Sëmundjet e hundës
SEMUNDJET IMFLAMATORE TE HUNDES DHE SINUSEVE PARANAZALE.
Folikulitis i vestibulit nazal(sikosis) dhe furunkule nazalis.
Shenjat klinike. Dhimbje sa vjen e shtohet, sensibilitet i shtuar ne prekje dhe ndjenje tensioni ne majen e hundes te gjitha keto ndiqen nga skuqia dhe enjtja e majes se hundes, pjeses alare, dhe buzes se siperme. Zona e imflamuar behet edematoze dhe pacientet mund te kene temperature. Enjtja mund te reabsorbohet ose te vazhdoje procesin duke krijuar pus qe mbulohet ne qendernga nje kore nekrotike.
Diagnoza. Nje infeksion ascedent i venave duhet perjashtuar nepermjet palpimit te kendit medial te syrit.
Mjekimi. Manipulimi i hundes eshte kunderindikacion ne rastet e infeksioneve te rrenjeve te qimeve te vestibulit nazal. Ne rastet kur kemi te bejme me nje folikulit te vacant perdorimi i pomadave me permbajtje antibiotiku krem per nje kohe te gjate eshte i keshillueshem .
Ne rastet kur vrejme formimin e nje furunkule rekomandohet fillimi me doza te larte i antibiotikut me rruge sistemike dhe nderprerja e tyre duhet te behet disa dite pasi simptomat jane zhdukur. Ne raste se vrejme fenomene imflamatore ne kendin e syrit duhet liguar arteria dhe vena faciale.
SEMUNDJET IMFLAMATORE ACUTE TE KAVITETIT NAZAL.
Riniti acute.
Shenjat Klinike. Semundja njihet dhe si ftohje e pergjitheshme dhe shkaktohet nga mikroorganizma te ndryshem dhe simptomat variojne nga nje pacient tek tjetri. Ne format me te zakonshme semundja fillon me fazen prodromale me shenja te pergjitheshme ku perfshihen ndjenja e te ftohetit e shoqeruar me ethe, dhimbje koke, dobesi, anoreksi, temperature subfebrile, ndjenjen e tharjes se fytit dhe te hundes dhe irritim nazal.
Faza katarale fillon disa ore me vone dhe shoqerohet me sekrecione te ujshme nga hunda me bllokim te hundes humbje te nuhatjes, lotim, rhinolalia klauza dhe perkeqesim te simptomave te pergjithshem. Mukoza nazale paraqitet edematoze me ngjyre te kuqe te thelle e mbuluar nga sekrecione te shumta.
Pas disa ditesh semundja kalon ne fazen mukoide. Ku shenjat e pergjitheshme fillojne te permiresohen, sektecionet trashen dhe fillon te permiresohet nuhatja, shenjat locale gradualisht regredojne. Sherimi duhet te jete arritur brenda nje jave. Ftohja e pergjitheshme apo viral rinosinuziti eshte percackuar si smundje qe duhet te sherohet brenda 10 ditesh.
Patogenezis. Shaktaret kryesore te infeksionit jane rinoviruset. Me shume se 100 llojsh tipe rinovirusesh jane izoluar si shkaktare. Periudha e inkubacionit te viruseve eshte 1-3 dite. Semundja perhaper nepermjet sperklave dhe faforizohet nga te ftohetit.
Diagnoza diferenciale. Fillimisht eshte e veshtire te diferencohet ne se kemi te bejme me nje rrjedhje hundesh sin je shenje fillestare e rhinitit akut apo eshte nje symptom shoqerues ne terenin e nje infeksioni viral te rendesishem.
Mjekimi. Nuk ka mjekim specific per shkaktaret. Mjekimi kryesisht eshte simptomatik.
Riniti allergjik.
Riniti alergjik eshte kryesisht reaksion alergjik i tipit te pare. Ne kete tip reaksioni anafilaktik i hipersensibilitetit me shfaqje kutane apo muko-kutane zhvillohet megjehere ose per pak minuta nga moment i ekspozimit karshi alergenit. Forma me e shpeshte eshte nga polenet port e gjitha substancat alergjike mund te jene pergjegjese.
Shfaqja klinike. Ketu perfshihen kruarja e hundes, bllokimi i saj, te teshtitura me atake, kullime te ujeshme nga hunda. Pacientet kane ndjenjen e bllokimit dhe ndjenje irritimi ne gjithe koken, konjuktivitis, dobesi, temperature te perkoheshme, ulje oreksi, paaftesi per pune, hyposmi ose anosmi. Kjo situate eshte e pershtatshme per te pesuar mbivendosje e nje infeksioni dytesore.
Patogjenesis. Nje substance allergjike qe inhalohet dhe bie ne kontakt me mukozen nazale ne shumicen e rasteve eshte shkaku i shfaqies se semundjes. Por si mukose qe bie ne kontakt dhe shfaqien e semundjes mund te sherbeje dhe konjuktiva apo membrane te tjera mukoze. Semundja shpesh here eshte me orgjine hereditare.
Rinitin allergjik e kemi stinor qe haste kryesisht ne pranvere dhe shkaktohet nga polenet e ndryshem dhe i vazhdueshem ose gjithstinor qe eshte ne vartesi te inhalimit te alergenit pa marre parasysh stinen. Tek alergenet perfshihet funget, qimet e kafsheve, pluhurat e shtepise, peme te vecanta si trendafilat e shtepise, ushqimet si peshku, arret, luleshtrydhet, vezet, qumeshti, mielli ,veshmbathjet me permbajtje leshi. Si alergene mund te sherbejne mikrobet dhe parazitet dhe alergjia qe keto shkaktojne quhet alergjia infektive dhe grupohet tek reaksionet alergjike me pergjigjie te vonuar.
Diagnoza. Nje ndihme te madhe jep anamneza.Egzaminimet citologjike te sekrecioneve nazale, testet kutane, rinomanometria, olfaktometria, matja ne serumin e gjakut dhe ne sekrecionet nazale e perqendrimit te IgE.
Ne rhinoskopi mukoza nazale paraqitet me ngjyre rose te zbehte por mund te paraqitet dhe me ngjyre te kuqe te erret.Konkat nazal paraqiten edematoze dhe te mbuluara me sekrecione pa njyre.
Mjekimi. Behet ne vartesi te shkalles se alergjise. Ne format me simptoma te lehta deri ne te moderuara te rinitit alergjik mjekimi behet me antihistaminike orale te gjenerates se trete ne rast nevoje mund te perdoren dhe antihistaminike ne forme spray ne hunde apo me pika ne konjuktive.
Ne format e moderuara pervec antihistaminikut perdorim dhe kortikosteroide locale ne forme spray nasal. Ne format e renda perdoret imunoterapi apo terapi hypodesensibilizuese qe eshte njekohesisht dhe terapi kunder shkakut te semundjes eshte mjekim i zgjedhur dhe ndihmon ne parandalimin e shfaqies se asthmes allergjike.
Prognoza. Pergjithesisht eshte e mire. Semundja regredon me kalimin e moshes por mund te progresoje ne drejtim te asthmes bronkiale ose anasjelltas.
Komplikacionet. Perfshirja e sinuseve paranazale dhe e traktit te poshtem respirator si dhe shfaqia e polipeve ne hunde dhe sinuse eshte gjithmone e mundeshme.
Rinitis kronik.
Riniti kronik eshte nje nga problemet me te shpeshta lidhur me shendetin qe kane nje impact perkeqesues ne semundjet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes dhe mbi shendetin ne pergjithesi. Semundja karakterizohet nga hypertrofia e mukozes nazale vecanerisht mukoza qe mbulon konkat nazale gjithashtu vrehet hyperemi dhe edeme e mukozes si dhe hypertrofi e indeve te buta te mukozes nazale.
Shenjat klinike. Shenja kryesore eshte obstruksioni nazal me alterime te ndjeshme ne fazen e pare dhe qe ndryshon ne menyre alternative njera ane nga tjetra. Me vone obstruksioni vazhdon e rendohet dhe prek te dya anet. Sekrecionet jane viskoze dhe ngjiten me mukozen pa ngjyre dhe rralle behen purulente. Pacientet ankojne ndjenje irritimi ne nazofarings dhe vazhdimisht mundohen te pastrojne fytin duke provokuar kolle. Shenja dytesore jane rinolalia klauza, epifore, dakrocistitis dhe faringit sekondar.
Patogenezis. Mukoza nazale tek njeriu merr pjese ne linjen e pare te mbrojtjes imunologjike. Ne menyre konstante ajo reagon ne menyre te panumurt karshi alergeneve dhe antigeneve. Imflamacioni kronik ndodh kur kapaciteti normal reagues i mukozes eshte konsumuar dhe ky process ka shume faktore etiologjike.
Nga ana tjeter imflamacionet rekurente te mukozes me natyre virale apo bakteriale shkaktojne demtime progressive te aparatit mukociliar i cili luan rolin kryesor ne funksionimin e hundes qe jane absorbimi, sekretimi, trasportimi, mbrojtja imunitare humorale dhe celulare. Qelizat qe marrin pjese ne proceset imflamatore si makrofaget, granulocidet, leukocidet dhe mastocidet jane gjetur gjithmone ne egzaminimet histopatologjike.
Variacionet anatomike te septumit, polipozat, vegetacionet adenoide, nxisin rinopati kronike. Imflamacioni kronik mund te jete shkaktuar nga konsumimi i duhanit, ambientet me pluhura, lendet kimike, temperaturat jo normale persistuese, ajeri i thate, shtatzania, cikli menstrual, meneopauza, crregullimet endocrine, semundjet e zemres dhe te qarkullimit te gjakut, efektet anesore te medikamenteve ose alergjia infective.
Diagnoza. Semundja eshte me ecuri te gjate dhe si shkaktare mund shfaqet nje ose me shume faktore. Gjate egzaminimeve vrejme nje mukoze te kuqe ne te erret dhe vende vende zona edematoze me nuance blu, vecanerisht preket konka nazale inferior. Lumeni nazal ngushtohet apo obstruktohet plotesisht. Mukoza e trashur dekogjistionohet nga perdorimi i medikamenteve me pika ne hunde ne rinitin e thjeshte kronik. Ne stadet e mevoneshme mukoza qe mbulon konkat transformohet ne nje shtrese granulare e cila behet nodular dhe me vone formohen mikropolipe. Shpesh keto ndryshime fillojne ne pjesen posteriore te konka nazalis inferior.
Diagnoza diferenciale. Duhet bere me sinusitin,trupat e huaj ne hunde,hypertrofine e adenoideve,rinitin allergjik, me infeksionet specifike te mukozes nazale si per shemmbull me egzemen vestibulare, TBC, perforacionin e septumit, rinitin sika, mycosis, lupusin eritematoz, sarkoidozen, morbus Wegener, sifilizi etj.
Mjekimi. Se pari duhet te behen perpjekje per identifikimin e shkakut apo faktoreve per eleminimin e tyre.Dekogjestionantet me pika ne hunde mund te perdoren vetem per periudha te shkurtera kohore. Steroidet me perdorim local jane medikamente te zgjedhura ne rinitin kronik hyperplastik te cilat mund te perdoren per periudha te gjata kohore.
Trajtimi kirurgjikal konsiston ne reduktimin e konkes nazale inferior duke perdorur lazer, radiofrekuensi ose diatermi sub mukoze. Turbinectomi konsiston ne prerjen dhe heqien buzes se poshteme te konkes nazale inferior rralle dhe nje pjese e conkes nazale media. Qellimi eshte te zvogelohet vellimi i konkave.
Rinosinuziti akut dhe kronik.
Sot perdoret termi rinosinuzit se pari pasi cdo infeksion qe prek mukozen e hundes prek dhe mukozen e sinuseve paranazale te e cila reagon ne menyra dhe intesitet te ndryshem dhe se dyti dhe shumica e infeksioneve acute dhe kronike e sinuseve paranazale eshte me orgjine rinogene.
Akut rinosinuzitis. Percaktohet sin je sulm i papritur i dy ose me shume simptomave si bllokim i hundes, kongjestion, kullime, sekrecione nazale anteriorisht dhe posteriorisht, dhimbje ne regionin e fytyres dhe ndjenje presioni, ulje apo mungese e nuhatjes. Me shume se 12 jave.
Sinuziti etmoidal. Te dy sinuset etmoidale drenojne ne meatus nazi media dhe meatus nasi superior. Infeksionet virale, bakterjale dhe alergjike te mukozes nazale dhe nazofaringsit perhapen menjehere ne sinusin ethmoidal. Mukoza edematizohet dhe peson hyperplazi e cila pengon drenimin e sinuseve duke shkaktuar grumbullimin e sekrecioneve ne sinusin frontal dhe maksilar.
Shenjat klinike. Kemi crregullime te frymemarrjes me hunde, hyposmi ose anosmi, ndjenjen e presionit ndermjet syve dhe hundes, temperature subfebrile, imflamacioni akut varet ne ashpersine e infeksionit e cila shprehet ne raport me ndjenjen e presionit dhe shkallen e dhimbjes ne sinusin frontal dhe maksilar.
Diagnoza. Fillohet me egzaminimet rutine ORL. Inspeksioni vrejme edeme e kapakut te siperm te syrit, vrejme dhimbje ne palpimin e kendit te brendeshem te syrit, vrejme ne se ka diplopi. Ne rhinoscopi dhe endoskopine nasale vrejme edeme e mukozes traktin e posit qe vjen nga meatus nazi media, marrim material per antibiograme.
Egzaminimet imazherike duke bere Ro- grafi konvecionale dhe koronal CT ne rastet e rekurencave akute apo sinusitit kronik si dhe gjithmone para trajtimit kirurgjikal.
Komplikacionet. Vecanerisht tek femijet infeksioni perhapet shpejt ne drejtim te kavitetit orbital nepermjet lamines papiracea pasi eshte shume e holle.
Mjekimi. Ne format acute perdorim dekongjestante me pika ne hunde duke e shoqeruar me seanca aspirimi. Perdorimi i antibiotikeve amino-penicillini me ose pa inhibitore te B-laktamaze, cefalosporina te gjenerates te dyte dhe te trete, qinolone, makrolite. Mundesisht mund te perdoren dhe kortikosteroidet. Kordinimi i antibiotikeve me lavazh te sinusit maksilar ka rezultuar shume efektiv.
Kirurgjia eshte rezervuar per rastet e sinuzitit rekurent me perfshirje te sinusit maksilar dhe frontal, ne rastet e komplikacioneve orbitale dhe central. Ne rastet e sinuzitit etmoidal kronik rekomandohet perdorimi i kortikosteroideve topic ose locale dhe antibiotikoterapi. Trajtimi kirurgjikal eshte indikacion kur trajtimi konservativ ka deshtuar.
Sinusiti maksilar.
Sinuziti maksilar mund te jete akut ose kronik me orgjine bakterjale, fungale ose alergjike si dhe me orgjine odontogene.Ne shumicen e rasteve burimi i infeksionit eshte muri lateral dhe qelizat etmoidale te kavitetit nazal te cilat kane lidhje funksionale me sinusin frontal dhe maksilar.
Akut sinusitis
Tab.Sinusitis sfenoidalis
Fillon me dhimbje dhe ndjenje presioni ne qender te njeres faqe,hyperestezi te lekures se faqes dhe ndjenje rendimi qe shoqerohet me sensibilitet te shtuar kur shtypim lekuren mbi sinusin maksilar,hypertrofi e concave nazale te asaj ane dhe vrehet rrjedhje pusi nga meatus nasi media ne dyshemene e hundes.
Simptomat e sinusitit maksilar kronik.Dhimbja eshte shpesh here e lehte dhe mund te vrehet sensibilitet gjate ushtrimit te presionit. Kemi dhimbje koke qe shtohet kur koken e perkulim perpara,enjtje te faqes,edeme te palpebres se poshteme,rrjedhje kronike te sektecioneve nga hunda mukoide apo purulente.
Dhimbje te forta trigeminale ne vendin e daljes dhe neuralgi ne nivelin e nervit infraorbital,crregullime te nuhatjes duke perfshire kakosmine ,ere e keqe nga hunda ,rinit kronik,rinit hypertrofik ,rrjedhje sekrecionesh dhe mundet polipe.
Tab. Sinusiti maksilar kronik bilateral. Polipose e meatus nasi media.
Diagnoza. Anamneza e pacientit dhe nje vizite e thjeshte ORL ku perfshihet inspeksioni, palpacioni, endoskopia nazale, egzaminimi per dhimbje duke perkulur koken perpara dhe daljet e nervave, provokimi i dhimbje ne shtypje, si dhe per te pare ne se paraqet sensibilitet gjate perkusionit te dhembeve.
Rekomandohet Ro- grafi e sinuseve ku ne rastet e sinusiteve vrehet erresim parcial apo total i sinusit ose nivel likidi-ajer ne sinusin maksilar. CTrekomandohet ne rastet e renda ,sinusitit kronik kur kemi prezencen e shfaqies se komplikacioneve dhe kur indikohet trajtimi kirurgjikal.Behen dhe provat dhe testimet alergjike.
Mjekimi i rinosinuziteve acute dhe kronike.
Mjekimi konservativ perfshin. Perdorimin e dekogjestionanteve me pika nga hunda, aplikimi i ngrohjes me rrezatim infrate kuq ne distance 30 cm nga fytyra dhe hunda, perdorimi i inhalacioneve nga hunda me avuk kamomili apo eukalipti, perdorimi i mukolitikeve nga goja, analgjezike.
Antibiotiket si zgjedhje e pare eshte nje aminopeniciline e kombinuar me nje B-laktamaze inhibitor, ne vartesi te gjendjes mund te perdoren cefalosporina te gjenerates se dyte apo te trete, alternative jane makrolitet, fluorokuinolonet. Lavazhi i sinusit indikohet ne rastet e persistimit te empiemes.
Ne pacientet me alergji perdorim antihistaminike, kortikosteroide me veprim local dhe hyposensibilizim. Mjekimi kirurgjikal rekomandohet kur mjekimi konservativ deshton si per shembull ne rastet e rinosinuzitit kronik me ose pa shoqerim me asthma bronkiale,infeksione fungale ose polipose.
Sinusiti frontal.
Eshte nje infeksion me orgjine rinogene i sinusit frontal i shkaktuar nga viruset, bakteriet, imflamacioni alergjik dhe obstruksioni i recesit frontal ose etmoidit anterior qe shfaqet ne forme acute ose kronike. Sinusiti frontal mund te shfaqet ne formen e barosinusiteve tek zhytesit ose notaret.
Tab.Sinuziti frontal akute .
Klinika. Pacientet paraqesin dhimbje te forta balli, sensibilitet ne se ushtrojme presion ne nivelin e sinusit frontal. Vendi me i dhimbshem eshte vendi i daljes se nervit supraorbital. Pusi shfaqet ne pjesen anterior te meatus nazi media, mukoza e meatusit eshte e shndritshme edematoze dhe e kuqe.
Diagnoza. Anamneza e pacientit e kombinuar me nje vizite ORL ku perfshihet inspeksioni per te vleresuar edemen e palpebrave te ballit, konjuktivitin. Palpacioni ku vrejme dhimbje te forte ne palpimin e ballit, dyshemese se sinusit frontal, vendin e daljes se nervit supraorbital si dhe dhimbje kur pacienti perkul koken perpara.
Nepermjet endoskopise endonazale vrejme edeme dhe mucus ose pus ne nivelin e meatus nazi media,mukoze ne ngjyre te kuqe. Ro –Grafia tregon per mukoze hipertrofike apo per empieme te sinusit ne rastet e riakutizimeve rekomandohet CTkoronal ose para nderhyrjes kirurgjikale. Nga analizat laburatorike kane rendesi CRP, leukocidet dhe eritrosendimenti. Vlere kane dhe provat dhe testimet alergjike.
Tab. Paraqitja endoskopike e sinusitit frontal akut.
Mjekimi. Perdorimi i dekogjestionanteve me pika ne hunde apo direct ne meatus nazi media eshte e vlefshme si dhe aspirimi i sekrecioneve. Aplikimi i ngrohjes lokale me rreze infratekuqe.Antibiotikoterapi si ne rastet e pershkruara tek sinuziti maksilar.
Ne rast se empiema eshte prezente behet drenim nepermjet kirurgjise endoskopike. Trajtimi kirurgjikal rezervohet ne rastet e sinusitit frontal akute apo kronik me episode akute filminante si dhe ne rastet e komplikacioneve abcesit subperiosteal, flegmones orbitale, meningitit, abcesit epidural, abcesit cerebral, tromboses se sinusit, deshtimit te mjekimit konservativ, osteomielitit, mukocele. Trajtimi kirurgjikal mund te jete endo nazal apo eksternal.
Sinusiti sfenoidal.
Sinusiti sfenoidal mund te jjete akut kronik apo rralle here alergjik ne lidhje me obstruksionin imflamator te ostiumit te tij qe ndodhet ne recesin sfenoetmoidal.
Tab.Sinusitis sfenoidalis
Klinika. Shenjat e infeksionit te sinusit sfenoidal jane te zbehta.Pacienti ndjen ndjenje presioni apo te dhimbje endokraniale qe iradiohet ne drejtim oksipital dhe temporal si dhe dhimbje e thelle ne sy.Sekrecionet drenojne zakonisht ne nazofarings duke shkaktuar irritim te faringsit qe shoqerohet me kolle. Ne nasorinoskopi vreher pus ne nivelin e meatus nasi superior qe drenon ne nazofarings.
Komplikacionet. Komplikacionet orbitale me perhapjen e infeksionit tek nervi optic shoqerohet me demtim te pamjes ose fushes vizive, paralize e nervit abducent, komplikacione central si meningitis, cerebral abces, trombose e sinusit kavernos, osteomielit.
Diagnoza. Egzaminim ORL, endoskopi nasale, CT koronal. Ne rast se diagnoza eshte e pa qarte vecanerisht para kirurgjise duhet qe pacienti ti behet resonance magnetike dhe angiografi.
Mjekimi. Mjekimi konservariv behet me dekongjestante me pika ne hunde apo vendosje tampon te njomur me keto medikamente ne meatus nasi superior. Antibiotikoterapi, antialergjike, kortizonike orale. Trajtimi kirurgjikal rezervohet ne rastet kur ka deshtuar trajtimi konservativ ose qysh ne fillimin apo gjate zhvillimit te komplikacioneve.
Pansinusitis. Eshte imflamacioni me orgjine rinogene i te gjithe sinuseve nga te dya anet dhe si shkaktare sherbejne viruset, bakteriet ose agjentet alergjike. Simptomat jane te kombinuara ne vartesi te zhvillimit te semundjes brenda sinusit dhe mund te jene billaterale.
Komplikacionet nga infeksioni i sinusiteve paranazale.
Keto mund te jene ne lidhje me sinuzitin frontal duke shkaktuar enjtje te indeve te but ate ballit ose te kapakut te siperm te syrit ,etmoiditi shkakton enjtje te kakakeve te syrit vecanerisht te kapakut te poshtem, sinuziti maksilar shkakton nje enjtje te faqes dhe edeme te kapakut te poshtem. Shkaku eshte zakonisht sinuziti acute ose nje riakutizim i sinuzitit kronik. Ne piken me te shprehur te edemes vrehet ne prekje fluktacion dhe eshte shume e dhimbshme ne se ushtrojme presion.
Komplikacionet e sinusit frontal me shfaqje orbitale.
Diagnoza. Bazohet ne anamneze e pacientit ne te dhenat klinike, ne te dhenat e CT ose MRI.
Mjekimi. Mjekimi me antibiotike e pershtatshem dhe drenimi kirurgjikal i sinusit te prekur jane esenciale per trajtimin me korektesi te pacientit.
Komplikacionet Orbitale.
Keto ndodhin relativisht shpesh dhe potencialisht jane shume serioze.Orgjinen e marrin nga sinusi ethmoidal dhe sinusi frontal me pak te shpeshta nga sinusi maksilar. Termi celulitis orbitalis eshte nje djagnoze e pergjitheshme dhe shpesh u referohet te gjitha formave dhe shkalleve te infeksionit orbital. Megjithate nje system grupimi i stadeve te ndryshme te infeksionit ne lidhje me gravitetin e semundjes pershkruhet.
- Periorbital celulitis.
- Orbital celulitis.
- Absesi subperiostal.
- Abcesi orbital apo flegmona.
- Tromboza e sinusit kavernoz.
Tab.Celuliti orbital me orgjine nga sinuziti ethmoidal. Trepanacioni i sinusit frontal.
Shenjat klinike. Komplikacionet orbitale, vecanerisht tek femijet shpesh nuk shoqerohen me dhimbje. Perfshirja orbitale fillimisht manifestofet me edeme dhe eriteme te te kapakut te syrit qe pasohet nga enjtja, egzoftalmusi dhe cenimi i levizshmerise ekstra okulare te syrit. Celuliti periorbital apo orbital mund te jete rezultat i perhapjes direkte apo nepermjet eneve te gjakut nga infeksioni i sinuseve.
Komplikacionet intra kraniale.
Ketu perfshihen abcesi epidural dhe subdural, abcesi i trurit, meningitis, cerebritis, tromboza e sinusit kavernoz. Te gjithe komplikacionet endokraniale fillojne si cerebtitis por progreson me avancimin e nekroses e shoqeruar me krijimin e pusit perreth te cilit fillon te formohet kapsula duke perfunduar ne nje abces cerebral.
Diagnoza. Nje CT eshte egzaminim esencial per diagnozen sikurse na lejon te bejme vleresimin e perfshirjes kockore. MRI eshte esenciale kur dyshojme per prekje te indeve te buta si psh tromboza e sinusit kavernos.Abceset dhe tumoret vizualizohen shume mire duke kryet CT apo MIR me contrast. Punksioni lumbar mund te jete i vlefshem ne rastet kur dyshohet per meningit. Rruget e perhapjes se infeksioneve me orgjjine rinogene brenda kavitetit endokranial.
Intrakranial mukocela. Abcesi cerebral me orgjine rinogene
- Perhapja direkte e infeksionit nepermjet kockes se destruktuar ose osteitit cirkumskript,nekroza e murit te sinusit sidomos pas traumave.
- Perhapja nepermjet osteomielitit te kockave te sheshta qe kufizojne sinuset.
- Perhapja nepermjet eneve te gjakut zakonisht nepermjet venave ne indin kockor te cilat komunikojne ndermjet sinuseve dhe kavitetit intracranial.
- Perhapia e infeksionit nepermjet qarkullimit te gjakut.
Epistaksis.
Eshte nje prej urgjencave me te shpeshta ne ORL dhe specialitete te tjera mund te perfshihen ne menaxhimin klinik te epistaksisit. Ne shumicen e rasteve sasia e gjakut te humbur eshte e pa demshme per organizmin dhe shkaqet shpesh here jane banale dhe jo specifike.Megjithate ne disa raste epistaksi eshte nje semundje serioze dhe paraqitet shume e veshtire per tu trajtuar dhe shkaku mund te mos gjindet duke cuar deri ne vdekje.
Shkaqet. i ndajme ne shkaqe lokale te epistaksisit ku perfshihen. Epistaksis me natyre idiopatike,Vaskulare kryesish vijne nga pleksusi Kiesselbach, rhinitis anterior sika, kushtet e ambientit ku jetojme dhe punojme, traumat e skeletit facial dhke perfshire piramiden nazale perfshire dhe septumin, trupat e huaj ne hunde, polipet e septumit, tumoret.
Epistaksis me natyre sekondare. Perfshihen si shkaktare infeksionet acute te mukozes nazale, semundjet e sistemit vaso-cirkularor, semundjet e gjakut dhe te koagulimit, koagulopatite, vaskulopatite, uremia dhe semundjet e rend ate melcise, semundjet endocrine.
Diagnoza. Etapat e diagnostikimit te hemoragjise.
-
- Anamneza
- Lokalizimi i burimit te hemoragjise dhe percaktimi i shkakut (anterjor hemoragjia ; nga ngacmimi i mukozes, idiopatike, riniti anterjor, semundje infective. Hemoragjite posterjore ose te mesme; hypertensioni, ateriosklerosa, frakturat, tumoret. Hemoragjite superficial; diatezat hemoragjike, crregullimet e koagulimit, semundja Osler-Rendu-Weber.
• Matia e presionit te gjakut dhe vleresimi i qarkullimit. • CT e hundes dhe sinuseve paranazale ne rast se suspektohet mase tumorale. • Egzaminimi nga nje mjek internist per te perjashtuar shkaqet e pergjitheshme.
Ne disa paciente mund te jete shume e veshtire diagnostikimi i burimit te hemoragjise dhe ndoshta e pamundur te lokalizoje burimin e hemoragjise me siguri. Hemoragjia nga pjesa posteriore e kavitetit nazal apo e mesme si dhe nga meatus nazi superior eshte e rrezikeshme dhe kerkon diagnostikim te menjehershem dhe trajtim. Hemoragjia mund te vije nga arteria etmoidale anterior apo posterjore ose arteria sfenopalatina.
Mjekimi i epistaksis.
Disa masa paraprake ne lidhje me ndalimin e hemoragjise nga hunda.
- Duhet te mbizoteroje nje atmosfere e qete.
- Pacienti duhet te qendroje ulur me koken te perkulur pak perpara dhe gojen duhet ta mbaje hapur per te mos lejuar qe gjakun ta gelltise.
- Kompresa te ftoheta duhen te aplikohen ne kurrizin e hundes dhe ne qafe.
- Ushtrohet nje presion i lehte mbi dy kartilagot alare per disa minuta.
Procedurat locale.
Shume teknika mund te perdoren per te ndaluar hemoragjine qe vjen nga lokus kieselbach. Ne praktiken e perditeshme koagulimi nepermjet bipolarit pasi eshte kryer me pare anestezia locale eshte nje metode e preferuar per obliterimin e eneve hemoragjike te gjakut. Kauterizimi kimik me nitrat argjendi vazhdon te jete nje metode efektive.
Tamponada anterjore.
Mund te kryhet per te ndaluar hemoragjine ne rastet e traumave, ne rastet e epistaksisit me orgjine hypertensive ose ne rastet kur burimi i hemoragjise eshte i pa qarte dhe shtrihet shume posteriorisht.
Per tamponimin e kavitetit nazal perdoret garez e lyer me pomade qe permban antibiotike dhe vazokonstruktore. Tamponada me material hydroskopike ose lende ne gjendje te kompresuar polimeri. Materiale te tjera jane spongiostani gelatinoz. Katetere nazale qe mund te jene katetere me ballon koanal, katetere per kanitetin nazal apo per te dya bashke.
Tamponada posteriore.
Kjo procedure eshte shume e dhimbshme dhe duhet te kryhet nen anestezi gjenerale apo te behet nje anestezi e mire locale.
Principi. Nje kateter me balon kalohet ne nazofarings ne anen e hemoragjise dhe baloni fryhet me serum fiziologjik ne permasa qe te bllokoje koanen nga e cila del hemoragjia dhe pasi jemi siguruar qe nuk vazhdon me hemoragjia ne nazofarings atehere bejme dhe tamponade anterior dhe fiksojme fundin e kateterit.
Ne rast se kemi te bejme me nje deviacion te theksuar atehere bejme korigjimin e tij per te na lejuar qe te manipulojme me mire. Nje tamponade posteriore nuk duhet te mbahet me shume se 5-7 dite dhe gjate gjithe kohes pacienti duhet te mbulohet me antibiotike. Si tamponade posteriore mund te shermeje edhe garez e pregatitur ne formen e nazofaringsit e lidhur me spango.
Kateter nazale per ndalimin e hemoragjise
Tamponade posteriore me katetere urinare dhe anterior.
Deviacioni i septum nasi.
Ne lindje septum nasi normalisht eshte i drejte dhe i holle dhe vazhdon te mbetet i drejte gjate periudhej infantile deri ne femijerine e fershme. Sidoqofte me rritjen e moshes ka nje tendence per tu devijuar nga njera ane apo tjetra ose shfaqet deformime te projeksionit te kockave qe formojne septumin gjate rritjes dhe krijojne deformime ne forme pyke ne drejtim te murit lateral te kavitetit nazal.
Shpesh pacientet nuk referojne histori trauma te regionit nasal. Ne disa persona septum nasal shmanget nga linja e mesit gjate procesit te rritjes se skeletit kockor dhe kercor te piramides nazale.Ne shume pak persona te rritur septum gjendet plotesisht ne vijen e mesit.
Nganjehere septum deformohet si pasoje e traumave te lindjes te cilat veterregullohen apo vetesherohen pas disa ditesh ne baze te parimit te shkopit te gjelbert por nganjehere deformimi persiston. Ne rast se vrehet njje deformim te tille eshte e keshillueshme te reponohet butesisht dhe lehtesisht menjehere. Opinioni i pergjithshem mjeksor diskuton vazhdimisht rreth shenjave klinike te semundjes.
Shenjat klinike. Nje nga shenjet me te shpeshta te deviacionit te septumit eshte obstruksioni nasal qe vjen si ankese nga pacienti veshtiresia ne frymemarrjen me hunde. Por ka shume raste pacientesh megjithese paraqesin obstruksion nasal te konsiderushem i kushtojne rendesi pak.
Disa paciente paraqesin deformim te theksuar te septumit ne fakt nuk shkaktojne asnje diskomford per pacientin . Ne nje grup pacientash qe kane te njejten shkalle obstruksioni te septumit vrehet se nje pjese nuk paraqesin ankesa ndersa te tjeret paraqiten te stresuar.
Nje tjeter ankese eshe dhimbja e kokes qe kryesisht i atribohet deviacioneve posteriore duke shtypur konken nasale inferior ose kur deviacioni shkakton obstruksion nasal. Propabiliteti qe pacienti te kete dhimbje koke dhe deviacion nasal eshte shume i madh. Deviacioni mund te shkaktoje sinusitis si pasoje e bllokimit te meatusit porn je lidhje e tille nuk eshte e shpeshte. Mjeku duhet te tregohet i kujdesshem per te premtuar sherimin e sinusitit pas operimit te deviacionit te septumit.
Disa paciente paraqesin epistaksis si pasoje e tharjes se mukoses nasale qe mbulon pjesen e deformuar te septumit. Deviacioni mund te jete anterior dhe i takon pjeses kartilaginoze por mund te jete dhe posterior dhe i takon pjeses kockore. Nganjehere kemi cvendosje te pjeses kaudale te septumit brenda vestibulit nasal dhe.
Mjekimi. Trajtimi i deviacionit te septumiit eshte kirurgjikal. Shume metoda kirurgjikale perdoren per drejtimin e septumit dhe hollimin e tij. Operacioni i septumit quhet septoplastike dhe konsiston ne eleminimin e deformimit dhe ne ruajtjen sa me shume te pjeses se shendoshe. Duhet te ruhet pjesa superior dhe anterior e kartilagos kuadrigulare per te evituar renien e pjeses se meseme te piramides nazale pasi pjesa kartilaginoze e piramides nazale krijon kontrakture dhe deformim estekik qe krijohet quhet nasosele. Demtimi bilateral i mukozes krijon perforacion te septumit.
Hematoma dhe abscesi i septumit. Pas traumave ose pas nje operacioni ne hunde mund te krijohet hematoma e septumit. Gjaku grumbullohet ndermjet perikondrit dhe kartilagos se septumit dhe ne sast se hematoma infektohet krijohet abcesi i septumit i cili duke nderprere furnizimin me gjake te kartilagos krijon munesine e nekrozes se kartilagos qe do te shkaktoje nasosele pas sherimit te abcesit.
Abscesi karakterizohet me dhimbje te forta dhe komplikacione serione ne se nuk trajtohet ne menyre korekte.Septumi bombohet aq sa mund te shihet nga jashte dhe mukoza eshte ne ngjyre te kuqe.Ne prekje vrehet nje mase e bute qe pacientit i shkakton dhimbje te fotta sa here e prekim.
Mjekimi. Si ne rastin e hematomas dhe ne rastin e abscessit duhet drenim i tyre dhe tamponade anterior per disa dite. Pacienti duhet te marre antibiotikoterapi venoze sidomos ne rastet e abscesit te septumit.
Traumat e piramides nasale
Piramida nazale ndodhet në pozicionin me prominent në pjesën qendrore apo në mesin e fytyrës dhe si pasojë vazhdimimisht është objekt dëmtimesh nga trauma të jashtme me orgjinë nga shkaqe të ndryshme. Trauma e hundës në vartësi të frakturave të kockave nazale dhe dëmtimit të kartilagove mund të dëmtojë funksionin e saj dhe aparencën.
Diagnostikimi i shpejtë dhe trajtimi i duhur në rastet e frakturave me çvendosje dhe deformim të jashtëm të piramidës do të bëjë të mundur restaurimin e funksionit fiziologjik dhe formën e piramidës nazale. Vonesat në trajtim gjatë fazë së shërimit do të duhet të kërkojnë më vonë kryerjen e rhinoseptoplastikës për rregullimin e deformimit. Faktor përcaktues në tipin e frakturave të kockave nazale është drejtimi i goditjes që pëson hunda dhe intesiteti i forcës goditëse.
Frakturat e shkaktuara nga një goditje me drejtim frontal ose anterio-posterior ndodhin në plan horizontal gjatë pjesës të poshtme më të hollë të kockave nazale dhe shoqërohen me sheshimin, shtypjen, zgjerimin e kurrizit kockor të hundës. Buzët e apertura piriforme janë vendi i frakturave në copa të vogëla si pasojë e traumave kontuzive të shkaktuara nga objekte me bazë të vogël që nuk kanë nevojë për reponim në rast se nuk ka zhvendosje të madhe.
Tipi më i zakonshëm i frakturave shkaktohet nga goditjet laterale ose anësore veçanërisht nga tendenca e largimit të kokës që pasohet nga goditja. Kur forca e ushtruar nuk është e madhe ka frakturë dhe spostim në brendësi të vetëm një ane, kur forca është më e madhe ka frakturim të të dy anëvë të procesit frontal të maksilës dhe septumit. Në këto raste ka një çvendosje nga brenda nga ana e dëmtimit dhe një çvendosje nga jashtë nga ana ana tjetër që shoqërohet me çvendosje të gjithë kavitetit nazal.
Frakturat e septumit nasal.
Frakturat e septumit nazal janë të lidhura me frakturat e kockave nazale por septumi mund të luksohet ose të frakturohet edhe pa fraktura shoqëruese të kockave nazale. Septumi kartilaginoz mund të frakturohet në vendin e bashkimit me vomerin dhe laminën përpendikulare të etmoidit si rezultat i një goditjeje laterale, ose nga përpara majës së hundës, por kjo është në vartësi të forcës goditëse pasi kjo pjesë e septumit është e lëvizëshme dhe vetëm kur forca e ushtruar i tejkalon kufijtë e resistencës atëherë shfaqen fraktura që në të shumtën e rasteve janë në planin vertikal dhe në nivele të ndryshme. Por dhe fraktura horizontale janë vërejtur paralel me kartilago-vomer suturë.
Kur hunda është goditur nga një forcë e përqëndruar në majën e saj, atëherë ka frakturim të kartilagos dhe çvendosje paralele të saj në lidhje me laminën përpendikulare të etmoidit. Në këto raste do të ketë një trashje të septumit dhe dublikimin e tij. Si pasojë do të ketë shkurtim të hundës dhe deformimin e vrimave të saj.
Septumi luan një rol te madh në formën e jashtme të piramides nazale. Reponimi i kockave nazale nuk mund të jetë i plotë pa diagnostikuar drejt dhe trajtuar në mënyrë adekuate frakturat e septumit. Në rast se nuk trajtohet septumi do të ndodhin asimetria e majës së hundës, columelave, vrimave të hundës, asimetria e kartilagove alare dhe laterale, pasi është struktura më e rëndësishëm e gjysmës së poshtme të piramidës nasale.
Posttraumatik deviacion i septumit nasal, Reponimi i septumit nasal
Shenjat klinike. Indet e buta te hundes dhe indet perrith piramides nasale pesojne edeme, vrehet periorbital hematoma, epistaksis. Ventilimi nazal eshte i demtuar perkeqesimi ne vazhdim i tij na orjenton se eshte duke u zhvilluar hematoma ose abscesi i septumit. Palpimi i jashtem dhe rinoskopia na paraqesin anormalitet te mobilitetit, cvendosje te fragmenteve kockofe dhe krepitacione.
Ne rinoskomone anteriore mund te vrejme koagula gjaku,grisje te mukozes, hematome apo cvendosje te septumit. Verifikimi i hematomes se septumit realizohet me ndihmen e nje portkotoni dhe egzaminimi duhet te ribehet pas 24 oreve pasi egziston mundesia e krijimit me vonese e hematomes.Edema nuk na lejon per te bere nje vleresim te sakte te demtimeve keshtu qe pacienti duhet egzamiinuar pas disa ditesh.Per verifikimin e demtimeve kryejme ro-grafi konvecionale ne projeksion lateral dhe perballe si dhe CT.
Mjekimi. Ne rast se kemi plage te hapur trajtimi fillon nga pastrimi i plages dhe suturimi i saj. Traumat qe shoqerohen me deformime eksterne te piramides nasale dhe interne kane indikacion per reponim. Frakturat me cvendosje te septumit kerkojne reponim te hapur pa marre parasysh moshen e pacientit. Frakturat e mbyllura ne shume raste kerkojne reponim te hapur. Pas reponimit ne kavitetet nazale vendoset tamponade anteriore per 2-3 dite dhe piramida fiksohet ne fashature allcie per 10 deri ne 14 dite.
Tumoret e hundes dhe sinuseve paranazale.
Tumoret beninje. Tumoret e hundes dhe sinuseve paranazale jane te rralla ne praktiken e perditshme mjekesore. Osteoma eshte nje tumor beninje kockor dhe haset kryesisht ne sisusin frontal dhe etmoidal por rralle vrehet dhe ne sinusin maksilar dhe sfenoidal. Shkaku etiologjik mbetet i panjohur megjithate semundja ka nje lidhje me sindromin Gardner.
Diagnoza. Nje CT e sinuseve paranazale tregon nje tumor te kalcifikuar te mire demarkuar i cili pasi te jete diagnostikuar klinikisht duhet te vleresohet per heqien kirurgjikale te tij.
Mjekimi. Osteomat e vogla asimptomatike mund te mos kene nevoj te hiqen. Disa osteoma te vogela mund te hiqen me kirurgji endoskolike ndersa osteomat e medha kerkojne nderhyrje kirurgjikale eksterne.