Dhimbjet e kokes me orgjine nga sfera ORL.
a-Hunda dhe sinuset paranasale: Rhinosinusitet acute e chronike,Deviacioni I septum nasi sidomos kur devijimi prek konken e mesme.Ne rastet e presioneve negative ne sinuse, tumoret.
b- Dhimbja e kokes nga nasofaringsi: Hypertrofia e vegetation adenoideve ,(mishi I huaj ne hunde te femijet),cystet e tumoret.
c- Kaviteti oral: Infeksionet e mukoses se gojes,ulcerat, dhe semundjet tumorale.
d- Orofaringsi : Abcesi peritonsilar,abcesi parafaringeal,retrofaringeal dhe tumoret.
e- Laringsi dhe laringofaringsi: Infeksionet acute ,tumoret.
f- Veshi: infeksionet acute,kronike,komplikacionet endokraniale te infeksioneve kronike,tumoret.
Dhimbjet e lokalizuara te kokes.
Keto dhimbje hasen kryesisht tek njerezit ne moshen e mesme.
Shfaqia klinike:
Episodet e dhimbjes se forte kryesisht perreth syrit jane te perditshme kryesisht naten dhe zgjasin nga 15 minuta deri ne 3 ore , jane aq te forta saqe personin e zgjuajne nga gjumi. Ato shoqerohen me skuqie te konjuktives ,lotim, nasal kongjestion ,kullime te ujshme nga hunda. Gjate periudhes se semundjes pacienti mund te kete periudha remisioni qe zgjasin me jave apo muaj. Ne rastet kur dhimbja merr karakter kronike nuk vrehen peridha remisioni.
Si faktore faforizues sherbejne alkoli,stresi,disa ushqime.
Trajtimi : Ne fazen acute mund te perdoret: Sumatriptan subcutan ose intranasal ne forme spray, Oxigjenoterapi me perqindje 100% oksigjeni, per 15 minuta.Zolmitriptan ne forme spray nasal.Dihydroergotamine I/M ose I/V. Sol. Xsylocaine spray nasal. Medikamentet orale paraqiten jo efektive.
Mjekimi ne vazhdim behet me: Ergotamine retard,Prednison,Dihydroergotamine,Xsylokaine.
Mjekimi profilaktik :Carbonat litiumi,verapamil,cyproheptadine,etj.
Dhimbjet kokes me orgjine post- traumatike:
Keto dhimbje lidhen kryesisht me traumat e mbyllura te kokes mund te perkeqesohen me kalimin e diteve dhe me kalimin e kohes largohen gradualisht.Dhimmja mind te jete e lokalizuar apo mund te jete e perhapur ne gjithe koken.
Dhimbja mund te shoqerohet me nausea,te vjella,ulje te shikimit,irritabilitet,acarim te saj nga drita, veshtiresi ne perqendrim, vertigo te pozicionit,nistagmus ,etj.
Cdo trauma koke duhet te eksplorohet per te verifikuar apo perjashtuar demtimet dhe ne vartesi te te dhenave dhe demtimeve behet dhe trajtimi.
Dhimbja e kokes ne formen e tensionit nervor.
Kjo eshte forma me e shpeshte e dhimbjes se kokes qe kerkon egzaminim te kujdesshem te e pacientit ne pergjithesi per te gjetur shkakut e dhimbjes kronike ne formen e tensionit nervor. Ne keto raste crregullimet e ankthit shoqeruar me crregullime te gjumit luajne rol kryesor . Egzaminimi I pacientit konsiston rreth kushteve te jeteses, punes, regjimit ditor , gjumin, aktivitetit fizik etj.
Shfaqja klinike. Dhimbja e kokes nuk eshte pulsative por difuse e perqendruar ne regionin oksipital e cervical. Pacientet ankohen per veshtiresi ne perqendrim dhe ankesa te tjera vagale jo specifike.
Faktoret agravues . Dhimbja e kokes eshte konstante per gjate gjithe dites dhe mund te agravohet si pasoje e stresit emocional, apo crregullimimeve te humorit,zhurmat, debatet.
Mjekimi. Antimigrenoset nese analgjeziket jane jo efektive. Relaksim,masazhe,dush me uje te ngrohte etj.
Teknika me injektim te toksines se Botulizmit . Injektimi local I lidokaines mund te jete efektiv.
Dhimbja e kokes si shoqeruese e Depresionit.
Karakteristike e kesaj lloj dhimbjeje eshte se eshte me e forte kur pacienti cohet nga gjumi shoqeruar me ankesa te tjera qe lidhen me graden e semundjes baze.
Neuralgjia Trigeminale
Kjo semundje haste kryesisht ne moshat e mesme dhe tek te moshuarit, grate jane me te prekura.
Shenjat Klinike:
Kriza te forta dhimbjeje ne regionin facial ne drejtim te nje prej degezimeve te nervit trigeminal (dega mandibulare,dega maxilare,dega oftalmike e nervit trigeminus ).Dhimbja mund te iradiohet ne drejtim te syrit,veshit,gojes apo hundes.Ne faktoret nxites te dhimbjes mund te permendim kafshimin e cumcakizit,e folura,larja e fytyres, larja e dhembeve,era e ftohet, ngacmimi I pikes se dhimbjes duke e prekur. Permiresime spontane qe vashdojne me muaj apo me gjate ndodhin per shkaqe te panjohura.Egzaminimi neurologjik rezulton normal.
Diagnoza diferenciale. Ne pacientet me moshe te re duhet dyshuar per sklerose multiple. Duhen kryer egzaminimet per perjashtim e tumoreve ne fosa krani posterior.
Mjekimi: Carbamazepine (600- 1200 mg ne 3-4 ndarje ne dite),Phenytoine (200-400mg ne dite, ne rastet kur Carbamazepina nuk ka efekt).
Procedura jo invasive : Rizotomi me radiofrekuence. Gama radiokirurgji, etj.
Dhimbje faciale atipike:
Shenjat klinike: Keto dhimbje kane karakter difus me kufij te pa qarte perhapjeje haste kryesisht haste tek grate me humor te rene .Ne fillim fillon si djegje e lokalizuar qe shpejt perhapet ne gjithe faqen,ne disa pacient mund te perhapet dhe ne anen tjeter, ne drejtim te qafes ose regionit oksipital.
Dhimbjet nga demtimet e artikulacioni temporo –mandibular.
Dhimbje te tilla vine nga demtimet artikulare qe person kapsula artikulare e artikulacionit apo nga demtimi I strukturave skeletike perreth artikulacionit.
Shkaqet kryesisht lidhen me problemet e kafshimit, gjendjen e dhembeve ,protezat,traumat,semundjet imflamatore qe prekin kycet dhe muskujt,artriti rheumatoid etj.
Klinika: Veshtiresi ne kafshim,dhimbje gjat kafshimit apo ne qetesi sidomos naten e perqendruar rredh veshit, veshtiresi ne hapjen e gojes. Devijimi I mandibules gjate pertypjes. Bllokimi I artikulacionit gjate hapjes apo mbylljes se gojes. Krijimi I krepitacioneve gjate hapjes se gojes. Dhimbja e muskujve te pertypjes dhe enjtja e tyre.
Mjekimi:
Trajtimi eshte ne raport me shkallen e demtimit. Ne format e lehte te demtimeve rekomandohet evitimi I pertypjes sa me shume dhe ushqyerja me ushqime te buta.Analgjezike jo steroide si ibuprofen 900-1200mg ne dite etj.
Relaksues muskulare ,anxiolitike, Korticosteroide lokale,imobilizim I artikulacionit apo dhe procedura kirurgjikake kur mjekimet e tjera conservative nuk kane dhene efekt dhe ka indikacione per artroskopi te artikulacionit.