Rhinoplastika, Rhinoseptoplastika, Septoplastika.
Rinoseptoplastika nenkupton nderhyrje kirurgjikale me qellim rimodelimin e jashtem te formes apo madhesise se hundes nepermjet reduktimit apo modelimit te skeletit osteo-kartilaginoz duke marre ne konsiderate ruajtjen apo permiresimin e funksioneve frymemarrese te saj.Personat e interesuar i ndajme ne tre grupe.
1. Ne grupin e pare futen persona qe kane nje forme te caktue te piramides nazale ketu futen kryesisht hundet me kurris, te gjera, me vrima te medha ,problem me majen e hundes qe nuk eshte se dallohen nga te tjeret per ndonje defekt por vete kane shume deshire ta ndryshojne kete forme anatomike te hundes me qellim eleminimin e te ashtuquajturave defekte dhe krijimin e nje forme te re pak a shume te imagjinuar te piramides nazale.
2. Ne grupin e dyte futen personat qe paraqesin deformim te medha qe bien ne sy menjehere sa prezantohemi me personin ne drejtim te madhesise,pozicionit dhe forms se hundes. Tek keta persona deformimi i piramides shoqerohet dhe me deformim te madh te septumit nazal qe nenkupton veshtiresi apo mungese te frymemarrjes me hunde per nje kohe te gjate.
3. Ne grupin e trete futen personat qe paraqesin deformim te hundes si pasoje e nje trauma qe ka prekur piramiden nazale dhe ka shkaktuar deformimin e saj .Edhe ne keto raste propabiliteti i shoqerimit te deformimit te jashtem me deformim te septumit eshte i larte.
4. Ne grupin e katert futen pacientet me deformime te medha te septumit qe kane bere te mundur dhe deformimin e piramides nazale . E vecanta e ketij grupi eshte se rregullimi i septumit do te drejtonte dhe piramiden nasale.
5. Ne grupin e peste futen paciente qe kane kryer nje operacion rinoplastik apo septoplastik por kane nevoje per rioperim pasi paraqesin pakenaqesi objektive ne lidhje me rezultatin postoperator perfundimtar.
Perzgjedhia dhe pregatitja e pacienteve per nderhyrje estetike ne hunde.
Operacioni konsiderohet i suksesshem ne rastet kur pacienti mbetet i kenaqur me rezultatin post operator nga moment i heqies se allcise e ne vazhdim. Pacientit duhet spjeguar qe fillimisht ky nuk eshte rezultati final pasi hunda paraqet edema te indeve te buta qe perkohesisht as duhet te entuziazmohemi as duhet te zhgenjehemi per arsye se kerkohet minimalisht gjashte jave qe edemat post operatore te reabsorbohen ne pergjithesi ndersa rezultati perfundimtar gjykohet nje nje viti pas operacionit.
Rezultati i rinoplastikes pak a shume eshte vendosur para se bisturia e mjekut te preke lekuren e pacientit kjo do te tregoje rendesine e madhe qe ka pregatitja para operacionit e mjekut qe nenkupton nje mjek te miretrajnuar me eksperjence dhe rezultate konkrete per ti besuar nderhyrjen kirurgjikale. Te pregatitesh para operacionit pasi ta kesh studiuar mire rastin eshte se pari dicka e virtytshme per mjekun dhe e ndihmon ate ne rritjen e vazhdueshme te reputacionit te tij professional.
Nje pike tjeter e rendesishme eshte aftesia e mjekut ne perzgjedhjen e rasteve per nderhyrje estetike. Kjo fillon qysh me prezantimin fillestar te pacientit tek mjeku.Fatkeqesisht jo te gjithe pacientet qe kerkojne nderhyrje estetike kane nevoje per nje gje te tille. Mjeku nuk duhet te entuziazmohet nga cdo rast qe i paraqitet per operacion dhe menjehere te shprehe gadishmerine dhe sigurine e rezultatit postoperator.
Mjeku duhet ta degjoje me vemendje te madhe kerkesat e pacientit dhe duhet te bisedoje me te zbuluar motivet qe e kane nxitur per te ndermare nje vendim te tille. Ketu e kemi fjalen kryesisht per grupin e pare te pacienteve qe duan te bejne ndryshim te forms se hundes.Pacienti pasi degjohet me vemendje fillohet qe te diskutohet me te duke patur parasysh kerkesat e tij.
Pacienti duhet te informohet se kemi te bejme me nje nderhyrje qe ne thelb ka rimodelimin e piramides nazale qe pervec aftesise dhe perkushtimit te stafit operator kerkon dhe mirekuptimin e pacientit. Pritshmerite ne lidhje me rezultatin do te varen nga proplemi ne pergjithesi qe paraqet pacienti dhe nga teknika operatore e kirurgut pa nenvleftesuar zbatimin me rigorozitet te keshillave ne periudhen postoperatore.
Pacienti duhet te informohet qe hunde perfekte nuk ka por ajo mund te arrihet nga bashkepunimi i mjekut me pacientin qe do te thote qe mjeku te marre ne konsiderate kerkesat e pacientit dhe te spjegoje shkencerisht dhe praktikisht se cfare mund te arrihet me ane te kirurgjise duke mos cenuar funksionet e hundes dhe nga ana tjeter pacienti duhet te jete informuar ne lidhje me rezultatet e mundeshme pasi operacioni asnjehere nuk mund te kete siguri absolute ne lidhe me rezultatin final si nga ana teknike ashtu dhe nga ana psikologjike ne lidhje me pacientin.
Vetem nje bashkepunim i ngushte i kujdesshem ndermjet mjekut dhe pacientit ben te mundur qe rreziqet e deshtimit te minimizohen dhe shancet e suksesit te rriten. Personat me karakter pozitiv jane pacientet me te pershtatshem per operacion estetike.
Pacientet me te veshtire dhe qe duhen trajtuar me kujdes jane ata qe sjellin me vete foto artistesh imazhe kompjuterike. Me keta duhet folur hapur duke spjeguar pamundesia qe rezultati final ne jete me siguri i tille. Cdo premtim ne kete drejtim e humb sensin etik dhe professional te komunikimit.