Septoplastika, te dhena epidemiologjike.

HYRJE

Nje nga deformimet me te shpeshta te skeletit osteokartilaginoz ne sferen orl eshte deformimi i septumit nazal. Ky deformim fatkeqesisht ne shumicen e rasteve nuk paraqet ankesa nga i semuri dhe nuk konstatohet dhe vleresohet nga sherbimi shendetesor paresor dhe si pasoje dhe nuk diagnostikohet.

Deviacioni i septumit nuk eshte nje patologji e lindur pavaresisht predispozicionit per t’u zhvilluar te cdo individ i caktuar. Septumi dhe per pasoje dhe deviacioni i tij zhvillohet ne raport me rritjen e skeletit osteokartilaginoz te hundes dhe sinuseve paranazale . Si i tille individi bashkejeton me problemin dhe ne me te shumten e rasteve i semuri paraqet ankesa qe lidhen me pasojat qe shkakton deviacioni(veshtiresi ne frymemarrje, sekrecione nazale, dhimbje te kokes, infeksione te veshit, infeksione te rrugeve te siperme dhe te poshtme te frymemarrjes , etj)

RESUME

Septoplasty is not a new surgical method, but sometime it is not accurately evaluated especially for primary and secondary healthcare providers. Symptoms are under evaluated, and patients are prone to large amounts of antibiotics leading to complications. Benefits from septoplasty are obvious according to different authors.(1,2,3,4,5)

We present a distribution of septoplasty during recent years in Military hospital. From 2000 to 2006 it s noticed an obvious increase of number of septoplasties, especially in 15-24 years old patients. Between rural and non rural patients we noticed no difference in number and preference. Both sexes underwent to septoplasty to the same frequency.

METODA DHE MATERIALI

Te dhenat jane marre nga statistika e Spitalit Universitar i Traumes, Tirane per periudhen 2000 – 2006.

Ne kemi perdorur testin e hi katrorit per te krahasuar nr e nderhyrjeve ne vite, gjinine, dhe shperndarjen qytet fshat.

Kemi perdorur regresionin multiple per te evidentuar moshen me te spikatur qe i nenshtrohet ketij interventi.

REZULTATET DHE DISKUTIMI

Viti Nr.tot.operacioneve Nr.tot.septoplastikave Perqindja.septoplastikave
2000 937 269 29%
2001 724 334 46%
2002 742 382 51%
2003 890 546 61%
2004 840 544 60%
2005 219 163 74%
2006 867 618 71%

Ne kete tabele kemi paraqitur numrin e septoplastikave ne perputhje me numrin e operacioneve total qe jane zhvilluar ne propocion me vitet. Shikohet qe me vitet kemi nje rritje te ketyre nderhyrjeve. Ne analizen statistikore qe u zhvillua me testin X2 ku u krahasuan vitet 2005 dhe 2006 me vitet e tjera, ky test doli sinjifikant (p< 0.05). Pra kjo rritje nuk eshte e rastesishme.

Viti 5-14 15-24 25-34 35-44 45-54 55-64 +65
2000 4 225 65 34 9 1 1
2001 5 182 83 45 13 4 2
2002 2 213 105 35 18 6 3
2003 13 298 142 56 27 6 3
2004 7 317 124 56 34 2 3
2005 0 1 97 34 24 5 2
2006 7 321 150 87 37 14 2
Total 2413 1556 666 347 152 38 16
Totali(%) 38% 58% 21% 12% 6.1% 1,1% 0,5%

Shihet nga tabela se grupmoshat ku jane aplikuar me shume septoplastika jane ato 15-24 vjec dhe 5-14 vjec. Ne analizen statistikore ku u aplikua regresioni multipel midis grupmoshes 15-24 vjec dhe grupmoshave te tjera te marra ne studim u pa se 58% ishte sinjifikante p=0.032. Nuk eshte rastesi ne studimin tone por vertet grupmosha 15-24 vjec ben me shume operacione te septoplastikes.

Krahasimi i te dhenave ne raport me seksin.

Viti 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006
Totali 269 334 382 546 544 163 618
F 88 123 130 210 276 86 286
M 188 211 252 336 268 77 332
M/ % 70% 62% 66% 61% 49% 49% 53%

Ne analizen qe iu be me testin X² ndryshimit midis dy gjinive ne aplikimin e ketyre nderhyrjeve nuk rezultoi sinjifikante p>0.05.

Krahasimi i te dhenave ne lidhje me vendbanimin; Qytet, Fshat

Viti 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006
Total 269 334 382 546 544 163 618
Fshat 98 174 109 108 150 81 169
Qytet 171 260 273 438 394 82 499
Q% 66% 74% 71% 80% 72% 50% 80%

Ne analizen qe iu be me testin X² numrit te nderhyrjeve te septoplastikes ne zonat rurale apo urbane nuk doli sinjifikante. p>0.05.

DISKUTIM

Nga analizimi i te dhenave Tab1 verrejme se numri i operabilitetit me diagnoze Deviatio septi nasi vjen duke u rritur nga viti ne vit dhe kjo vjen si pasoje e permiresimit te diagnostikimit, permiresimit te cilesise dhe teknikave operatore(1)(2), kerkeses per nje jete sa me te mire nga ana e vete pacienteve si dhe inkurajimi nga pervoja pozitive e te semureve te tjere te operuar me kete diagnoze. Vlen te theksohet se rekomandimi nga sherbimi shendetesor mbetet i ulet.

Mosha qe me shme i nenshtrohet ketij interventi eshte ajo e te rinjve. Kjo e dhene eshte shume e rendesishme dhe lidhet drejtepersedreji me faktotet e rritjes dhe te zhvillimit te strukturave te hundes dhe sinuseve paranazale.(3,4 )

Ne rastet e patologjise se septumit nga vete i semuri apo nga familjaret verrehet frymemarrje jo e mire me hunde, sekrecione nasale qe me se shumti shfaqen ne mengjes dhe nxirren nga goja me ane te kollitjes, gjendje “gripi“qe vazhdojne per nje kohe te gjate(5), infeksione te veshit, ere e keqe nga goja apo angina te perseritura te gjitha keto apo dhe te tjeta ankesa terheqin vemendjen e te semurit apo familjareve te tij.(5,6) Analizimi i te dhenave te tab.3 rezulton se kjo semundje shfaqet njelloj ne te dy gjinite me te njejtat karakteristika.

Nga analizimi i Tab.4 rezulton se kontigjenti qe jeton ne qytet eshte me i madh ne numer por kjo vjen si pasoje e mundesive dhe informimit me te medha qe ka ky kontigjent ne krahasim me ate rural. por statistikisht nuk u verrejt ndonje lidhje statistikisht e rendesishme midis vendbanimit dhe operabilitetit.

Si perfundim mund te themi deviacioni i septumit eshte nje nga shkaqet e sinuzitit dhe korrigjimi i tij permireson cilesine e jetes dhe komplikacionet ne rruget e poshtme te frymemarrjes.

BIBLIOGRAFI

1. Arne Ernst, Michael Herzog, Rainer O.Sedl.: Diagnosing injuries of the midface, chapter 19, Head and neck trauma,2009, 69-71.

2. Charles W Cummings, John M. Fredrickson, Lee A Harker .: Nasal Septum, chapter 46, Otolaryngology Head and neck Surgery 1993, 786-800.

3. John Jacob Ballenger.: The clinical anatomy and physiology of the nose and accessory sinuses.1, Diseases of the nose, throat, ear head, and neck 1991, 71-78.

4. Hueston C King.: Allergy and sinus diseases, chapter 15, Allergy in ENT practice, 2009, 386-398.

5. Scott-Brown.: Acute sinusitis, chapter 8, Diseases of the ear nose and throat, 1973, 183-213.

6. Tadeus Nawka, Hans Behrbohm, Oliver Kaschke, et al.: Diseases of septum, chapter 2, Nose nasal sinus and face 2009, 197-217.

 

 

Osteomat e panderlikuara te sinusit frontal.

HYRJE

Osteomat jane tumore beninje me rritje te ngadalte qe pas heqjes kirurgjikale nuk japin recidive locale apo metastaza ne distance.Osteomat e sinuseve paranazale perbejne 50% te te gjitha tumoreve beninje te hundes dhe te sinuseve.

Lokalizimi me i shpeshte eshte sinusi frontal me nje incidence qe varion nga 47-80% te te gjitha rasteve.2,3 Ne 37% te rasteve osteomat marrin orgjine nga sutura frontoethmoidale por shume osteoma marrin orgjine nga vende te ndryshme te sinusit, prej cdo pjese te sinusit frontal( catise, dyshemese ,septumit interfrontal, murit anterior ose posterior) Ne lokalizimin fronto etmoidal , me shpesh lokalizohet prane duktusit nazolakrimal.

Incidenca e sakte e osteomave ngelet e panjohur meqenese ato jane asimptomatike dhe mund te zbulohen rastesisht gjate nje ekzaminimi me rreze X.

Mosha e fillimit varion nga dekada e 3 te deri ne te 4 t te jetes.

Meshkujt preken 2:1 ne raport me femrat.

RASTI I PARE.

Pacientia VH.37 vjec, diagnostikohet pas nje egzaminimi Ro-grafik te sinuseve paranasale ne kuadrin e nje historie te gjate qe ankon dhimbje koke. Pacientia ishte trajtuar per sinusit maksilar te asaj ane , me orgjine odontogene para disa vitesh, dhe here pas here sinuziti maksilar riakutizohej. Diagnostikimi u saktesua me CT. Osteoma paraqitej me shtrirje fronto-etmoidale me diameter rreth 2 cm dhe heqia e saj u realizua nepermjet nje nderhyrjeje kirurgjikale fronto-orbitale[Lynch].

Ne operacion u verifikua qe duktusi naso-frontal ishte i lire, mukoza e sinusit ishte e shendoshe dhe u realizua dhe nje komunikim shtese fronto-etmoinal i konsiderueshem. Plaga operatore u mbyll ne shtresa dhe u be fashatim kompresiv i regionit .Gjate qendrimit ne spital u trajtua me antibiotike dhe anti imflamatore. Pacientia u ndie menjehere e cliruar nga dhimbja e kokes dhe ne dinamike nuk u vrejt ndonje pasoje qe te lidhet me osteomen apo nderhyrjen pas 1.5 vjetesh.

Fig.1 – Pacientja VH, 7 dite pas operacionit. Incizioni i perdorur eshte fronto-orbital, dhe metoda operatore Lynch.

 


Fig.2 – Prania e osteomes frontoethmoidale ne CT.


Fig.3 Ro rafi pas heqjes te osteomes.

RASTI I DYTE.

Pacientia 48 vjec diagnostikohet pas nje egzaminimi Ro-grafik te sinuseve paranasale pasi paraqiste nje dhimbje te vazhduar te kokes dhe prej disa vitesh trajtohej me medikamente te ndryshem pa efikasitet. Per saktesim diagnoze u be CT i kokes dhe u pa qarte madhesia dhe shtrirja e osteomes e cila e merrte orgjinen nga septum intrasinusal i sinusit frontal dhe shtrihej brenda kufijve te sinusit. Interventi kirurgjikal per heqien e saj u realizua me incision fronto-orbital[Lothrop].

Gjate nderhyrjes u vrejt qe mukosa e sinusit ishe intakte,duktusi fronto-nazal i lire dhe baza e osteomes ishte ne septum. Me kete rast u krijua dhe nje komunikim midis dy sinuseve. Plaga operatore u mbyll per prima dhe u mjekua me antibiotike dhe kortizonike per nje periudhe te shkurter. Del pas 2 ditesh nga spitali dhe menjehere u ndie e cliruar nga dhimbja. Periudha e me voneshme ka rezultuar e qete dhe ne egzaminimet Ro-grafike te kontrollit rezulton qe sinusi te jete pa patologji dhe me ajrosje normale.

Fig.4 Osteome e sinusit frontal me baze ne septum.

 


Fig.5 Ro grafi 1 vit mbas heqjes te osteomes


Fig.6 Foto e pacientes 1 vit post interventit.

DISKUTIM

Persa i perket etiopatogjenezes te osteomes te sinusit frontal ekzistojne tre teori : traumatike, infektive dhe embriologjike.3,7.

Asnje nga keto nuk eshte plotesisht e akredituar se te tjerat ose e afte te hedhi poshte te tjerat. Ne fakt nuk ka gjithmone nje histori traume. Megjithese inflamacioni eshte vertetuar qe stimulon aktivitetin osteoblastik , inflamacioni i sinusit ndjek obstruksionin e ostiumit.1,3.

Sipas teorise embriologjike osteoma mund te rrjedhe prej suturave fronto ethmoidale , ku ka ind membranoz dhe osteokartilagjinoz, por osteoma mund te zhvillohet larg prej ketyre zonave.3,5,7.

Raste me osteoma multiple jane te rralla por kur jane prezente mund te shoqerohen me polipoze te zorres te trashe.(sindromi Gardner tumore subkutane desmoide dhe ciste epidermale.)2,3,7

Histologjikisht dallojme 3 tipe osteomash 2,6

  • Kompakt ose fildish, me lamella kockore te vendosura ne shtresa , me rritje te ngadalte.
  • Spongioze, me spaciume te gjera medulare, pa kanalet e Haversit me rritje me te shpejte dhe me aggressive.
  • E perzier ku te dy karakteristikat e mesiperme jane te pranishme dhe kjo paraqet formen me te zakonshme me 50% te rasteve.

Klinikisht kjo forme e osteomes mund te mbetet asimptomatik per nje kohe te gjate, madje per te gjithe jeten e pacientit , mund te zbulohet rastesisht nga nje Ro grafi. Megjithese osteoma invadon bulbusin ne 1/3 e rasteve simptomat qe lidhen me te nuk jane te shpeshta dhe konsistojne ne proptoze, diplopi dhe ptoze 7.

Rastet me humbje shikimi dhe epifora, jane raportuar rralle nga literature.Gjate rritjes te ngadalte osteoma mund te perhapet ne fosen Kraniale nepermjet lamines kribriforme duke shkaktuar hypertension endokranial, meningit, pneumocefalus. 2, 5 ,6 ,7.

Persa i perket diagnoses radiologjia paraqet rendesi kryesore dhe CT paraqet shtrirjen dhe relacionet e osteomes me strukturat e aferta. Rezonanca magnetike indikohet ne te gjitha rastet kur suspektohet komplikacion endokranial. 1,3,5.Ne rastin e osteomave te vogela asimptomatike rekomandohet te ndiqen nepermjet Ro-grafi cdo 6 muaj per te pare ecurine e semundjes.7.

Ndersa qendrimi mjekesor karshi osteomave simptomatike apo atyre qe shoqerohen me komplikacione orbitale apo endokraniale nga te gjithe autoret eshte pranuar qe trajtimi i osteomave eshte kirurgjikal por koha dhe lloji i nderhyrjes do te varen nga simptomat e shfaqura apo nga lokalizim ,madhesia dhe shtrirja e tumorit. 2,4,7.Parimet e nderhyrjes kirurgjikale jane ato qe zbatohen ne rastet e te gjithe tumoreve beninje.

Ne rastet e osteomave pa shenje orbitale apo endokraniale teknika operatore e zgjedhur do te ishte ajo fronto-orbitale sipas Ogston –Luc.2,5,6,7. Kjo teknike ne vetvete perfshin disa teknika te tjera qe kane marre emra te ndryshem sipas autorit qe i ka aplikuar. 5,7.

REFERENCAT

1. Spencer MG, Mitchel DB, Growth of frontal sinus osteoma Laryngol Otol 1987, 101:726-8

2. Volwes RH, Bleach NR, Imaging case study of the month: Frontoethmoid osteoma. Ann Otol Rhinol Laryngol 1999, 108:522-4

3. Marcos J et al Osteoma frontal a proposito de un caso. Acta Otorhin 1990, 41:178-80

4. Alford BR, Gordman GN Mersol VF. Osteoplastic surgery of the frontal sinus. Laryngoscope1965, 75:1139-50.

5. Whiston We. Orcutt JC Walkinshaw MD. Orbital osteoma in Gardner’s syndrome. Am J Ophthalmol 1986, 101:236-41

6. Ferlito A et al Intracranial pneumocephalus(secondary to frontoethmoidal osteoma) J Laryngol Otol 1989, 103:634-7.

7. Holness RO, Attia E Osteoma of the frontoethmoidal sinus with secondary brain abscess And intracranial mucocele: case report. Neurosurgery 1994, 35:796-7.