Nderhyrje kirurgjikale  qe kryhet per qellime estetike dhe funksionale te hundes.

Rhinoplastika,Rhinoseptoplastika,Septoplastika .

Rinoseptoplastika nenkupton  nderhyrje   kirurgjikale me qellim  rimodelimin e jashtem te  formes apo madhesise se hundes nepermjet reduktimit apo modelimit te skeletit osteo-kartilaginoz duke marre ne konsiderate  ruajtjen apo permiresimin e funksioneve  frymemarrese te saj.Personat e interesuar  i ndajme ne tre grupe.

  1. Ne grupin e  pare  futen persona qe kane nje forme te caktue te piramides nazale  ketu futen kryesisht hundet  me kurris, te gjera, me vrima te medha ,problem  me majen e hundes qe nuk eshte se  dallohen nga te tjeret per ndonje defekt  por vete kane shume deshire ta ndryshojne  kete forme anatomike te hundes me qellim eleminimin e te ashtuquajturave  defekte  dhe krijimin e nje forme te re,  pak a shume te imagjinuar te piramides nazale.
  2. Ne grupin e dyte futen personat qe paraqesin deformim  te medha qe bien ne sy menjehere, sa prezantohemi me personin ne drejtim te madhesise,pozicionit dhe  forms  se hundes. Tek keta persona   deformimi i piramides shoqerohet dhe me deformim te madh te septumit nazal qe nenkupton veshtiresi apo mungese te frymemarrjes me hunde per nje kohe te gjate.
  3. Ne grupin e trete futen personat qe paraqesin deformim te hundes si pasoje e nje trauma qe ka prekur piramiden nazale dhe ka shkaktuar deformimin e saj .Edhe ne keto raste propabiliteti i shoqerimit te deformimit te jashtem me deformim te septumit eshte i larte.
  4. Ne grupin e katert futen pacientet me deformime te medha te septumit qe kane bere  te mundur dhe deformimin e piramides nazale . E vecanta e ketij grupi eshte se rregullimi i septumit do te drejtonte dhe piramiden nasale.
  5. Ne grupin e peste futen paciente qe kane kryer nje operacion rinoplastik apo septoplastik por kane  nevoje per rioperim  pasi    paraqesin pakenaqesi objektive  ne lidhje me rezultatin  postoperator perfundimtar.

Perzgjedhia dhe pregatitja e pacienteve per nderhyrje estetike ne hunde.

Operacioni konsiderohet i suksesshem ne rastet kur pacienti mbetet i kenaqur me rezultatin postoperator nga moment i heqjes se allcise e ne vazhdim. Pacientit  duhet spjeguar qe fillimisht ky nuk eshte rezultati final pasi hunda paraqet edema te indeve te buta, qe perkohesisht as duhet te   entuziazmohemi as duhet te zhgenjehemi per arsye se kerkohet minimalisht gjashte jave qe edemat post operatore te reabsorbohen ne pergjithesi ndersa rezultati perfundimtar gjykohet nje  nje viti pas operacionit.Rezultati i rinoplastikes  pak a shume eshte vendosur para se bisturia e mjekut te preke lekuren e pacientit kjo do te tregoje rendesine e madhe qe ka pregatitja para operacionit e mjekut qe nenkupton nje mjek           te miretrajnuar me eksperjence  dhe rezultate konkrete per ti besuar nderhyrjen kirurgjikale.Te pregatitesh para operacionit  pasi ta kesh studiuar mire rastin eshte se pari  dicka e virtytshme per mjekun dhe e ndihmon ate ne rritjen e vazhdueshme  te reputacionit te tij professional.Nje pike tjeter e rendesishme eshte aftesia e mjekut ne perzgjedhjen e rasteve per nderhyrje estetike.Kjo fillon qysh me prezantimin fillestar te pacientit tek mjeku.Fatkeqesisht jo te gjithe pacientet qe kerkojne nderhyrje estetike kane nevoje per nje gje te tille.Mjeku nuk duhet te entuziazmohet  nga cdo rast qe i paraqitet per operacion dhe menjehere te shprehe  gadishmerine  dhe sigurine e rezultatit  postoperator.  Mjeku duhet ta degjoje  me vemendje  te madhe kerkesat e pacientit dhe duhet te bisedoje me te zbuluar motivet qe e kane nxitur per te ndermare nje vendim te tille.Ketu e kemi fjalen kryesisht per grupin e pare te pacienteve qe duan te bejne ndryshim te forms se hundes.Pacienti pasi degjohet me vemendje  fillohet qe te diskutohet me te duke patur parasysh  kerkesat e tij . Pacienti duhet te informohet se kemi te bejme me nje nderhyrje qe ne thelb ka rimodelimin e piramides nazale qe pervec aftesise dhe perkushtimit te stafit operator kerkon dhe mirekuptimin e pacientit. Pritshmerite ne lidhje me rezultatin do te varen nga proplemi ne pergjithesi  qe paraqet pacienti dhe nga teknika operatore e kirurgut pa nenvleftesuar zbatimin  me rigorozitet te  keshillave ne  periudhen postoperatore .Pacienti duhet te informohet qe hunde perfekte nuk ka por ajo mund te arrihet nga bashkepunimi i mjekut me pacientin qe do te thote qe mjeku te marre ne konsiderate kerkesat e pacientit dhe te spjegoje shkencerisht dhe praktikisht se cfare mund te arrihet  me ane te kirurgjise duke mos cenuar funksionet e hundes dhe nga ana tjeter pacienti duhet te jete informuar ne lidhje me rezultatet e mundeshme pasi operacioni asnjehere  nuk mund te kete siguri absolute ne lidhe me rezultatin final si nga ana teknike ashtu dhe nga ana psikologjike ne lidhje me pacientin. Vetem nje bashkepunim i ngushte I kujdesshem ndermjet mjekut dhe pacientit ben te mundur qe rreziqet e deshtimit te minimizohen dhe shancet e suksesit te rriten. Personat me karakter pozitiv jane pacientet me te pershtatshem per operacion estetike. Pacientet me te veshtire  dhe qe duhen trajtuar me me kujdes, jane ata qe sjellin me vete foto  artistesh imazhe kompjuterike  etj.  Ne keto rrethana me te interesuarit duhet folur dhe spjeguar qe fotot e imazhit te artisteve, modeleve dhe te gjithe personat qe reklamohen jane foto te kuruara e perpunua per qellime imazhi e marketing nuk fane foto reale, pasi zvogelimi, forma etj, duhet te jene ne harmoni per te mos cenuar funksionet e hundes. Forma, madhesia e hundes, jane ne vartesi te permasave trupore dhe tipareve individuale. Me keto nuk dua qe te justifikoj deshtimet apo pamundesine teknike te kirurgut per te realizuar me te miren por perkundrazi,  ka  te beje me etiken dhe deontologjine mjekesore, sikurse dhe me te drejten ligjore te informimit te pacientit  para se te marre vendimin per ndryshime estetike te hundes, pa anash  kalua dhe respektin per pacientin qe eshte dicka esenciale pasi eshte nje mardhenje besimi reciprok. Duhet besuar me shume tek ai mjek qe te informon me gjate dhe me mire!

Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment