Nocioni i mishit te huaj ne hunde eshte shume i pergjithshem ne rutinen e perditshme mjekesore duke permbeledhur nje numer te madh semundjesh qe si ankese kryesore kane veshtiresine ne frymemarrjen me hunde. Kjo ankese pergjithesisht shoqeron te gjitha patologjite qe lidhen me hunden dhe kjo ka ngelur si diagnose e pergjitheshme per te komunikuar me pacientet qe kane njohuri te kufizuara ne drejtim te anatomise dhe fiziologjise se organizmit te njeriut.

Nje rast tipik jane dhe vegetacionet adenoide tek femijet qe rendomte i konsiderojme si “mishi i huaj ne hunde” por ne gjuhen mjekesore emertohen si hypertrofia adenoide. Adenoidet jane pjese e indit limfoepitelial ne rruget e siperme te frymemarrjes qe jane te vendosura ne murin posterjor te nazofaringsit ku hyperplasia e tyre apo me thjesht zmadhimi i ketij indi eshte shprehje e qarte e shtimit te aktivitetit imunologjik e cila ndikon ne rritjen e imunitetit te organizmit ne pergjithesi dhe ne forcimin e mbrojtjes locale nepermjet prodhimit te antikorpeve ne formen e imunoglobulinave.

Si pasoje e renjes ne kontakt te adenoideve me viruset dhe mikrobet qe gjenden ne mjedisin e jashttem ato hipertrofizohen per te prodhuar sa me shume elemente mbrojtes. Zmadhimi i tyre deri ne ate mase sa ben bllokimin e frymemarrjes me hunde konsiderohet patologji pasi ketu efektet positive fillojne tu hapin rruge pasojave qe lindin nga ky zmadhim.

Nje rol te rendesishem luajne kushtet e banimit, ushqyerja, infeksionet e perseritura dhe te pa mjekuara, alergjia, virulence e shtuar e viruseve dhe mikrobeve qe bien ne kontakt me femijen, etj. Te gjithe keta faktore provokojne shtimin e aktivitetit te adenoideve duke u shoqeruar me hipertrofine apo zmadhimin e indit limfoid pertej kufijve qe konsiderohen normale duke u bere shkak per prishjen e mire-funksionimit te sistemit respirator.

Hypertrofia adenoide ne shumicen e rasteve shoqerohet dhe me hypertrofi te tonsilave ku keto nga ana e tyre jo vetem qe e rendojne veshtiresine ne frymemarrje nga hunda por veshtiresojne dhe ushqyerjen e femijes shpesh keta femmije dallohen qe me shikimin e pare pasi paraqiten te zbehte, me goje te hapur me syte te dale, me keqzhvillim ne rritjen e maksiles dhe crregullime ne drejtim te zhvillimit dentar, trupi i pa zhvilluar ne raport me moshen dhe kjo ne praktiken mjekesore njihet si facies adenoidea.

Moshat ku hypertrofia adenoide eshte me e shprehur jane nga 4-7 vjec pa dallim gjinie por nuk jane te rralla rastet qe vrehen ne moshat me te vogela sidomos para moshes 3 vjec.

Femijet qe konsiderohen me mish te huaj ne hunde paraqesin hipertrofi te shprehur te adenoideve dhe si ankese te pare kane veshtiresine ne frymemarrjen me hunde ose me mire marrin fryme me goje kjo vreher me mire gjate nates kur femijet jane ne gjume mbajne gojen hapur dhe gerhasin gjate gjumit.

Ne vartesi te kohezgjatjes fillon te shfaqet apnea nokturne qe nenkupton femija nderpret frymemarrjen per disa sekonta por ne disa raste shume te rralla ndalesa arrin dhe minuta gjate gjumit . Kjo shenje vjen si pasoje e ndryshimit te perqendrimit te gazeve ne gjak dhe konsiderohet symptom mjaft i rrezikshem qe mund te kercenoje dhe jeten e femijes.

Nje tjeter shenje eshte ulja e degjimit tek femijet kjo vjen nga bllokimi i hapjeve te tubave te eustakut qe gjenden ne nazofarings dhe prognoza e uljes se degjimit varet nga kohezgjatja e bllokimit. Nje tjeter shenje jane dhimbjet e herepashershme te vesheve qe mund te shoqerohen me otite akute. Sekrecionet purulente nga hundet jane nje tjeter shenje shoqeruese e semundjes.

Vegetacionet adenoide jane nje formacion anatomiko fiziologjik normal por konsiderohet patologji ne rastet kur fillojne te shfaqen ankesat dhe shenjat e lartepermendura. Vleresimi me i sakte behet me rhinoskopi, nazofibroskopi, tympanometri etj ku behet vleresimi real i madhesise se tyre por dhe i inpaktit qe mund te kene shkaktuar ne vesh. Duhet theksuar se shenjat klinike jane te dhena te rendesisheme per te marre vendime ne lidhje me trajtimin e femijes.

Trajtimi ne rastet me zmadhim jo shume te shprehur eshte konservativ me medikamente te ndryshem me pika ne hunde, ne forme sprei apo aerozoli si dhe me rruge te pergjitheshme orale, intramuskulare apo venoze. Nga eksperjenca ime shume vjecare trajtimi me kortizonike me doza te vogela ka patur efekte domethenese.

Ne rastet qe trajtimi konservativ deshton apo kur femija paraqitet me problem te mprehta atehere nuk duhet nguruar trajtimi kirurgjikal qe ne thelb ka reduktimin e mases adenoide. Sic do operacion edhe kjo nderhyrje ka risqet e veta dhe sigurisht kerkon mjeke te afte qe te behet nje reduktim i mases ne menyre te tille qe femija te mos kete nevoje per rioperim ne nje kohe te dyte dhe te minimizohen ne maksimum komplikacionet.

Nga eksperienca ime nuk kam patur asnje rast qe te mos kete perfituar nga nderhyrja kirurgjikale dhe ajo qe vlen me shume nuk kemi patur kompikacion qofte akut apo te vonuar qe te lidhett me nderhyrjen kirurgjikale. Stili i jetes dhe ushqyerja si dhe kushtet e banimit luajne nje rol te rendesishem ne shfaqien e kesaj semundjeje por po kaq rendesi ka dhe trajtimi mjekesor qe i behet problemit. Ketu perfshihet trajtimi medikamentoz dhe ai kirurgjikal. Ne se semundia trajtohen me korektese perfitimet jane te menjehershme dhe spektakolare.

Frymemarrja me goje e shoqeruar me gerhitje perben nje problem pasi shoqerohet me crregullimin e ritmit te frymemarrjes kjo pasohet me ndryshimin e perqindjeve te gazeve ne gjak qe ndikojne ne menyre direkte ne zhvillimin e sistemin nervor qendror dhe pervec apnese nokturne keta femije ne perspektiven afatgjjate jane te predispozuar per prapambettje ne zhvillimin fizik dhe psiqik te tyre.

Frymemarrja nga goja demton rruget e frumemarrjes pas ajeri ngrohet, pastrohet dhe duhet te lageshtohet ne hunde dhe nazofarings si dhe te shkoje ne alveolat e mushkerise i lageshtuar ne nivel 99%. Normalisht 85% realizohet ne hunde dhe nazofarings anashkalimi i ketyre organeve shoqerohet me pasoja te renda per rruget e siperme dhe te poshtme te frymemarrjes, sistemin gastro -intestinal, sistemin nervor qendror, sistemin kardiovaskular kur kjo lloj frymemarrje vazhdon per nje kohe te gjate.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment