne te mundur eleminimin e rregullimit optic pasi xhamat qe perdoren jane me shume se 15 dioptri.

Nistagmusi spontan nenkupton levizjet e syrit qe kane karakteristikat e nistagmusit por nuk jane te provokuara nga stimulime te jashtme te sistemit vestibular apo visual.

Nistagmusi i provokuar ndryshe nga nistagmusi spontan pasi haste pas nje stimulimi specific sic eshte ndryshimi i pozicionit te kokes apo te trupit.

TESTET EKSPERIMENTALE NE LIDHJE ME SISTEMIN VESTIBULAR.

Ne praktike perdoren testimet ne karriken rrotulluese perdoren per te percaktuar nese aparati vestibular funksionon ne rregull apo paraqet crregullime funksionale apo te vazhdueshme ne lidhje me ekujlibrin.

Provat kalorike. Duke futur uje te ngrohte apo te ftohet ne kanalin e jashtem te degjimit kemi ndryshuar temperature ne veshin e jashtem e cila reflektohet ne ndryshimin e volumit te endolimfes ne kanalet semicirkulare dhe reflektohet me nistagmus dhe vertigo qe interpretohet nga shfaqia dhe kohezgjatja e tij. Labirinthi i cdo ane testohet vec.

 

Fistul simptoma. Provohet nepermjet nje balloni Policer ku olive e tij vendoset ne kanalin e jashtem te degjimit dhe shtypet duke rritur presionin ne kanalin e jashtem te degjimit si pasoje ne raster e fistutulave te labirintit kemi devijim te dy globeve okulare ne drejtim te veshit te semure dhe gjat aspirimit levizja eshte ne drejtim te kundert.

TESTIMI I DEGJIMIT TEK TE PORSALINDURIT DHE FEMIJET E VEGJEL.

Cdo femije duhet te depistohet diten e dyte apo te trete pas lindjes dhe kjo te konsiderohet nje egzaminim rutine. Per kryerjen e ketyre depistimeve perdoret testi Otoakustik emissions(OAEs). OAE jane sinjale qe emetohen nga veshi i brenbeshem ne pergjigjie te stimulimit akustik.

Sinjalet shfaqen ne forme vibruese nepermjet nje amplifikatori koklear, ato ndodhin spontalisht ne pergjigjie te nje stimuli akustik dhe transmetohen ne forme retrograde nepermjet zinxhirit kockor ne membrane timpanike keshtu qe vibracionet e emetuara mund te kapen si vale tingulli ne kanalin e jashtem te degjimit nepermjet nje mikrofoni sensitive. OAE klinikisht jane shume te rendesishem pasi pasqyrojne integritetin funksional koklear por nuk perjashton crregullimet me degjimin dhe shkallen e uljes se degjmit.

 

Sëmundjet e veshit

Semundjet imflamatore jo specifike te veshit te mesem dhe mastoidit.

Semundjet imflamatore te veshit te mesem jane te rendesisheme se pari se jane shume te shpeshta dhe se dyti per rriskun e komplikacioneve endokraniale qe paraqesin si pasoje e afersise anatomike ndermjet kavitetit te veshit te mesem dhe kavitetit cranial.

ÇRREGULLIMET E VENTILIMIT DHE DRENIMIT VESHIT TE MESEM.

Patfiziologjia. Shumica e semundjeve te veshit te mesem kane si shkak prishjen e dy funksioneve kryesore.- demtimin e funksionit te ventilimit te veshit te mesem dhe dhe inflamacionin. Demtimi i ventilimit ne lidhje me tubin e eustakit bazohet ne imflamacionin e mukozes ne nazofarings duke cuar ne imflamacionin e mukozes se veshit te mesem.

Patogenezis. Tubi i eustakit nuk hapet rregullisht gjat gelltitjes ne lidhje me keta faktore.

  • Disfunksionin e muskulit levator veli palate.
  • Edema e mukozes se tubit shkaktuar nga imflamacionet chronike te strukturave kufitare sic jane sinuset, tonsilat apo alergjia.
  • Obstruksioni i ostiumit te tubit nga hypertrofia e adenoideve tek femijet dhe adultet.
  • Infiltrimi i tubit nga tumoret e nazofaringsit.
  • Veshi i mesem mbetet pa ajerosur dhe ajeri i mbetur reabsorbohet duke shkaktuar zvogelimin e presionit ne veshin e mesem duke sherbyer sin nje ngacmues i mukozes. Ne bllokimet e shkurtera apo persistente te tubit reduktimi i presionit ne veshin e mesem mund te shkaktoje keto ndryshime.
    • Edeme te mukozes
    • Krijimin e transudatit ne veshin e mesem
    • Rezistence te rritur ne levizshmerine e zinxhirit kockor dhe retraktimin e membranes timpanike

Qendrimi per nje kohe te gjate i obstruksionit dhe reduktimi i presionit ne veshin e mesem mund te pasohet me ndryshimet e meposhteme.

  • Metaplazi e mukozes se veshit te mesem nga epitel i sheshte ne epitel ciliar me cilje dhe qeliza mucus prodhuese.
  • Shtim i aktivitetit sektetor te qelizave mucus prodhuese dhe perzierje e mukusit me transudatin e krijuar ne vesh duke krijuar nje eksudati seromucinoz.
  • Krijimin e nje eksudati me permajtje kolesterine qe quhet granuloma kolesterinike.
  • Eksudati seromucimoz dhe ndryshimet substanciale qe peson mukoza krijojne terenin e nje rrethi vicioz ndryshimesh.

BLLOKIMI AKUT I TUBIT TE EUSTAKIT.

Shfaqja klinike. Ndjenja e presionit ne vesh qe ndjek nje situate rinofaringiti e shoqeruar nga nje dhimbje te lehta ne vesh, ndjenje kercitjes ne hunde gjat gelltitjes, ulje degjimi.

Diagnoza. Ne otoskopi vrehet retraksion i membranes timpanike, hiperemi e lehte e dorezes se maleusit dhe zgjerim i eneve te gjakut ne membranen timpatike. Ne rast se shfaqet transudati ne veshin e mesem kemi ndryshim te ngjyres seMT she shfaqie te nivelit te likidit ne pars tensa. Pacientet ankojne ulje te lehte te degjimit.

Mjekimi. Per trajtimin duhet qe te kemi parasysh shkakun fillestar dhe trajtimi i tij eshte kryesori. Rhinofaringitet trajtoden me dekogjestante, antihistaminike, vazokonstruktive, per te reduktuar edemen ne tub. Antibiotiket fillohen kur kemi shenja per progresimin e procesit ne drejtim te otitit akut ose rino- faringitit akut, mjekohet sinuziti. Ne rast se kemi hipertrofi adenoide behet nderhyrje kirurgjikale me vone ne se eshte e nevojshme.

OTITI SEROMUCINOZ KRONIK

Shfaqja Klinike. Pacienti ndjen nje ndjenje presioni dhe bllokimi ne vesh shpesh duke ndjekur nje infeksion te rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe kemi nje ulje te degjimit ne njerin apo te dy veshet. Degjojme zhurma ne vesh gjat pertypjes, gelltitjes apo teshtitjes. Nuk kemi dhimbje.

Patogeneza. Bllokimi i tubit te eustakut perfundon ne uljen e presionit intra impanik. Obstruksioni i tubit ne nazofarings dhe crregullimet ne funksionimin e tubit vecanerisht paaftesia e muskulit levator veli palate ne rastet e palatum skizum, infeksionet virale jane shkaqet faforizuese me te shpeshta te semundjes.

Diagnoza. Ne otoskopi vrejme nje membrane timpanike dukshem te retraktuar shoqeruar me zona te vogela prolabuese dhe vrehet nivel eksudati mbrapa membranes timpanile. MT vrehet e diskoloruar dhe ne kanal e jashtem te degjimit vazhdimisht gjendet epidermis qe prodhohet nga MT.Ne matjen e degjimit rezulton nje ulje degjimi deri ne 50db per te gjitha frekuencave duke dhene nje paraqitje grafike te sheshte te audiograms. Kurba tympanometrike eshte e sheshte dhe komplianca me e vogel se 0.2.

Ne provat kamertonale vrejme se kemi rinne negative. Duke kerkuar per shkakun primar te infeksionit verejme hipertrohi adenotonsilare, sinusitis, alergji ose tumor.

Mjekimi. Trajtimi i semundjes primare si adenotomi, mjekimi i sinuzitit dhe kur semundja vazhdon me shume se dy muaj rekomandohet inserimi–vendosja e tubave ventilues ne membrane timpanike.

OTITI I MESEM AKUT.

Fillon me fazen eksudative qe zgjat 1-2 dite dhe shoqerohet me ngritje te temperatures ne shifrat 39-40 grade rezistente karshi antipiretikeve rralle tek femijet shoqerohet me meningizem. Pacientet ndjejne dhembje te forte pulsuese e cila eshte me e forte gjate nates se sa diten. Pacientet ankojne bllokim te veshit shoqeruar me zhurme sinkron me pulsin si dhe vrehet sensivitet i mastoidit gjate shtypjes, ne paciente te moshuar semundja shpesh nuk shoqerohet me temperature.

Faza e dyte zgjat 3-8 dite dhe shoqerohet me carje te membranes timpanike dhe rrjedhjen e posit ne kanalin e jashtem te degjimit, ne kete moment menjehere kemi ndalimin e dhimbjes dhe uljen e temperatures. Kjo faze mund te shkurtohet duke bere pastrime te vazhdueshme te kanalit te jashtem te degjimit duke e shoqeruar me perdorim te disifektanteve ne kanalin e jashtem te degjimit si dhe perdorimi i dekogjestionanteve nga hunda. Perdorimi i hershem i antibiotikeve pak e ndryshon kursin klinik te semundjes dhe nuk parandalon perforacionin spontan te membranes timpanike.

Faza e trete zgjat 2-4 jave dhe shoqerohet me nderprerjen e rrjedhjeve dhe tharjen e kanalit te jashtem te degjimit dhe me sherimin e membranes timpanike.

Patogeneza.(Rruget e infeksionit). Rruga me e shpeshte eshte rruga nepermjet tubit te eustakit. Rruga hematogene eshte e rralle dhe ndodh ne rastet e semundjeve infective si fruth, rubeole, skarlatine, tifo dhe septicemia. Nga kanali i jashtem i degjimit infeksioni kalon ne veshin e mesem duke perforuar membrane timpanike ose nepermjet nje perforacioni te meparshem sidomos nga futja e ujit te ndotur ne vesh. Metodat jo korekte te heqjes se trupave te huaj nga veshi gjithmone mund te sherbejne si nje shkak.

Ne persona te shendetshem veshi i mesem eshte steril ne qofte se membrane timpanike eshte intakte.

Infeksioni eshte monomikrobial dhe mikrobet me te shpeshte jane streptococcu ne pacientet adulte, pneumococci, hemophilus influenza, moracella catarhalis dhe stafilococci te ndryshem tek femijet. Infeksionet virale pregatisen situaten per mbivendosjen e infeksionit bacterial. Infeksioni nuk demton vetem mukozen e veshit te mesem por gjithashtu demtohet i gjithe sistemi i brendeshem respirator.

Çdo atak i otitit media akut shoqerohet me mastoidit.

Diagnoza. Ne fazat e hershme ne otoskopi vrehet hiperemi opacitet dhe infiltrimi i membranes timpanike, zhduken konturet e dorezes se cekicit dhe procesi i shkurter. Pacienti paraqet ulje konduktive te degjimit. Ne fazen maksimale te eksudacionit shfaqet bombimi i membranes timpanike vecanerisht kuadrati posterjo-superjor, ne kete faze vrehen pulsacionet e membranes timpanike. Shoqerimi i otitit me mastoidit vrehet me shfaqien e dhimbjes kur shtypim regionin mastoidien retroaurikular.

Ne fazen e dyte kemi rupture spontane te membranes timpanike dhe rrjedhjen e pusit nga membrana timpanike ne kanalin e jashtem te degjimit zakonisht pa ere ne forme pulsimi. Per verifikimin e diagnoses dhe per te pare shtrirjen e infeksionit ne rastet qe infeksioni shoqerohet me paralyze facial, marrje mendesh, vertigo, ulje te madhe neurosensorjale te degjimit na ndihmojne Ro-grafite konvecionale, CT.

Mjekimi. Perdorimi i antibiotikeve me doza te larta 48 ore pas fillimit te semundjes kur situate perkeqesohet. Marrja e cultures per antibiograme ne rastet kur membrana timpanike eshte perforuar para fillimit te antibiotikeve. Perdorimi i dekogjestionuesve nazofaringeale. Perdorimi i analgjezikeve. Kryerje e paracentezes ne rastet kur kemi bombim te shprehur te membranes timpanike shoqeruar me temperature te larte dhe dhembje te forta.

MASTOIDITI AKUTE

Komplikacioni me i shpeshte i infeksioneve te veshit te mesem eshte mastoiditis qe nenkupton nje shtrirje te infeksionit nga kaviteti i veshit te mesem ne drejtim te sistemit pneumatik te kockes temporal. Ne contrast me zhvillimin e infeksionit ne veshin e mesem qe perqendrohet ne mukoze ne mastoid kemi shkrirjen e kockes.

Shenjat klinike. Mastoiditi shfaqet ne periudhen e sherimit te otitit akut dhe fillon me rritje te temperatures dhe perkeqesim te gjendjes se pergjitheshme, leukocitoze dhe rritje te konsiderueshme te eritrosendimentit.

Lokalisht kemi rishfaqje te forta te dhimbjes ne vesh sinkron me pulsin dhe iradiohet ne drejtim te mastoidit dhe kockes oksipitale. Rishfaqje te kullimeve purulente pa ere nga veshi ne sasi me te madhe si dhe ulje te degjimit.

Patogenezis.

  • Otiti i mesem akut i shoqeruar me mastoidit pergjithesisht reabsorbohen pa komplikacione.
  • Zhvillimi i komplikacioneve varet ne lidhjet anatomike ndermjet sistemit respirator dhe kavitetit timpanik sepse nje kalim i ngushte ndermjet antrumit dhe celulave te mastoidit tregon per nje ajerosje jot e mire nga tubi i eustakit.
  • Virulenca dhe rezistenca e organizmit.
  • Rezistenca locale e mukozes.
  • Situata e pergjitheshme imunitare e pacientit.
  • Gjendja e pergjitheshme shendetesore e pacientit.

Diagnoza.

  • Rjedhje purulente nga veshi.
  • Dhimpje te forta kur shtypim me gisht mastoidin.
  • Edeme retroaurikulare e shoqeruar me spostim te llapes se veshit perpara.

Mjekimi. Imflamacioni qe shkon pertej mukozes dhe shoqerohen me shkrirje te indin kockor kerkon nderhyrje kirurgjikale.

Indikacionet per mastoidectomi.

  • Ne rastin e shenjave te komplikacioneve endokraniale.
  • Shkrirja e septumeve te celulave te mastoidit dhe grumbullimi i posit ne hapsiren e krijuar verifikuar kjo me CT.
  • Shfaqja e paralizes faciale.

Prognoza eshte e mire kur trajtimi eshte korrekt.

OTITI I MESEM KRONIK

Otiti i mesem kronik ndahet ne dy lloje: Imflamacioni mukozal kronik dhe Imflamacioni kockor kronik.

Imflamacioni mukozal kronik ose mezotimpanitis.

Shfaqja klinike. Kemi te bejme me rrjedhje kronike mkoide ose purulente pa ere nga veshi te pasuara nga inteale qetesie por qe nderpriten nga episode acute reinfektimi. Rrjedhjet jane te trasha dhe purulente ne fazen e pare dhe behen mukoide dhe viskoze kur fillon absorbimi i infeksionit. Pacienti ankon per ulje transmetive apo konduktive te degjimit nuk ankon per dhimbje dhe ka gjendje te mire shendetesore.

Patogenezis. Semundja nuk eshte pasoje e nje shkaku te vetem por eshte rezultat i disa proceseve te ndryshme primare te semundjeve qe lidhen me veshin e mesem. Inflamacioni mbetet i kufizuar ne mukoze.

Faktoret patogenetik.

  • Ulja konstitucionale e aftesise vetesheruese te mukoses.
  • Lloi, patogeniciteti, virulence, rezistenca bakterjale.
  • Situata anatomike ne kavitetin e veshit te mesem, sic eshte pneumatizimi dhe lidhjet ndermjet atikusit me antrumin, kavitetin e veshit te mesem dhe tubit te eustakit.
  • Crregullimet e tubit te eustakut.
  • Semundjet e pergjitheshme sic jane alergjia, deficitet imunologjike, diabeti etj.

Diagnoza. Nga anamneza tregon per nje rrjedhje kronike qe perseritet here pas here nga veshi dhe shoqerohet me ulje degjimi. Ne otoskopi vrehet perforacion central i membranes timpanike rralle vrejme polip si pasoje e hipertrofise te mukozes nga reinfeksionet acute. CT vrejme uljes se pneumatizimit dhe shtimin e opacitetit te mastoidit si nje shenje e mastoiditit kronik. Audiograma tregon ulje konduktive te degjimit.

Trajtimi. Kur kemi rrjedhje behet pastrimi i kanalit te jashtem te degjimit here pas here. Mund te bejme lavazhe me solucion fiziologjik ne temperature e trupit. Ne fazen e pare mirret materjal nga veshi per antibiograme. Perdoren solucione antiseptike ose dhe me permbajtje atibiotiku por pa efekte ototoksike per periudha te shkurtera kohore.

Ne fazen e thate te semundjes keshillohet ruajtja e veshit nga renja e ujit ne te si dhe trajtimi i menjehershem i rinofaringiteve. Trajtimi kirurgjikal perfshin masteidectomine ne rastet kur duam te eleminojme fokusin nga mastoid apo kaviteti timpanik ndersa timpanoplastika kryhet me qellim izolimin e kavitetit timpanik dhe rikonstruktimin e zinxhirit kockor per evitimin e riinfeksioneve dhe permiresimin e degjimit.

IMFLAMACIONI KOCKOR KRONIK (EPITIMPANITIS)

Eshte rezultat i nje defekti marginal te membranes timpanike ne kuadratin posterior-superior ne regionin pars tensa apo pars flaksida. Infeksioni perhapet ne pjesen laterale te murit kockor te epitimpanit. Granulacionet jane te shpeshta dhe jane si pasoje e osteitit kockor.

Kolesteatoma e fituar e veshit te mesem. Kolesteatoma ka te beje me futjen nepermjet perforacionit te epidermisit qe vesh nga jashte membrane timpanike ne kavitetin timpanik kryesisht ne atikus. Krijimi i kolesteatomes stimulohet nga reinfeksionet e kavitetit timpanik. Perforacioni lateral si pasoje e infeksionit te perseritur shkakton osteitis te murit lateral te epitimpanit ne kete vend krijohet nje xhep qe grumbullohet episermus e cila duke u zmadhuar deperton ne kavitetin timpanik.

Shenjat klinike.

  • Otoreja ne sasi te paket dhe me ere shume te keqe eshte gjithmone purulente dhe asnjehere mukoide.
  • Vrehet ulje progressive e degjimit.
  • Dhimbje veshi dhe remperature ne raster e reinfeksioneve acute.
  • Dhimbje koke dhe ndjenja e presionit ne koke.

Diagnoza. Kolesteatoma ndahet ne kolesteatomen sekondare te veshit te mesem dhe quhet tensa kolesteatoma zhvillohet nga xhepat e retraksionit si pasoje e infeksioneve kronike ne nivelin e perforacionit anesor ne kuadratin posterior-superiot te pars tensa dhe kolesteatomen primare qe quhet flaccid kolesteatoma lind nga rritja e epitelit skuamoz te keratinizuar ne nivelin e pars flacida nen prezencen e stimulimit inflamator kronik ne epitimpan i cili nxit proliferimin e epitelit skuamoz. Perforacioni i vogel i krijuar shpesh eshte i mbuluar nga krusta ndersa vazhdon te destruktoje murin lateral te atikusit, kjo eshte karakteristike e keti lloj infeksioni.

Shfaqja e granulacioneve mediale, era e keqe e sektecioneve si dhe njyra e bardhe e kolesteatomes jane shenjat e semundjes gjate egzaminimit otoskopik te veshit. Pacienti paraqet renje konduktive te degjimit dhe ne stadet e avancuara kemi perfshirjen edhe te veshit te brendeshem. Okult kolesteatoma jane ne ato raste kur kolesteatoma zhvillohet ne veshin e mesem mbrapa nje membrane timpanike normale.

Nje ndihme te madhe diagnostikuese jep aksial e koronal CT i cili jep informacion te mire rreth destruksionit kockor, anomalite e indeve te buta ne kavitetin timpanik dhe shtrirjen e kolestaatomes ne kavitetin cranial.

Mjekimi. Trajtimi konservativ nepermjet perdorimit te antibiotikeve dhe kortikosteroideve me pika ne vesh eshte inefektiv. Trajtimi kirurgjikal konsiston ne ne hehien radikale te imflamacionit dhe rekonstruktimin e veshit te mesem.

 
KOMPLIKACIONET EKSTRA DHE ENDOKRANIALE ME ORGJINE NGA VESHI.

Komplikacionet me orgjine nga veshi duhet te diagnostikohen sa me shpejt dhe te beteh trajtimi i tyre i menjehershem. Vleresimi klinik, audiometric, egzaminimi neurovestibular, egzaminimi radiologjik CT duhen kryer sa me shpejte qe te jete e mundur. Trajtimi kirurgjikal ka prioritet me te madh.

Labirintitis.

Shenjat klinike. Marrje mendesh, nauze, te vjella, zhurme si fishkellime ne vesh, shurdhesi qe instalohet per nje periudhe te shkurter. Pacienti nuk ka temperature dhe nuk ka dhimbje.

Patogenezis.Ne disa forma te otitit akut toksinat perhapen ne labirint nepermjet dritareve te vendosura ne ndersa infeksioni kalon ne labirint nepermjet eneve te gjakut.Ne rastet e otiteve media kronike me kolesteatome infeksioni perhapet ne labirint nepermjet fistulave te krijuara ne hapsiren perilimfatike.Infeksioni mund te mbivendoset edhe pas nje trauma kiturgjikale apo pas nje trauma te shoqeruar me fraktura transvesale te kockes temporale.

Diagnoza. Pacienti ka te gjitha shenjat e demtimit te rende te veshit te brendeshem.

Diagnoza diferenciale. Morbus Meniere, shurdhesit e menjehershme, vestibuloparite acute.

Mjekimi. Fillohet menjehere me antibiotike intravenoze me doza te larta ne menyre te vazhduar duke u shoqeruar me mastoidectomi radikale ne rastet e otitit te mesem chronic me kolesteatome.Ne tastet e traumave nderhyrja kirurgjikale ndermeret ne rastet e otorreve te liquorit cerebrospinal massive,paralizave te nervit facial dhe meningitit.

Prognoza. Labirintiti shfaqet ne forma klinike me ecuri te ndryeshme ne vartesi te zhvillimit te procesit patologjik. Labirintiti seroz shfaqet zakonisht pas traumave apo gjendjeve virale, format purulente shkaktohen si pasoje e invadimit te spaciumit perilimfatik nga bakteriet,forma cirkumskripte ne rastet e fistulave te labitintit si pasoje e kolesteatomes dhe i gjeneralizuar kur kemi perfshirjen e gjith labirintit ne process si pasoje e vazhdimit te perhapjes se infeksionit ne te ose kjo situate mund te vije edhe si pasoje e nje infeksioni te gjeneralizuar. Ne format e vonuara semundja ndjek nje kurs fulminant me humbje te plote pa kthyeshme te funksioneve te veshit te brendeshem. Infeksioni eshte i afte te shtrihet ne drejtim te meningjeve.

EPIDURAL EMPIEMA.

Shfaqia klinike. Dhimbje koke pulsuese monotone, otorre, temperature subfebrile. Nuk ka shenja tipike karakteristike patognomonike per semundjen.

Patogenezis. Infeksionet acute apo chronike shtrihen nga procesi mastoid ne drejtim te hapsires subdurale si pasoje e destruktimit te murit kockor qe ndan veshin e mesem nga kaviteti endokranial.

Gjithashtu infeksioni mund te perhapet edhe nepermjet eneve tte gjakut qe pershkojne murin kockor i cili mund te mbetet intakt.

Diagnoza. Gjenden pak simptoma karakteristike per kete semundje, disa here mund te zbulohet dhe gjate operacionit te mastoidectomise.Diagnostikimi mund te jete rezultat i egzaminimeve radiologjike si CT, MRI.

Mjekimi. Mastoidektomia immediate me ekspozim te dures ne kufijte e shendoshe,drenimi dhe antibiotikoterapia.

Prognoza. Eshte e mire kur semundja kapet dhe trajtohet shpejt perndryshe eshte rreziku i pakimeningitit duke avancuar ne leptomeningit.Empiemat subdurale jane te rralla dhe vijne si pasoje e meningitit difuse.

MENINGITI OTOGEN

Shenjat klinike. Perfshihen dhimbjet e fort ate kokes,qafa derrase qe nenkupton mos perkuljen e qafes dhe te trupit, ndergjegjia sa vjen e erresohet, fotofobi, irritabilitet, konvulsione toniko-klonike, paralize faciale. Otoreja, otalgia dhe shurdhesia mund te mungojne ose jane okulte. Tipike jane puls i shpejte, frymemarrje e crregullt, temperature ne shifra te larta.Pacienti mund te paraqese paralize te nervit okulomotor apo abducens dhe shfaqen crregullime ne fundus okuli.

Patogenezis. Shkaku eshte perhapja e nje infeksioni akut apo kronik zakonisht te shkaktuar nga pneumokoku ne drejtim hapsires subaraknoidale.

  • Ne rruge direkte sipasoje e destruksionit kockor nga infeksioni.
  • Nepermjet eneve te gjakut apo nervane qe peshkojne murin kockor.
  • Nepermje vazhdimit te perhapjes se tromboflebitit te venave.
  • Nepermjet labirintit ne keto raste sherben porus akustikus internus.

Diagnoza. Ne keto raste kemi shenjet tipike te meningitit acute ku perfshihen treguesit tipike ne rastet e meningiteve te lengu cerebrospinal, gjenden shenjat e nje infeksioni akut,sukakut dhe ne shumicen e rasteve kronik te veshit ne shkalle te ndryshme shfaqieje te jashteme. Egzaminimet radiologjike mund te jene decisive per diagnostikim dhe ne zgjedhjen e menyres se trajtimit.

Diagnoza diferenciale. Perfshim meningitin viral apo meningokoksemite epidemike si dhe meningitin tuberkular.

Mjekimi. Perdorimi i antibiotikeve me doza te larta dhe ne baze te antibiogrames. Perdorimi i penicillines nga 20-60 milione UI ne dite eshte i rekomanduar ne rastet e infeksionit nga pneumokoku.Perseritja e punksionit lumbar duhet bere per te vleresuar efikasitetin e mjekimit.

Prognoza. Semundja mund te perfundoje fatalisht ne rastet e pa mjekuara apo te mjekuara jo mire. Perspektiva e sherimit egziston ne 90% te rasteve kur diagnostikohet qe ne fazen e hershme se shkak eshte otiti media dhe i fillohet trajtim i adekuat dhe ne menyre te menjehershem.

TROMBOZA E SINUSIT SIGMOID ME ORGJINE NGA INFEKSIONET E VESHIT TE MESEM.

Shenjat klinike.Nje abcess i hapsires persinusale,periflebiti dhe fillimi i trombozes se sinusit kane ngjashmeri te madhe me abcesin epidural.Shkeputja e trombeve te infektuar krijon mundesine e septicemive qe perfshin.

  • Temperature me frisone disa episode brenda dites.
  • Takikardi
  • Dhimbje koke
  • Te vjella
  • Pergjumje
  • Qafa si derrase
  • Dispne ne lidhje me infeksionet metastazike pulmonare.
  • Krijimi i abceseve metastazike hepatike.

Patogenezis. Procesi imflamator kolestamatos vazhdon te destruktoje muret kockore perreth dhe ne disa raste harrin ne hapsiren perisinusale duke shkaktuat abcesin perisinusal qe shkakton periflebitin e sinusit sigmoid e ndjekur nga flebiti i sinusit. Trombi fillimisht krijohet ne muret e sinusit por gragualisht okludon gjithe lumenin e tij dhe shtrihet superjorisht ne drejtm te sinusit sagital dhe poshte ne drejtim te venes jugulare interna. Trombi peson trombolize per shkak te infiltrimit bacterial dhe krijon mundesine e perhapjes se masave te vogela te trombit ne drejtim te organeve duke krijuar mundesine e sepsisit metastatik.

Diagnoza. Shenjat klinike ne terenin e otitit akut apo media me kolesteatome qe sygjerojne per tromboze te sinusit.

  • Temperature e larte mbi 40 grade C shoqeruar me frisone gjate gjithe dites dhe nuk ndikohet nga antipiretiket.
  • Edeme e mastoidit dhe dhimbje e forte ne shtypje ne nivelin e kufirit posterjor te tij.
  • Indurim dhe tendosje e venes jugulare gjate bordit anterjor te muskulit sternoklejdomastoid.
  • Ne formen septike vrehen petekie ne lekure qe tregojne crregullime ne koagulimin e gjakut.
  • Splenomegali

Egzaminime radiologjike. CT tregon per destruksion kockor ne zonen e sinusit.Angiografia tregon per ngushtim apo okluzion te sinusit sigmoid ne fazen venoze te carotid- angiografise.

Diagnoza diferenciale. Ketu perfshihet tuberkulozi miljar, tifo, malaria, bruceloza, pneumonia virale, cistopielonefriti.

Mjekimi. Mastoidectomi radikale imediate duke zbuluar sinusin sigmoid deri ne kufij te shendoshe. Behet incision i sinusit dhe pastrohet nga trombet nderkohe qe vena jugulare interrna eshte liguar dhe prere ku nuk ka fenomene imflamatore.Antibiotikoterapi me doza te larta dhe per nje kohe te gjate shoqeruar me antikoagulante.

Prognoza. Pacientit duhet te ndiqet nepermjet CT te perseritura per te pare ndryshimet ne indet perreth. Semundja eshte fatale ne rast kur nuk mjekohet ne menyre korekte ose ne rastet ku shkaku baze dhe komplikacionet nuk diagnostikonen ne kohen e duhur. Kur mjekimi fillohet heret 80% e pacienteve sherohen.

ABCESET CEREBRALE ME ORGJINE OTOGENIKE.

Eshte nje nga komplikacionet me serioze qe zhvillohet ne fshehtesi ne terenin e nje procesi imflamator te otitit te mesem kolesteatomatoz kronik.

Shfaqia klinike.
Faza fillestare. Meningizem, nauze, dhimbje koke, ndryshime psykologjike, temperature.
Faza e fshehte. Atake epileptiforme, simptoma neurologjike.
Faza klinike. Te vjella te shoqeruar me bradikardi, crregullime te sjelljes, afazi, aleksi, agrafi, hemiplegji, atake epileptike, ataksi ne rastet e abcesit cerebelar, paralize te nervave kraniale, crregullim te fushes vizive, crregullim te sistemit okulomotorr dhe te pozicionit.
Faza terminale. Stupor, koma, shtremberim i syve ne drejtim te lezionit, bradikardi dhe frymemarrje Cheyne-Stokes.

Patogenezis. Semundja mund te perhapet nepermjet rruges direkte.

  • Nepermjet tegmentum timpani duke shkaktuar abces te lobit tempotal.
  • Nepermjet sinusit sigmoid ne fosa krani posterjor duke shkaktuar abces cerebelar.
  • Nepermjet labirintit ne sakusin endolimfatik duke formuar abcesin cerebelar.

Nje tjeter rruge eshte dhe ajo nepermjet eneve te gjakut (venave) ose nepermjet porus akustikus internus ne rastet e labirintitit.

Diagnoza diferenciale. Duhet te behet me tumoret.

Mjekimi. Hiqet fokusi primar nepermjet mastoidectomise dhe drenimi i abcesit mund te behet ne kete moment sikunder heqia primare mund te behet nepermjet kraniotomise nga nje neurokirurg. Eshte shume e rendesisheme eleminimi radikal i fokusit primar duke ndjekur rrugen e infeksionit. Antibiotik me doza te larta.

Prognoza. Edhe per rastet qe kane perfituar trajtim intensive kirurgjikal vdekshmeria ne vendet e zhvilluara mbetet ne shifrat 5-8%.

SEMUNDJET JO IMFLAMATORE TE VESHIT TE BRENDESHEM.

OTOSKLEROSIS.

Otoskleroza eshte semundje qe lokalizohet ne kapsulen kockore te labiirintit shkaku i se siles akoma nuk eshte zbuluar. Baza e stapesit ngurtesohet si pasoje e rrethimit te saj nga kocke spongioze, kjo gjendje ben fiksimin e stapesit ne lidhje me veshin e brendeshem keshtu qe stapesi num mund te vibroje normalisht.

Otoskleroza mund te preke stapesin,maleusin dhe kocken qe rrethon veshin e brendeshem duke perfunduar ne nderprerjen e transmetimit te tingullit ne veshin e brendeshem.Otoskleroza e pa mjekuar perfundon ne shurdhesi te plote zakonisht ne te dy veshet. Diagnoza egzakte vendoset me biopsy por vetem 10% e pacienteve ne ndryshime histologjike paraqesin simptoma per otoskleroze.

Shenjat klinike Ne vartesi te vendit te krijimit te fokusit te otosklerozes kemi dhe shfaqien klinike.

  • Ulje konduktive te degjimit ne 85% te rasteve kur fokusi gjendet ne veshin e mesem.
  • Ulje mikes e degjimit ne 15% te rasteve qe nenkupton ulje transmetive dhe neurosensoriale te degjimit.
  • Ulje e pastert degjimi e tipit neurosensorial ne 5% te rasteve.

Semundja zhvillohet ne menyre graguale duke u shoqeruar me ulje progressive te degjimit e cila prek fillimisht njerin vesh me kalimin e kohes prek edhe veshin tjeter ne shumicen e rasteve. Pacienti fillon te ndjeje ne menyre konstante, progressive zhurme ne vesh.

Semundja asnjehere nuk shkakton otalgi, otorre, marrje mendesh ose crregullime ne lidhje me ekujlibrin.

Patogenezis. Otoskleroza ka te beje me nje crregullim te lokalizuar te mineraleve ose te metabolizmit te kockes e cila shoqerohet me rritje te aktivitetit enzimatik te qelizave mezinkimale ne kapsulen e labirintit kryesisht predominojne faktoret gjenetike por gjithashtu ndikojne dhe crregullimet hormonale.

  • Anamneza familjare.
  • Nepermjet otoskopise mund te shikojme nje zone hyperemike ne promoter qe quhet shenja (Schwartze)
  • Provat funksionale, ne audiogramen tonale vrehet tregon per ulje transmetive te degjimit disa here per ulje mikes dhe rralle here per ulje neurosensoriale. Karakteristike eshte e thelluara Carhart qe nenkupton uljen e degjimit kockor ne frekuencen 2000Hz. Ne egzaminimin timpanometrik vrejme kurba me forme normale por me amplitude pak te ulet si dhe mungese te refleksit stapedius si pasoje e fiksimit te bazes se stapesit.
  • Egzaminimi radiologjik tregon pneumatizim shume te mire te mastoidit.

Diagnoza diferenciale

  • Behet me anomalite kogenitale te veshit tte mesem.
  • Me shkeputjen e zinxhirit kockor pas traumave.
  • Fiksimi post imflamator i kkockave te degjimit.
  • Me procese adezive.
  • Timpanosklerozen.

Mjekimi. Trajtimi i vetem mbetet kirurgjikal. Dhe ka dy lloj operacionesh stapedektomi qe nenkupton heqien ekspozimin e stapesit dhe te bazes se fiksuar e cila hiqet dhe nne vend te saj nendoset njje proteze e pregatitur me dhjame, kartilago etj qe fiksoheh nje procesin lentikular te inkusit.Kemi dhe Stapedotomi qe nenkupton hapjen e nje vrime tek bbaza e stapesit dhe dhe vendosjen e nnjje proteze industrial te varet ne procesin e gjate apo lentikular te sinkusit dhe piston fiksohet tek vrima qe kemi punktuar.

Prognoza. Semundja manifestohet ne 70 % te rasteve nga te veshet. Te dy veshem mund te operohen me njje interval kohor rreth 6 muaj. Ne raste se pacienti paraqet hypoakuzi neurosensoriale grave kirurgjia ne veshin qe degjon me mire nuk eshte ne indikacion.

CRREGULLIMET VESTIBULARE OSE MARRJE MENDESH.

MORBUS MENIERE

Shenjat klinike. Triada klasike eshte pershktuar per here te mare nga Meniere ne vitin 1861 dhe perfshin.

  • Zhurme e vazhdueshme ne vesh me frekuence te ulet qe i ndryshon intesiteti.
  • Ulje e menjehershme e degjimit.
  • Marrje mendesh ne forme atakesh duke patur ndjenjen e rrotullimit te objekteve.

Nje atak tipik fillon ne menyre akute me triaden qe pershkruam me siper duke u ndjekur nga nauze te vjella dhe te tjera simptoma vegjetative. Pacienti ka ndjenjen e bllokimit te veshit. Zhurma ne vesh dhe ulja e degjimit mund te fillojne para atakut dhe te ndryshojne gjate tij.

Karakteristike eshte qe tinnitus apo zhurma ne vesh te permiresohet ndersa degjimi perkeqesohet dhe ne shumicen e rasteve permiresohet pas atakut dhe ky quhet” Lermoyez phenomenon”. Simptomat zakonisht jane uni laterale, ne shumicen e rasteve pas atakut degjimi normalizohet dhe zhurma zhduket nga veshi.

Ne stadet me te voneshme te zhvillimit te semundjes vrehet nje ulje e degjimit permanente per tonet e uleta dhe ne stadin e fund ulja e degjimit eshte unilateral e rende dhe per te gjitha frekuencat. Shkaku i shfaqjes se semundjes nuk eshte i qarte.

Patogenezis.Semundja shfaqet si pasoje e prishjes se balances sasiore te volumeve midis perilimfes dhe endolomfes si pasoje kemi shfaqien e ndryshimeve cilesore ne permbajtjen e elektroliteve ndermjet perilimfes dhe endolimfes nepermjet procesit te presionit osmotic gjate gjithe labirintit membranoz. Kjo shkakton hidrops endolimfatik.

Mjekimi.
Gjate atakut.

  • Qendrimi shtrire ne shtrat.
  • Solucione intravenose me permbajtje elektrolitesh ne rastet qe kane te vjellura te shumta.
  • Medikamente intravenoze antiemetike, dhe antivertiginoze.
  • Solucione me peshe molekulare te vogel si dextran dhe vazodilatatore per permiresimin e qarkullimit labirintik dhe te permiresojne qarkullimin e perilimfes dhe endolimfes

Ne fazen e qete te semundjes perdorim.

  • Medikamente antivertiginoze anti histaminike (Betahistine).
  • Diuretike
  • Trajtim psikologjik.

Prognoza. Nje nga karakteristikat kryesore te Morbus Meniere eshte ecuria e paparashikuar e semundjes. Nga njera ane kemi format abortive te cil te cilat sherohen pas disa atakesh pa pasoje ne lidhje me degjimin nga ana tjeter semundja mund te progresoje me atake te here pas hershme pasuar nga periudha qetesie dhe shoqerohet me ulje permanente te degjimit.

Egziston dhe nje forme acute qe shoqerohet mme atake te perseritura qe cojne ne humbje te plote te degjimit dhe shoqerohen me crregullime serioze te ekujlibrit. Shfaqja bilateral e semundjes eshte e rralle dhe haste ne me pak se 10 % e rasteve.

VERTIGO E POZICIONIT.

Sheanjat Klinike. Vertigo e pozicionit ose sic quhet ndryshe verigo me atake paroksizmale beninje.Semundja karakterizohet me atake te forta te papritura vertigo me ndjesi rrotullimi te objekteve (marrje mendesh). Semundja shpesh here shperthen gjate nates si pasoje e cuarjes se menjehershme apo ndryshimit te pozicionit.

Patogeneza. Vertigo e pozicionit ka orgjine periferike dhe ka te beje me lesion ne nivelin e organit fundor te ekujlibrit.Teorikisht semundja nxitet nga depozitime te vogela qe quhen otokonde dhe notojne ne endolimfen e kanaleve semicirkulare dhe semundja quhet kanal litiasis. Keto otokonde jane shkeputur nga macula. Gjate levizjes se kokes keto pjese te vogela shkaktojne nje perkulje te sforcuar te kupules dhe si pasoje kemi shfaqien e simptomave tipike te semundjes.

Mjekimi. Ne praktike perdoren Dix-Hallpike manever qe bazohet ne ndryshimin e shpejte te pozicionit te kokes nga pozicioni shtrire ne ate ndenjur per te krijuar mundesine e shkeputjes dhe ripozicionimin e otokondeve.

CRREGULLIMET VESTIBULARE ME NATYRE CENTRAL.

Shfaqja klinike.

  • Atake te papritura te vertigos me kohezgjatje te shkurter 1-2 sek.
  • Atake vertigoje qe shoqerohen me rrezimin ne toke te pacientit qe nuk shoqerohen me humbje te koshjences.
  • Marrje mendesh e shoqeruar me crregullime te pamjes, diplopi, hemianopsi, skotoma, etj.
  • Marrje mendesh shoqeruar me disartria dhe crregullime te personalitetit.

Patogeneza. Vertigot me natyre centrale jane pasoje e crregullimeve multifokale te sistemit nervor qendror. Keto shoqerohen me simptoma te crregullime okulomotore dhe crregullime somatosensore.

Investigimi dhe trajtimi i ketyre crregullimeve behet nga specialiteti i neurologjise. Shkaku me i shpeshte eshte insuficienca vaskulare e trungut cerebral e cila con ne lezione iskemike dhe hemoragjike.

Crregullimet ne lidhje me degjimin.

SHURDHESIA E MENJEHERSHME.

Shenjat klinike. Pacienti ka ndjenjen e presionit ne vesh nderkohe fillon e shfaqet zhurme shqetesuese ne vesh e ndjekur nga ulja e theksuar degjimi qe brenda disa minutave fillon ulja e theksuar degjimi qe perfundon ne shurdhesi te plote.

Patogenezis. Ne shumicen e rasteve shkaku mbetet idiopatik ose i panjohur, gjithashtu akuzohen infeksionet virale,crregullimet e mikrocirkulacionit ne veshin e mesem,reaksionet imunologjike.

Diagnoza. Simptomat zakonisht jane unilateral. Audiograma tregon ulje neurosensoriale te degjimit per frekuencat e larta dhe te mesme deri ne shurdhesi te plote. Per verifikimin e diagnoses ndihemoje egzaminimet si Timpanometri, emisjonet statoakustike, testet vestibulare etj.

Mjekimi. Qellimi eshte te permiresojme mikroqarkullimin dhe oksigjenimin e koklear sa me shpejte te mundemi.

  • Solucione intravenoze me peshe molekulare te ulet si dekstran ose vazodilatatore sistemike.
  • Kortikosteroide.

Prognoza. Ne rast se mjekimi fillon brenda 24 oreve te para sherimi eshte shpesh i pjesshem ose i plote brenda disa diteve. Mund te ndodhe permiresim spontan. Prognoza eshte jo e mire per pacientet qe vuajne me diabet, hypertension apo semundje vaskulare me demtime permanente.

ULJET PROGRESSIVE TE DEGJIMIT APO SHURDHESITE NEUROSENSORIALE.

Semundja fillon ndermjet moshes 30 -50 vjec. Shkaku eshte i panjohur

Klinika. Ulja e degjimit eshte bilaterale me variabilitet te ndryshem ne lidhje me uljen e degjimit.Fillon me nje ulje e papritur e degjimit qe vazhdon te progresoje gradualisht ulja e degjimit shpesh here shoqerohet me zhurme ne vesh.Shurdhesia e plote ndodh Brenda nje periudhe kohore qe kerkon vite apo dekada.

Diagnoza. Ulja progressive billaterale e degjimit vleresuar me audiometri.

Perjashtimi i faktoreve etiologjike qe mund te jene metabolic, gjenetik, autoimmune, infektiv, toksik, etj.

Perjashtimi i faktoreve ekstrakokleare,psykogene dhe uljet te degjimit me natyre central.

Mjekimi. Vendosje aparat degjimi ose implantim koklear.

Presbiakusia. Ulja simetrike billaterale e degjimit per moshat mbi 50 vjec eshte nje ulje degjimi qe lidhet me moshen. Nga kjo semundje vuajne personat mbi 50 vjec dhe rreth nje e treat e personave mbi 65 vjec kane ulje te rendesisheme te degjimit qe llogaritet ne shifra rreth 35 db ose me shume ne audiometrine tonale.

Audimutisem. Termi eshte i pasakte pasi ai nuk le nenkuptim per zhvillim te vonuar te te folurit. Femija nuk flet megjithse eshte i afte te degjoje.Termi audimutisem ne kuptimin strikt perfshin femijet te cilet nuk fillojne te flasin pas moshes tre vjec komunikojne nepermjet xhestesh per kerkesat e tyre dhe jane te paafte te flasin fjale por nuk kane defekte mentale dhe demostrojne degjim normal.

Gjendet nje lidhje ndermjet audimutismit dhe demtimit te trurit ne femijerine e hershme. Termi shurdh-memec eshte zevendesuar me zhvillim te vonuar apo moszhvillim i aftesise se te folurit.