Marrjet e mendeve apo sic njihen ne praktiken e perditeshme mjekesore me emertimin “Vertigo” jane nje shqetesim shume i shpeshte. Me marrje mendesh kuptojme humbjen e pjeseshme apo te plote te orjentimit ne hapesire duke na u krijuar ideja e rrotullimit te ambjentit qe na rrethon duke u shoqeruar me paaftesi ne zoterimin e ekujlibrit te trupit gjate qendrimin ne kembe dhe veshtiresi per te levizur.

Vertigot jane me natyre periferike qe nenkupton vertigo me orgjine nga labirinti i cili eshte pjese perberese e veshit te brendeshem dhe me orgjine centrale qe vine si pasoje e demtimeve ne qendrat dhe sistemin qe lidhet me ekujlibrit ne tru. Ne praktike masivisht kur behet fjale per marrje mendesh opinion i njerezve eshte se mund te kene nje problem me veshin e mesem ky eshte nje keqkuptim qe ka zene vend ne opinionin e pergjithshem jo mjekesor.

Kur behet fjale per marrje mendesh me orgjine periferike gjithmone duhet menduar veshi i brendeshem kjo vlen per ndryshimin e konceptit qe egziston rendomte te te gjithe pacientet pergjithesisht. Marrja e mendeve me orgjine periferike eshte shume here me e shpeshte se me orgjine central dhe per kete arsye ne se ka nje pacient me marrje mendesh konsulta e pare qe duhet te beje eshte te kontaktoje nje mjek ORL i cili nga ana e tij duhet te diferencoje se kemi te bejme me nje vertigo me natyre periferike apo central.

Fatkeqesisht ky kontigjent pacienttesh shpesh here eshte me i keqtrajtuari nga ana mjekesore si per arsye te tija sepse pasi konstaton nje shqetesim te tille fillimisht drejtohet kryesisht tek neurologu apo edhe tek specialist te tjere qe per arsye te ndryshme ne shumicen e rasteve nuk e drejtojne tek mjeku ORL ashtu edhe kur merr kontakt me mjekun e familjes dhe ky e orjenton gabim edhe si pasoje e nje steriotipie te krijuar ne vite apo te njohurive te pamjaftueshme te personelit mjekesor qe ben shperndarjen e pacienteve.

Vertigot me natyre periferike jane te shpeshta dhe kryesisht jane vertigo e pozicionit qe hasen kur cohemi nga krevati apo ndryshojme pozicion ose shperthejne krejt papritur por trajtohen me lehtesi pergjithesisht me shume pak medikamente dhe ne shumicen dermuese nuk kane nevoje per egzaminime te hollesisheme shtese pasi ne keto raste egzaminimet jane te kushtueshme dhe nuk mund te verifikojne diagnozen vetem se mund te perjashtojne semundje te tjera.

Nje pacient qe ka vertigo ne se trajtohet ne tym ka nje kosto te madhe si per individin ashtu dhe per institucionet shendetesore, jo rralle keta paciente marrin medikamente te shtrenjta dhe per periudha te gjata kohore ne menyre te pa justifikuar.

Megjithate marrja e mendeve eshte vetem nje symptom qe duhet analizuar ne teresine e simptomave te tjera pasi numri i semundjeve qe shoqerohen me marrje mendesh jane te shumta pasi ajo vete shfaqet si nje symptom i nje semundjeje ne sistemin vestibulo- cerebelar ku perfshihet veshi dhe truri por mund te jete dhe nje symptom shoqerues i semundje te tjera si ne rastet e spondilartrozave cervikale, semundje te eneve te gjjakut qe furnizojne koken me gjak, semundje te zemres, veshkave, melcise, semundjet infektive, etj.

Marrjet e mendeve qe lidhen me veshin mund te jene me natyre imflamatore ne rastet e otiteve kronike te pa trajtuar apo meningiteve por ne shumicen e rasteve jane me natyre jo imflamatore dhe jo ne te gjitha rastet jane te lehta per tu diagnostikuar dhe mjekuar. Trajtimi i mire i tyre ne radhe te pare kerkon diagnostikim te sakt qe e theksoj egzaminimi klinik eshte me i rendesishem se per cdo semundje tjeter.

Mjekimi behet shume i lehte ne se ne diagnostikojme sakte. Nuk jane medikamentet ato qe mjekojne semundjen por eshte zbulimi i sakte i diagnoses pasi dhe me medikamentin me te thjeshte do te merrnim efektin e deshiruar ne shumicen e rasteve sikunder medikamenti me cilesor por te perdoret pa indikacionin e duhur nuk do te kishte efekt qofte dhe minimalisht.

Duke qene se keto semundje kane nje dekurs qe shkon drejt permiresimit te vetevetishem dhe pacienti ka filluar nje mjekim shpesh ndodhet perballe njje dileme se permiresimi i erdhi si pasoje e mjekimit apo natyralisht dhe nga frika se semundja i perseritet vazhdon te marre mjekim per nje kohe te gjate me indikacion dhe efekte shume te dyshimta. Prandaj duhet menduar mire kur i fillojme nje mjekim pacientit bile ka dhe nje fenomen tjeter qe medikamente qe nuk duhet te perdoren ne krizat vertiginoze por duhet te perdoren si mjekim mbajtes perdoren ne momentin e krizes ku vete medikamentet ne pershkrimet e tyre e kane te shkruar qe nuk perdoren ne kete moment dhe per me keq eshte ku si ne asnje vend tjeter medikamentet i japin farmacistet se bashku me udhezimet perkatese. Nje vizite per keto lloj shqetesimesh tek mjeku i duhur do tju kurseje shume gjera dhe sigurisht qe cdo gje do te kaloje me lehte dhe me me pak “ vuajtje” dhe kosto shume here me te lire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment