Dhimbjet e Kokes
Dhimbjet e kokes me orgjine nga sfera ORL. a-Hunda dhe sinuset paranasale: Rhinosinusitet acute e chronike,Deviacioni I septum nasi sidomos kur devijimi prek konken e mesme.Ne rastet e presioneve negative…
Doktor i shkencave
Dr. Gjergji BIZHGA ka lindur ne Gjirokaster me 18/4/1966. Ka kryer shkollen e mesme mjekesore ‘Jani Minga” Vlore ne vitet 1980-1984, Ka mbaruar fakultetin e Mjekesise me rezultate shume te mira ne vitin 1989. Ka kryer stazhin professional dhe ka punuar ne zona te thella malore ne vitet 1990-1992.
Dr. Gjergji ka filluar specializim ne fushen e ORL ne vitin 1992 dhe e ka perfunduar ne vitin 1996 duke u diplomuar me rezultate te shkelqyera si mjek specialist ORL . Gjate kohes se specializimit ka patur fatin te trajnohet nga mjeket e shquar te fushes ORL: Prof. Anesti Bocka, Prof. Adnan Kellici, Prof. Pjerin Radovani, Prof. Fitrete Shalari.
Nga viti 1996 deri ne vitin 2002 ka punuar si mjek Otorinolaringolog ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokaster. Nga viti 1998 deri ne vitin 2001 ka kryer detyren e Drejtorit te Spitalit Rajonal “Omer Nishani” duke dhene nje kontribut me vlere te vecante ne menaxhimin e burimeve njerezore dhe material, si asnje here tjeter me pare. Gjate kesaj periudhe u bene ndryshime infrastrukturore dhe teknike ne drejtim te permiresimit te cilesise se sherbimit te pacientit. Higjena dhe pastertia arriti nivelin me te mire per gjate gjithe kohes qe kishte funksionuar ky spital sipas certifikimit nga Drejtoria e Higjenes dhe e Epidemiologjise. Nje nga arritjet me sinjifikative ishte zhdukja e infeksioneve postoperatore te plages, tek pacientet e operuar dhe e infeksioneve spitalore, problematike e perhapur ne gjithe boten. Nga viti 2002 e ne vazhdim punon ne Spitalin Universitar te Traumes ish Spitali Ushtarak ne sherbimin e ORL. Ne vitin 2000 Dr. Gjergji ka kryer specializim 5 mujor per menaxhim spitalor, kurs i organizuar nga Universiteti i Montrealit ne bashkepunim me Fakultetin e Mjekesise dhe Ministrine e Shendetesise duke u vleresuar ne perfundim te kursit me vleresimin “Shkelqyeshem”
Ne periudhen kohore 2003-2004 ka ndjekur shkollen postuniversitare te studimeve duke fituar graden shkencore “MASTER’ vleresuar “Shkelqyeshem”. Ne vitin 2007 ka fituar te drejten per tu futur ne shkollen e Doktoratures te cilin e perfundoi me sukses ne vitin 2011 duke fituar graden shkencore “DOKTOR I SHKENCAVE” me temen: ‘Trauma ORL ne kohe paqeje’ vleresuar “Shkelqyeshem”.
Dr. Gjergji ka kryer specializim ne spitalin ‘Numune Hastanesi, Ankara, Turqi ne vitin 1995-1996. Ka kryer specializim ne “Spitalin e Forcave Ajrore”, Athine,Greqi ne vitin 2004.
Dr. Gjergji ka kryer kurse te shkurtra trajnimi ne lidhje me teknikat kirurgjikale dhe perdorimin e aparaturave mjekesore ne Gjermani, Greqi, France, Suedi, Spanje, Ceki, Belgjike etj.
Dr. Gjergji ka nje aktivitet te pasur shkencor ne drejtim te pjesemarrjes aktive ne kongrese apo konferenca te ndryshme shkencore brenda e jashte vendit duke prezantuar e paraqitur punime te ndryshme shkencore ne lidhje me gjithe sferen ORL. Ka botuar e vazhdon te punoje artikuj orgjinale me vlere e interes shkencor.
Gjate karieres profesionale ka kryer me mije vizita mjekesore dhe rreth 10 mije nderhyrje kirurgjikale te planifikuara dhe urgjente: hunde, sinuse, fyt, qafe, vesh, fytyre. Pervec nderhyrjeve kirurgjikale rutine qe lidhen me patologji te ndryshme, prej 20 vitesh kryen nderhyrje kirurgjikale te sukseshme per qellime estetike ne hunde,vesh, fyture, bazuar ne teknika dhe metoda bashkekohore. Numri I operacioneve estetike llogaritet te kap shifren e rreth 4 mije.
Dr. Gjergji ka diagnostikuar e kuruar me dhjetra raste qe per periudha te gjata kohore nuk kane mundur te gjejne zgjidhje megjithse ate e kane kerkuar kudo. Duke punuar prej nje kohe te gjate prane spitalit te traumes ka permiresuar ne menyre rrenjesore menyren e trajtimit te demtimeve ORL. Pervojen e fituar ne trajtimin e traumave e ka shfrytezuar dhe ne rastin e operacioneve funksionale dhe estetike te hundes duke lehtesuar apo hequr dore fare nga tamponimi post operator I hundes. Keto teknika kane permiresuar ndjeshen vuajtjet postoperatore duke i kthyer ne nderhyrje ambulatore me ecuri shume te mire postoperatore. Para disa vitesh kam futur konceptin e migrenes vertiginose, ky emertim po gjen cdo dite e me shume perkrahje nga opinion mjekesor shkencor nga gjithe bota. Ne opinion ka ndryshuar konceptin ne lidhje operacionin per zmadhimin e hundes pas traumave qe shoqerohej me asorbim te strukturave te quajtur “Agumentatio Rhinoplasti’. Per gjate gjithe kesa periudhe ka fituar eksperjence shume te mire ne trajtimin e dhimbjeve te kokes, marrjeve mendesh, uljen e degjimit zhurmen ne vesh, dhimbjet e fytit , ngjirjen e zerit, trajtimin e gerhitjes, etj.
Semundjet e sferes ORL zene vendin e pare nga shpeshtesia ne raport me gjithe semundshmerine tjeter. Diagnostikimi I sakte dhe trajtimi me efikasitet shkurton vuajtjet e pacientit, zvogelon kostot shendetesore, pakeson sorollatjet, parandalon komplikacionet duke kontribuar ndjeshem ne rritjen e aftesise per pune duke permiresuar dukshem cilesine e jetes. Semundjet ORL e shtrijne efektin e demtimeve ne sistemet apo organet e tjera te organizmit ne formen e demtimeve akute apo kronike te tyre. Trajtimi ne kohe dhe me cilesi I semundjeve ORL siguron shendet ne pergjithesi dhe pakeson shpenzimet mjekesore ne kohe duke siguruar cilesi dhe jetegjatesi.
Dhimbjet e kokes me orgjine nga sfera ORL. a-Hunda dhe sinuset paranasale: Rhinosinusitet acute e chronike,Deviacioni I septum nasi sidomos kur devijimi prek konken e mesme.Ne rastet e presioneve negative…
Frymemarrja me hunde ishte totalisht e bllokuar ,tani pacientit cdo dite e me shume po i rikthehet funksionimi normal i hundes !
Rezultati I Auriculoplastikes pas 3 javesh nga dita e interventit
Veshet e hapur apo sic i quajme ne zhargonin e perditshem “Veshet Llapush” krijojne probleme psikologjike te cilat suportohen ne vartesi dhe te faktoreve te tjere gjithesesi prezantimi i pare…
Rezultati I Rhinoseptoplastikes ne momentin e heqies se allcise. Sot pacientia me hunde te re ne forme dhe me rikthim te funksionit normal te saj!