Gjergji Bizhga MD, MSc,PhD, Otorinolaringolog

Gjergji Bizhga  MD, MSc,PhD, Otorinolaringolog

Dr. Gjergji BIZHGA ka lindur  ne Gjirokaster me 18/4/1966. Ka kryer shkollen e mesme mjekesore ‘Jani Minga” Vlore ne vitet 1980-1984, Ka  mbaruar fakultetin e Mjekesise  me rezultate shume te mira ne vitin 1989. Ka kryer stazhin professional dhe ka punuar ne zona te thella malore ne vitet 1990-1992.

 Ka filluar specializim ne fushen e ORL ne vitin 1992 dhe e ka perfunduar ne vitin 1996 duke u diplomuar  me rezultate te shkelqyera si mjek specialist ORL . Gjate kohes se specializimit ka patur fatin te trajnohet nga mjeket e shquar te fushes OR: Prof. Anesti Bocka, Prof. Adnan Kellici, Prof. Pjerin Radovani, Prof. Fitrete Shalari.

Ka punuar  deri ne vitin 2002 ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokaster.  Gjate kesaj periudhe per tre vjet ka kryer detyren e Drejtorit te Spitalit Rajonal  duke  permiresuar gjithe parametrat e sherbimit, harmonizimit  dhe administrimit te spitalit.

 Nga viti 2002 e ne vazhdim  punon ne Spitalin Universitar   te Traumes ish Spitali Ushtarak ne sherbimin e ORL. Ne vitin 2000 Dr. Gjergji ka kryer specializim 5 mujor per menaxhim spitalor, kurs i organizuar nga Universiteti  i Montrealit ne bashkepunim me Fakultetin e Mjekesise dhe Ministrine e Shendetesise  duke u vleresuar ne perfundim te kursit  me vleresimin “Shkelqyeshem”

 Ne periudhen kohore 2003-2004 ka ndjekur shkollen postuniversitare te studimeve duke fituar graden shkencore “MASTER’ vleresuar “Shkelqyeshem”. Ne vitin 2007 ka fituar te drejten per tu futur ne shkollen e Doktoratures te cilin e perfundoi me sukses ne vitin 2011 duke fituar graden shkencore “DOKTOR I SHKENCAVE” me temen: ‘Trauma ORL ne kohe paqeje’ vleresuar “Shkelqyeshem”.

Dr. Gjergji ka kryer specializim ne spitalin ‘Numune Hastanesi, Ankara, Turqi ne vitin 1995-1996. Ka kryer specializim  ne “Spitalin e Forcave Ajrore”, Athine,Greqi ne vitin 2004.

Dr. Gjergji ka kryer kurse te shkurtra  trajnimi ne lidhje me teknikat kirurgjikale dhe perdorimin e aparaturave mjekesore ne Gjermani, Greqi, France, Suedi, Spanje, Ceki, etj.

Dr. Gjergji ka nje aktivitet te pasur shkencor ne drejtim te pjesemarrjes  aktive ne kongrese apo konferenca  te ndryshme shkencore brenda e jashte vendit  duke prezantuar e paraqitur punime te ndryshme shkencore ne lidhje me gjithe sferen ORL. Ka botuar e vazhdon te punoje artikuj orgjinale me vlere e interes shkencor.

Gjate karieres profesionale ka kryer rreth 80 mije  vizita mjekesore dhe rreth 10 mije  nderhyrje kirurgjikale ne: hunde, sinuse, fyt, qafe, vesh, fytyre. Pervec nderhyrjeve kirurgjikale rutine qe lidhen me patologji te ndryshme, prej 20 vitesh kryen nderhyrje kirurgjikale te sukseshme per qellime  estetike ne hunde,vesh, fyture, bazuar ne teknika dhe metoda bashkekohore. Numri I operacioneve estetike  llogaritet te   kap shifren e rreth 4 mije.

Dr. Gjergji  ka  diagnostikuar e kuruar me dhjetra raste qe per periudha te gjata kohore nuk kane mundur te gjejne zgjidhje megjithse ate e kane kerkuar kudo. Duke punuar prej nje kohe te gjate prane spitalit te traumes ka permiresuar ne menyre rrenjesore menyren e  trajtimit  te demtimeve ORL. Pervojen e fituar ne trajtimin e traumave e ka shfrytezuar dhe ne rastin e operacioneve funksionale dhe estetike te hundes duke lehtesuar apo hequr dore fare nga tamponimi post operator I hundes. Keto teknika kane permiresuar ndjeshen vuajtjet postoperatore duke i kthyer ne nderhyrje ambulatore me ecuri shume te mire postoperatore. Para disa vitesh  kam futur konceptin e migrenes vertiginose, ky emertim  po gjen  cdo dite e me shume perkrahje nga opinion mjekesor  shkencor  nga gjithe bota. Ne opinion ka ndryshuar konceptin ne  lidhje  operacionin  per zmadhimin e hundes pas traumave qe  shoqerohej me asorbim te strukturave  te quajtur “Agumentatio Rhinoplasti’. Per gjate gjithe kesa periudhe ka fituar eksperjence shume te mire ne trajtimin e dhimbjeve te kokes, marrjeve mendesh, uljen e degjimit zhurmen ne vesh, dhimbjet e fytit , ngjirjen e zerit, trajtimin e gerhitjes, etj.

Semundjet e sferes ORL zene vendin e pare nga shpeshtesia ne raport me gjithe semundshmerine tjeter. Diagnostikimi I sakte dhe trajtimi me efikasitet shkurton vuajtjet e pacientit, zvogelon kostot shendetesore, pakeson sorollatjet, parandalon komplikacionet duke kontribuar ndjeshem ne rritjen e aftesise per pune duke permiresuar dukshem cilesine e jetes. Semundjet ORL e shtrijne efektin e demtimeve ne sistemet apo organet e tjera te organizmit ne formen e demtimeve akute apo kronike te tyre. Trajtimi ne kohe dhe me cilesi I semundjeve ORL siguron shendet ne pergjithesi dhe pakeson shpenzimet mjekesore ne kohe duke siguruar cilesi dhe jetegjatesi.

Certifikata dhe Diploma

Foto Rreth Aktivitetit Profesional