Septoplastika, te dhena epidemiologjike.
Gjergji Bizhga, Loreta Kuneshka.
Hyrje
Nje nga deformimet me te shpeshta te skeletit osteokartilaginoz ne sferen orl eshte deformimi I septumit nazal. Ky deformim fatkeqesisht ne shumicen e rasteve nuk paraqet ankesa nga I semuri dhe nuk konstatohet dhe vleresohet nga sherbimi shendetesor paresor dhe si pasoje dhe nuk diagnostikohet. Deviacioni I septumit nuk eshte nje patologji e lindur pavaresisht predispozicionit per t’u zhvilluar te cdo individ I caktuar. Septumi dhe per pasoje dhe deviacioni I tij zhvillohet ne raport me rritjen e skeletit osteokartilaginoz te hundes dhe sinuseve paranazale . Si i tille individi bashkejeton me problemin dhe ne me te shumten e rasteve I semuri paraqet ankesa qe lidhen me pasojat qe shkakton deviacioni(veshtiresi ne frymemarrje, sekrecione nazale, dhimbje te kokes, infeksione te veshit, infeksione te rrugeve te siperme dhe te poshtme te frymemarrjes , etj)
Resume
Septoplasty is not a new surgical method, but sometime it is not accurately evaluated especially for primary and secondary healthcare providers. Symptoms are under evaluated, and patients are prone to large amounts of antibiotics leading to complications. Benefits from septoplasty are obvious according to different authors.(1,2,3,4,5) We present a distribution of septoplasty during recent years in Military hospital. From 2000 to 2006 it s noticed an obvious increase of number of septoplasties, especially in 15-24 years old patients. Between rural and non rural patients we noticed no difference in number and preference. Both sexes underwent to septoplasty to the same frequency.
Metoda dhe materiali
Te dhenat jane marre nga statistika e Spitalit Qendror Universitar Ushtarak ,Tirane per periudhen 2000 – 2006.
Ne kemi perdorur testin e hi katrorit per te krahasuar nr e nderhyrjeve ne vite, gjinine, dhe shperndarjen qytet fshat.
Kemi perdorur regresionin multiple per te evidentuar moshen me te spikatur qe I nenshtrohet ketij interventi.
Rezultatet dhe diskutimi
Viti | Nr.tot.operacioneve | Nr.tot.septoplastikave |
2000 | 937 | 269 29% |
2001 | 724 | 334 46% |
2002 | 742 | 382 51% |
2003 | 890 | 546 61% |
2004 | 840 | 544 60% |
2005 | 219 | 163 74% |
2006 | 867 | 618 71% |
Ne kete tabele kemi paraqitur numrin e septoplastikave ne perputhje me numrin e operacioneve total qe jane zhvilluar ne propocion me vitet. Shikohet qe me vitet kemi nje rritje te ketyre nderhyrjeve. Ne analizen statistikore qe u zhvillua me testin X2 ku u krahasuan vitet 2005 dhe 2006 me vitet e tjera, ky test doli sinjifikant (p< 0.05). Pra kjo rritje nuk eshte e rastesishme.
Viti | 5-14 | 15-24 | 25-34 | 35-44 | 45-54 | 55-64 | +65 | |
2000 | 4 | 225 | 65 | 34 | 9 | 1 | 1 | |
2001 | 5 | 182 | 83 | 45 | 13 | 4 | 2 | |
2002 | 2 | 213 | 105 | 35 | 18 | 6 | 3 | |
2003 | 13 | 298 | 142 | 56 | 27 | 6 | 3 | |
2004 | 7 | 317 | 124 | 56 | 34 | 2 | 3 | |
2005 | O | 1 | 97 | 34 | 24 | 5 | 2 | |
2006 | 7 | 321 | 150 | 87 | 37 | 14 | 2 | |
Total | 2413 | 1556 | 666 | 347 | 152 | 38 | 16 | |
Totali | 38% | 58% | 21% | 12% | 6.1% | 1,1% | 0,5% |
Shihet nga tabela se grupmoshat ku jane aplikuar me shume septoplastika jane ato 15-24 vjec dhe 5-14 vjec. Ne analizen statistikore ku u aplikua regresioni multipel midis grupmoshes 15-24 vjec dhe grupmoshave te tjera te marra ne studim u pa se 58% ishte sinjifikante p=0.032. Nuk eshte rastesi ne studimin tone por vertet grupmosha 15-24 vjec ben me shume operacione te septoplastikes.
Krahasimi I te dhenave ne raport me seksin.
Viti | 2000 | 2001 | 2002 | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 |
Totali | 269 | 334 | 382 | 546 | 544 | 163 | 618 |
F | 88 | 123 | 130 | 210 | 276 | 86 | 286 |
M | 188 | 211 | 252 | 336 | 268 | 77 | 332 |
M/ % | 70% | 62% | 66% | 61% | 49% | 49% | 53% |
Ne analizen qe iu be me testin X2 ndryshimit midis dy gjinive ne aplikimin e ketyre nderhyrjeve nuk rezultoi sinjifikante.p>0.05.
Tab4
Krahasimi I te dhenave ne lidhje me vendbanimin ;Qytet, Fshat
Viti | 2000 | 2001 | 2002 | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 |
Total | 269 | 334 | 382 | 546 | 544 | 163 | 618 |
Fshat | 98 | 174 | 109 | 108 | 150 | 81 | 169 |
Qytet | 171 | 260 | 273 | 438 | 394 | 82 | 499 |
Q% | 66% | 74% | 71% | 80% | 72% | 50% | 80% |
Ne analizen qe iu be me testin X2 numrit te nderhyrjeve te septoplastikes ne zonat rurale apo urbane nuk doli sinjifikante. p>0.05.
Diskutim
Nga analizimi i te dhenave Tab1 verrejme se numri i operabilitetit me diagnoze Deviatio septi nasi vjen duke u rritur nga viti ne vit dhe kjo vjen si pasoje e permiresimit te diagnostikimit, permiresimit te cilesise dhe teknikave operatore(1)(2), kerkeses per nje jete sa me te mire nga ana e vete pacienteve si dhe inkurajimi nga pervoja pozitive e te semureve te tjere te operuar me kete diagnoze. Vlen te theksohet se rekomandimi nga sherbimi shendetesor mbetet i ulet .
Mosha qe me shme I nenshtrohet ketij interventi eshte ajo e te rinjve. Kjo e dhene eshte shume e rendesishme dhe lidhet drejtepersedreji me faktotet e rritjes dhe te zhvillimit te strukturave te hundes dhe sinuseve paranazale.(3,4 )Ne rastet e patologjise se septumit nga vete I semuri apo nga familjaret verrehet frymemarrje jo e mire me hunde, sekrecione nasale qe me se shumti shfaqen ne mengjes dhe nxirren nga goja me ane te kollitjes, gjendje “gripi“qe vazhdojne per nje kohe te gjate(5), infeksione te veshit, ere e keqe nga goja apo angina te perseritura te gjitha keto apo dhe te tjeta ankesa terheqin vemendjen e te semurit apo familjareve te tij.(5,6) Analizimi I te dhenave te tab.3 rezulton se kjo semundje shfaqet njelloj ne te dy gjinite me te njejtat karakteristika.
Nga analizimi i Tab.4 rezulton se kontigjenti qe jeton ne qytet eshte me i madh ne numer por kjo vjen si pasoje e mundesive dhe informimit me te medha qe ka ky kontigjent ne krahasim me ate rural. por statistikisht nuk u verrejt ndonje lidhje statistikisht e rendesishme midis vendbanimit dhe operabilitetit.
Si perfundim mund te themi deviacioni I septumit eshte nje nga shkaqet e sinuzitit dhe korrigjimi I tij permireson cilesine e jetes dhe komplikacionet ne rruget e poshtme te frymemarrjes.
Bibliografi
- Arne Ernst, Michael Herzog, Rainer O.Sedl.: Diagnosing injuries of the midface, chapter 19, Head and neck trauma,2009, 69-71.
- Charles W Cummings, John M. Fredrickson, Lee A Harker .: Nasal Septum, chapter 46, Otolaryngology Head and neck Surgery 1993, 786-800.
- John Jacob Ballenger.: The clinical anatomy and physiology of the nose and accessory sinuses.1, Diseases of the nose, throat, ear head, and neck 1991, 71-78.
- Hueston C King.: Allergy and sinus diseases, chapter 15, Allergy in ENT practice, 2009, 386-398.
- Scott-Brown.: Acute sinusitis, chapter 8, Diseases of the ear nose and throat, 1973, 183-213.
- Tadeus Nawka, Hans Behrbohm, Oliver Kaschke, et al.: Diseases of septum, chapter 2, Nose nasal sinus and face 2009, 197-217.