Ne praktiken e komunikimit te perditshem mjekesor e quajme “shtremberimi i kockes se hundes” ne fakt eshte nje formacion kartilago- kockor qe ndan hunden ne dy pjese teorikisht te barabarta por vetem ne shume pak raste realizohet nje ndarje e tille e kavitetit nazal kjo ndodh per disa arsye:

se pari: kjo strukture formohet si pasoje e kontributit te disa kockave dhe kartilagove

se dyti: gjate rritjes struktura osteo-kartilaginoze e perfundon procesin e rritjes ne kohe relativisht te ndryshme dhe si pasoje kemi cvendosje te kockave apo kartilagove nga plani linear, pasi kjo duhet te formohet si nje formcion i drejte kartilago-kockore qe ndan kavitetetin nasal ne dy pjese te barabarta

se treti: nje rol te rendesishem luan trashegimia ne krijimin e ketij deformimi strukturor ne hunde, se katerti: duhet te mirret ne konsiderate dhe traumat fizike qe mund te shkaktojne deformim te septumit qysh ne jeten intrauterine, gjate lindjes dhe traumat e tjera, qe mund te shkaktohen per gjate gjithe jetes.

Deviacionin mund ta konstatojme ne nje numer te madh pacientesh por jo ne te gjitha rastet eshte objekt per nderhyrje kirurgjikale. Nje rol te madh ketu luan eksperjenca e mjekut per perzgjedhjen e pacienteve per nderhyrje kirurgjikale qe quhet “SEPTOPLASTIKE” pasi mund te vrejme deformime te medha dhe paraqiten demtime apo ankesa te vogela lokale dhe te pergjitheshme sikurse mund te kemi deformime te vogela por paraqesin ankesa te medha lokale dhe te pergjitheshme.

Ajo qe une dua te vecoj eshte se hunda kryen dy funksione kryesore e para eshte organi kryesor i rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe si e tille ben pastrimin e ajerit qe inspirojme nga grimcat e pluhurave te natyrave te ndryshme, mikrobet, viruset, mykerat. Ben ngrohjen dhe lageshtimin e tij pra ne forme me te pergjithesuar ben pregatitjen e tij per ne rruget e poshtme te frymemarrjes.

Funksioni i dyte i rendesishem eshte nuhatja e cila eshte e lidhur me receptoret e shijes qe gjenden ne kavitetin oral kryesisht ne gjuhe. Hunda eshte nje organ shume i specializuar qe do tja kalon cdo lloj teknologjie elektronike te shpikur deri tani nga menyra se si funksionon. Hunda kryen dhe shume funksione te tjera si pjese integrale e organizmit ne pergjithes.

Ne lidhje me funksionin frymemarres hunda eshte porta kryesore e komunikimit me ambjentin e jashtem dhe si e tille ajo luan rol kryesor ne pastrimin,neutralizimin e mikroorganizmave, organizmin e imunitetit lokal dhe te pergjithshem, lageshtimin dhe ngrohjen e ajerit qe thithim se bashku me sinuset paranazale dhe rruget e siperme te frymemarrjes pregatisin ajerin e inspiruar per rruget e poshteme te frymemarrjes ku ndodh procesi i oksigjenimit te te gjakut arterial ne nivelin e alveolave pulmonare.

Ne rastet e deviacioneve ndodh prishje e funksioneve te hundes ne menyre graduale. Pacienti kete ndryshim shpesh nuk e vren sepse frymemarrjen e kompeson me goje dhe krijon nje menyre te re funksionimi qe ne disa raste nuk i shkakton pasoja te dukshme apo mesohet me ate menyre funksionimi dhe vazhdon te mos e vleresoje fare problemin per nje kohe te gjate.

Por ne shume raste pacienti paraqitet tek mjeku ne lidhje me problemet qe i jane shfaqur si pasoje e deviacionit por ai ato i paraqit si problem qe i jane shfaqur dhe nuk e di shkakun e vertete.

Ankesat qe lidhen me deviacionin me te shpeshta jane: bllokimi i frymemarrjes me hunde qe mund te jete i lehte i moderuar apo i plote nga njjera ane apo nga te dya, dhimbje koke, sekrecione nazale ku ne shumicen e rasteve kalojne nga hunda ne goje sidomos ne mengjes pasi grumbullohen gjate nates ne sinuse dhe sbrazen ne mengjes, ulja e nuhatjes, ere e keqe nga goja, semuren vazhdimisht nga sinusitet, bajamet, fyti, laringiti, semundjet pulmonare.

Nje ankese shume e rendesisheme eshte gerhitja gjate gjumit qe shpesh here shoqerohet dhe me pauza apneje gjate gjumit, ky eshte kontigjenti qe ze vendin e pare ne rastet e vdekjeve te papritura gjate nates si pasoje e crregullimeve elektrike qe shfaqen ne zemer si pasoje e atakeve te zgjatura te apnese.

Shpesh pacientet nuk ankojne per veshtiresi ne frymemarrje pasi ose jane mesuar me te ose realisht marrin fryme me hunde por frymemarrja me hunde nuk ka rendesi vetem ne anen sasiore por dhe ne anen cilesore pasi nje person mund te marre fryme me hunde nga ana sasiore por kur ne hunde gjendet nje problem atehere nuk kemi shperndarje pak a shume te barabarte te sasise se ajerit ne te dya kavitetet nazale keshtu qe pjesa qe merr me shume ajer nuk eshte ne gjendje ta perpunoje plotesisht ndersa pjesa tjeter duke kryer me pak funksion se kapaciteti i saj peson dhe kjo ndryshime qe te dya ne thelb cenojne cilesine e funksionimit te hundes ne pergjithesi.

Ajeri qe inspitojme ne mushkeri pa u perpunuar nga rruget e siperme te frymemarrjes patjeter qe do ta mbingarkonte sistemin alveolar te mushkerise me pluhura, microbe dhe ajer te thate qe pasqyrohet fillimisht me moszhvillim sa duhet te mushkerise dhe kraharorit qe patjeter do te ndikonte ne zhvillimin e organizmit ne pergjithesi pasi mushkeria oksigjenon gjakun qe vete ne cdo qelize te trupit.

Me kalimin e viteve kjo do te pasohet me pasoja edhe me te renda pasi nje mushkeri e semure do te semure zemren dhe gjithe sistemet preken ne menyra te ndryshme. Duhet te kemi parasysh qe cdo individ ka vecorite e tij individuale ne drejtim te rritjes dhe te imunitetit ne pergjithesi si kunder ndikojne dhe kushtet e jeteses, zakonet e te jetuarit apo kushtet e punes por vecorite individuale gjithmone duhen te mirren parasysh pasi kjo perben dhe diferencen pse dy persona me te njejtin problem nuk mund te kene te njejtat ankesa por ajo qe nuk ndryshon eshte se hunda eshte nje organ i rendesishem dhe problemet korigjohen relativisht lehte me procedura te thjeshta kirurgjikale.

Nese natyra te ka bere te forte, dhe i zgjith ne kohe problemet qe lidhen me funksionin e hundes sigurisht qe do behesh dhe me i forte dhe do te jetoje me gjate dhe me mire por dhe ai qe natyra e ka bere me te dobet ne se gjerat i korigjon ne kohe dhe sic duhet, duke i njohur dobesite e tija ne lidhje me shendetin mund te jetoje me gjate dhe me mire se ai qe natyra e ka beret te forte por nuk i merr ne konsiderate disa gjera qe ne te dukje dhe realisht jane te vogela por sjellin deme te medha duke cenuar cilesine e jetes dhe duke e shkurtuar ate.

Edhe ne kohet antike kur mosha mesatare e popullsise ka qene e ulet filozofet dhe te diturit kane jetuar gjate. Gjithmone sekreti i cilesise se jetes dhe jetegjatesise eshte DITURIA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment