Infeksionet e kanalit te jashtem te degjimit ose otitis externa.
Veshi si organ nga pikepamja anatomike dhe fiziologjike ndahet ne tre pjese,
veshi I jashtem qe perfshin llapen e veshit dhe kanalin e veshit deri ne nivelin e
membranes timpanike , veshin e mesem qe shtrihet nga membrane timpanike
deri ne pjesen kockore ku eshte I vendosur veshi I brendeshem. Veshi I mesem
eshte nje kavitet ku jane te vendosura kockat e degjimit dhe eshte I mbushur me
ajer, presioni I te cilit rregullohet nepermjet tubit te Eustachut qe lidhe
nazofaringsin me veshin e mesit.
Semundja kryesore dhe me e shpeshte e veshit te jashtem eshte otitis externa, I
cili ne vehtvete eshte imflamacioni I kanlit te jashtem te degjimit.
Infeksionet me te shpeshta ne KJD jane me orgjine bakteriale dhe mykotike.
Faktoret predispozues dhe favorizuesper otitis externa.
Temperatura e larta te mjedisit te cilat nxisin djersitje te shtuar te organizmit
duke ndikuar ne ndryshimin e pH ne alkalin, duke favorizuar rritjen e
bakterieve.
Ngushtimet e kanalit, stenoza, egzostoza, dylli ne vesh. Traumat e veshit qe
shkaktohen gjate pastrimit , lavazhit, perdorimit te instrumentave per kruarjen e
veshit.
Infeksionet e veshit qe mirren nepermjet ujit gjate notimit ne pishina apo ne det.
Semundje si alergjia dhe diabeti jane shkaqe favorizuese.Reduktimi I elascitetit te
lekures se veshit dhe atrofia e gjendra sebace dhe ceruminoz ndikon negativisht
ne higjenen dhe fiziologjine e kanalit te jashtem te degjimit.
Kanali I jashtem I degjimit funksionon nepermjet nje mekanizmi vetepastrimi duke
riperteritur vazhdimisht lekuren e kanalit.


Shenjat klinike
Shenja e pare e infeksionit eshte dhimbja e veshit qe sa vjen e shtohet dhe
acarohet nga prekja apo levizja e nofulles, enjtja e hyrjes se kanalit dhe
sekrecione te trasha qe veshin lekuren e kanalit, me kalimin e kohes shfaqen dhe
gjendra limfatike perreth veshit. Shkalla e dhimbjes dhe e ankesave te tjera eshte
ne raport me shkallen e infeksionit dhe perhapjen e tij ne kanal. Infeksioni mund
te perhapet nepermjet kontaminimit nga njeri vesh tek tjetri. Ne disa raste fillimisht por dhe ne vazhdim pacientet kane kruarje veshi e cila e perhap dhe me
shume infeksionin.

Mjekimi
Kanali I jashtem I veshit duhet te disindektohet me sol Alkol salicilici 2 % dhe te
vendoset nje tampon me pambuk ne KJD I njomur me kete solucion dhe te
mbahet ne kanal per 48 ore. Te vazhdohet me pika me alkol disa here ne dite te
pikohet mbi pambuk . Pas dy ditesh hiqet pambuku dhe vazhdohet me sol.alkol
salicilici me pika ne vesh, 3 here ne dite. Si medikamente te tjera me pika mund te
perdoren solucione me permbajtje antibiotikesh apo qe kane dhe corticosteroide.
Pacienti duhet te marre antibiotike te spektrit te pergjithshem dhe analgjezike
apo antimflamatore.Cdo pacient ka vecorine dhe specifikat e tij ne lidhje me kete semundje
dhe paraqitja e tij tek mjeku mund te jete ne faza te ndryshme te semundjes
prandaj per menyren e trajtimit I takon mjekut qe te ndertoje strategjine e tij per
sherimin sa me te shpejt te pacientit.


Keshilla:
Kur shkoni per te notuar hidhni disa pika alcol salicylic ne vesh para se te shkoni
per te notuar dhe disa pika ne te dy veshet pas dushit shpelares qe behet
zakonisht kur shkojme per te notuar. Mos pastroni dyllin e veshit ne thellesi te
kanalit. Mos provokoni kruarje te veshit nepermjet perdorimit te instrumentave
te ndryshem . Mos fusni uje ne vesh me qellim pastrimin e kanalit.