Semundjet e Tonsilave
(Bajameve)
Cfare jane tonsilat,
pse jane te rendesishme, sa zgjat aktiviteti I tyre, pse semuren, dhe a duhen
hequr?
Bajamet apo tonsilat jane grumbullime limfoepiteliale te
vendosura ne gryke. Keto fillojne te
zmadhohen ndermjet vitit te pare dhe te trete te jetes nderkohe qe pikun e
arrijne nga viti i trete deri tek i shtati i jetes. Bajamet fillojne e
zvogelohen pas vitit te 10 te jetes e ne
vazhdim duke u atrofizuar dhe humbur funksionet pas moshes 18 vjec.
Tonsilat luajne rol te rendesishem ne mbrojtjen imunologjike
te organizmit duke u konsideruar si linja e pare e mbrojtjes biologjike te
organizmit nga variante te ndryshme antigenesh qe bien ne kontakt me rruget e
siperme te frymemarrjes. Tonsilet prodhojne limfocidet ‘T’ te cilat ndihmojne
ne imunitetin qelizor te gjithe organizmit dhe Imunoglobulinat(IgA,IgE,IgM) dhe
limfocidet “B” te cilat jane pergjegjese per mbrojtjen locale.Keshtu
tonsilet bejne mbrojtje lokale dhe te
pergjitheshme.
Persa kohe zmadhimi i bajameve eshte brenda nje kufiri qe nuk pengon frymemarrjen sidomos gjate nates dhe ushqyerjen konsiderohet zhvillim normal ne te kundert justifikohet reduktimi ose heqja e tyre.
Tonsilat duke qene porta e pare e mbrojtjes bien ne kontakt
te vazhdueshem me antigjene te ndryshem bakteriale,virale apo mykotik . Si
pasoje e nderveprimit me agjentet mikrobike
tonsilet ne vartesi dhe te
faktoreve specific te organizmit ,tonsilat pesojne ndryshime strukturore te
cilat ndikojne ndjeshem ne uljen e funksionit te tyre mbrojtes duke u kthyer ne
vater te agjenteve ne siperfaqe dhe ne thellesi te tyre duke shkaktuar
vazhdimisht infektimin e tyre ne rastet e tonsilitit acut dhe duke shperndare
ose hedhur ne gjak toksina qe prodhohen nga mikrobet e vendosura ne brendesi te
indit tonsillar duke shkaktuar ate qe njihet si Tonsilliti Chronik. Agjentet qe
qendrojne ne tonsile ne vartesi dhe te reagimit te organizmit karshi tyre jane
ne gjendje te shkaktojne semundje me karakter autoimun, qe do te thote
organizmi lufton inde apo organe te caktuara te tij si psh: ne zemer, veshka,
sistemin muskulo-skeletik, system nervor etj. Shume agjente (microbe) jetojne si saprofite ne
mukozen e gojes dhe te grykes , ne rastet e ndryshimeve t te mjedisit, keto kthehen
ne patogene qe do te thote shkaktojne process imflamator. Streptocoku beta
hemolitik eshte agjenti kryesor per te shkaktuar semundje autoimmune.
A duhen hequr tonsilet ( bajamet) dhe a duhet te kemi frike nga heqja e tyre?
Propozimi per heqjen e tonsilave duhet te vije nga mjeku duke gjykuar mbi te dhenat klinike, laboratorike dhe me e rendesishmja vleresimi klinik I gjendjes se tonsilave. Gjykimi per heqjen e tonsilave nuk duhet te bazohet tek madhesia e tyre.Duke zbatua drejt kriteret mjekesore atehere heqja e bajameve eshte nje clirim per organizmin ne pergjithesi, pasi i kemi larguar nje vater infeksioni e cila ne cdo moment shperndan ne gjithe organizmin toksina qe pengojne aktivitetin normal te tij dhe nga ana tjeter jane nje burim infeksioni per gjithe organizmin ne pergjithesi. Nuk duhet harruar qe perpos te gjitha ketyre bajamet kronike luajne nje rol te rendesishem ne problemakika qe lidhen me higjenen orale duke e veshtiresuar shume trajtimin efikas ne menyre konservative. Disa foto te Tonsilave kronike.